Zgjedhjet në LDK kësaj here patën jo pak kontestime për procedurën e zgjedhjeve, për shkeljet gjatë zgjedhjeve, dhe veçanërisht për rregullat e vendosura me qëllime të mbajtjes së zgjedhjeve të kontrolluara. Por, reagimet si të Vjosa Osmanit erdhën me shumë vonesë. Retorika e saj, që e shpallte zgjedhjen e Isa Mustafës, si vrasje të LDK-së, pavarësisht se si mund të rezultojë e ardhmja.
Ndoshta ky vend dhe vetë elektorati i LDK-së ka nevojë për shumë reagime emocionale, edhe intuitave, por jo që gjërat të kthehen në planin personal. Pavarësisht se çfarë reputacioni mund të ketë arritur, Vjosa ende është në moshë të re, dhe veç kësaj ajo, është e re edhe në LDK. Mosha fizike dhe mosha partiake, ishin dy disfavore të saj të mëdha, të cilat nuk mund ta kalonin dot një lider, që ka qeverisur me partinë mirë apo keq për gati 5 vite, si dhe në kohën që përballja vjen me të në kohën kur ky ka arritur kulminacionin politik, të karrierës, kryeministër vendi, dhe për herë të parë ia dha mundësinë LDK-së që të qeverisë me pozitat kryesore, kryeministrin dhe gati gjysmën e qeverisë, në një palë zgjedhje, që ishte shumë larg partisë së parë, PDK-së.
Vjosa Osmani, nuk duhej dhe nuk mund të kishte reagim kaq impulsiv për rregulloren e zgjedhjes, pasi vetë dokumentet kishin kohë që ishin miratuar, dhe si të tilla ato ishin të disfavorshme për konkurrencën. Meqë rregulli thotë se për të kandiduar dikush duhet të fitojë 50 % të votave plus 1, pra shumicën e delegatëve të pranishëm, kjo nënkupton se automatikisht ai që e merr këtë shumicë edhe zgjidhet kryetar. Por, ky rregull duhet pranuar se është përjashtues për konkurrencën dhe duhet bërë sipas modeleve perëndimore, më i miri është ai i partive të mëdha amerikane, nëse mund të kopjohet, ku konkurrenca është aq e hapur, sa që askush në botë thuaja nuk din se kush janë kryetarët e partive, por e gjithë bota mund të mësojë se si zhvillohet gara për president të SHBA-ve.
Ku po ashtu kryetarët e partive nuk kanë thuaja rol në zgjedhje, e lëre më që ata të jenë në garë për president.
Por, nga ajo që shihet aktualisht janë dy grupime që e mbështesin Vjosën. Grupi i parë që doli të jetë i vogël në LDK, vetëm rreth 20 % e Kuvendit të partisë, dhe mbështetja tjetër është jashtë strukturave të LDK-së. E para përbëhet kryesisht nga kundërshtarë të Isa Mustafës, të cilët janë shtuar pikërisht për shkak të koalicionit të bërë me PDK-në, dhe që thirren në një linjë më ortodokse rugoviste, dhe që mbështesin dhe një linjë më të fortë të politikave nacionale.
Por, grupimi i dytë, që erdhi kryesisht nga shoqëria civile, të bën të mendosh se pse Vjosa Osmani, shihej si adut i tyre për LDK-në. Lista dukej mjaft e gjatë, disa prej tyre madje, nuk njihen për ndonjë linjë rugoviste, por as që ndjek linjat e disa publicistëve, dhe që përafron me linjën politike të Veton Surroit.
Ky lloj afeksioni i saj, apo i atyre ndaj saj, ka një relacion ende të pashpjegueshëm. Si mund ti duhet e mira LDK-së, nga ata që LDK-në e donin pa Rugovën, gjithmonë. Dhe tani që nuk është Rugova e duan, dikë tjetër që këta mund ti ofrojë më shumë e më shumë. Ju dështoi Isa apo çfarë është në pyetje, dilemë që duhet ta zgjidhin këta, por që pavarësisht se çfarë do të thonë ata, këtë relacion duhet ta shpjegojë më shumë se të gjithë vetë Vjosa Osmani, shfaqja politike e së cilës as nuk është përmbyllur, por ende nuk ka dalur as e plotë! I. M./botasot/

No comments: