Shkruan: Nehat Osmani
Sulejman Rexhepi do të mbetet në histori si i vetmi “lider” fetar i cili ka përjetuar më së shumti kritika publike! Që kur është intsaluar në krye të Meshihatit, si shpërblim për shkak të besnikërisë së tij në luftën serbo-mqedonase kundër “nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar”, Sulejman Rexhepi as një ditë nuk mbeti pa qenë objekt kritike. Fillimisht nga lëvizjet e ndryshe fetare, të cilat në asnjë mënyrë nuk pajtoheshin që të prihen nga një komunist me çallmë në kokë, pastaj nga imamët e vendit, nga myftinitë e ndryshme, pastaj nga intelektualët, nga mediat e ndryshme. Kah fundi i viteve nëntëdhjeta, u miratua edhe Ligji për hapjen e dosjeve dhe, sapo dosjet ranë në duart e “më të fuqishmëve”, Sulejman Rexhepi do të sulmohet edhe si person (kodosh) i përfshirë nëpër shumë dosje të të përndjekurve politikë. Pas një fushate prej mbi 200 shkrimeve gjatë viteve 1998-2000, pas përjetmit të një demonstrate masive të imamëve dhe xhemateve të vendit, pas një zhveshje të misionit të tij parësor, pas një izolimi total fetar e kombëtar, Sulejman Rexhepi do të bëhet “lideri” më i padëshirueshëm në historikin e vendit, rajonit dhe më gjërë dhe, kësisoj, për ta heshtur kritikën dhe veprimet protestuese të cilat po shkonin gjithnjë e më shumë drejt demaskimit të karakterit të tij, Sulejman Rexhepi në vitin 2000 dorëhiqet nga posti i kryetarit të BFI-së.
Njerëzimi nuk mban mend të ket përjetuar rikthim në të njëjtin post të “liderit” të shporrur me kokëulje e të turpëruar. Do ta mbajë mend rikthimin e Sulejman Rexhepit por kurrë nuk do të mund ta kuptojë se si dhe pse u kthye në po të nëjtin post, në krye të BFI-së. Rikthimi i tij në fakt lakuriqësoi deri në palc karakterin e tij dhe personalitetin e tij të depersonalizuar. Sulejman Rexhepi qëndron i qetë në krye të BFI-së vetëm atëherë kur është i rrethuar me miq pa hipoteka. Por, meqë tek këta miq nuk do të mund të gjejë përkrahje për hajni e për veprime nëntokësore, menjëherë do t’i eliminojë të tillët dhe rreth vetes do të grubullojë plehëra e dylbera të cilët nuk do të jenë në gjendje ta mbulojnë “liderin” e tyre, dhe për pasojë lakuriqësohet gjithnjë e më shumë. Kjo është e vërteta dhe jo ankesat e tij prej fëmije të lazdruar. Kjo i ndodhi edhe së fundmi. U rrethua me njerëz me miqësi të tejdukshme dhe Sulejman Rexhepi e nxorri veten në breg të diellit. Tani po kalon nëpër një fazë të papërballueshme, shumë stersuese dhe tepër të rëndë. Pakënaqësia e imamëve, intelektualëve, patriotëve, politikanëve shqiptarë është shtuar edhe më shumë se ajo e viteve nëntëdhjeta. Sulejman Rexhepi tani përballet me sulme edhe më të rënda për shkak të veprimtarive të tij kontraverse, të dëmshme për fenë dhe kombin si dhe të dëmshme për traditën shekullore të BFI-së. Është i vetmi udhëheqës që akuzohet me fakte e argumente për hajni të vakëfit, është i vetmi “lider” që akuzohet për amoralitet (për sharje e ofendime), i vetmi “lider”fetar që përçanë fetarët dhe unitetin fetar, i vetmi “lider” konfliktual me të gjithë që nuk ia mbajnë ison e hajnisë, i vetmi “lider” emri i të cilit lakohet nëpër dosjet e të përndjekurve politikë, i vetmi “lider” i dhunshëm i cili është në gjendje t’i rrahë të gjithë ata bashkëpunëtorë që nuk do të bëjnë punë të pista ashtu siç i porositë ai, i vetmi “lider” fetar me tipare të një kumbari Sicilian. Nuk mbahet në mend ndonjëherë të jetë zhvillur ndonjë fushatë kaq masive sa kjo e këtyre ditëve që po zhvillohet nëpër rrjetet sociale kundër Sulejman Rexhepit. Për disa ditë, në një faqe elektronike të emërtuar “Ta gjithë për clirimin e BFI-së nga Sulejman Rexhepi” deri më tani janë përgjigjur pozitivisht mbi 1500 persona, ndërsa janë grumbulluar mbi 20 mij shkrime, reagime, intervista, komente, analiza kundër Sulejman Rexhepit. Një lider i mirëfilltë fetar dhe një lideri, mbi të gjitha, mendërisht normal, kurrë nuk do të pranonte që t’i prijë një komuniteti në të cilën do të kishte një apo dy kritikues të tij. Lideri fetar është zëri i gëzuar, zëri i lumtur dhe zëri i unitetit të komunitetit të vet. Sulejman Rexhepi është i zhveshur nga ndjenja e përgjegjësisë, ndaj është kaq imun kundër këtyre kritikave, sepse, synim e ka grabitjen e pasurisë dhe të vakfit të BFI-së. I verbuar nga ky synim, Sulejman Rexhepi, këto ditë, në Kumanovë, bën gafën e radhës. I kritikon të gjithë ata që ia prishin rehatinë në pasurinë e vet të kundërligjshme. Madje nga kjo nervozë i shkreti është zhytyr edhe më shumë në batllëk. Ka lëshuar një rebesh fjalësh të rënda. Se çka ka deklaruar këtë e di vetë ai por, e dinë, edhe do burra të kombit. Secilit i lejohet të prekë e të ofendojë individë e personaitete, por jo t’i ofendojë e shajë vlerat e kombit. Sulejman Rexhepi e arriti edhe këtë rekord të zhytjes në batllëk deri në qepall të syve. A ka ndokush në këtë faqe të dheut që ia zgjatë dorën dhe e nxjerr nga kjo “rërë e gjallë”. Zot, mos e fal, sepse ai çdo gjë që bën e bën me vetëdije dhe për inat Tëndin dhe për inat të të gjithëve./skupi24/

No comments: