Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Pjesëmarrja në rang kombëtar në këto zgjedhje pritet të shkojë deri në 45 për qind. (LIVE)
Qendrat e votimit në shkallë vendi janë mbyllur. Edhe në orën e fundit të mbetur për të hedhur votën, nëpër qendra zgjedhore nuk ka pasur flukse apo radhë.

Nga të dhënat e KQZ, pjesëmarrja në rang kombëtar në këto zgjedhje pritet të shkojë deri në 45 për qind. Këtë herë trupa e KQZ ka qenë e plotësuar dhe ka debatuar mbi qendrën e vetme të votimit që nuk është hapur, ajo e burgut të Rogozhinës.

Pa dyshim që ky do të jetë një rast për partitë për të kërkuar përsëritje të zgjedhjeve për këtë bashki.

Ndërkohë, komisioneri i PS në KQZ, Genc Gjonçaj ka deklaruar për Top Channel se, në këtë proces janë plotësuar të gjitha standardet, ndryshe nga proceset e viteve të kaluara, kur janë verifikuar problematika serioze.

“Shifrat e orës 16 janë thuajse të përafërta. Pjesëmarrja në 64 për qind të qendrave të votimit ka qenë rreth 45 për qind. Veç kësaj theksoj se, nëse është dëshira për të mos kapur institucionet ne mund të arrijmë rezultate. Ne kemi bërë zgjedhje, qytetarët kanë shkuar të lirë të votojnë dhe mund të them se është arritur një standard. Në të shkuarën problemet kanë shqetësuar procesin, ndërsa sot ishte një ditë e qetë dhe pozitive”, ka thënë Gjonçaj. (TCH/INA)

Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e Demokraci të Qendrueshme prezantoi gjetjet e vëzhgimit të procesit të pjesës së parë të ditës së votimit, të cilat, sipas këtij koalicioni, pasqyrojnë situatën në të gjitha qendrat e Votimit në mbarë vendin.

“Bazuar tek informacioni i marrë nga vëzhguesit jopartiakë të Koalicionit, pjesa e parë e ditës së zgjedhjeve vazhdoi në një mënyrë të rregullt, me përjashtim të pak incidenteve të izoluara”, tha Mirela Bogdani, eksperte ligjore e KZLNDQ-së.

Në shkallë vendi, ky koalicion gjen 24 shkelje deri në orën 14:00, gjysma e të cilave në Qarkun e Durrësit. Megjithatë, shkeljet kanë qenë kryesisht në bërjen e fushatës para qendrave të votimit dhe votimit familjar.

“Bazuar tek informacioni i marrë nga vëzhguesit jopartiakë të koalicionit, pjesa e parë e ditës së zgjedhjeve vazhdoi pa probleme, me përjashtim të disa incidenteve që ishin të izoluara që janë raportuar nga vëzhguesit e koalicionit deri në orën 14:00 ishin të përmbledhura në raste ku u pezullua votimi për më shumë se 30 minuta, janë identifikuar pesë raste ku fshehtësia e votimit nuk u garantua plotësisht

Sipas KZLNDQ, pjesëmarrja mesatare në nivel kombëtar deri në orën 14.00 ishte 31.6 % me marzh gabimi prej +/-0.8%. Ndarja e pjesëmarrësve në votim sipas gjinive ishte 47 % gra dhe  53 % burra.

Në mbarë vendin, ky koalicion ka 100 vëzhgues të palëvizshëm.  

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top