Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Prokuroria e Krimeve të Rënda po zhvillon me intensitet hetimet në lidhje me grupin e armatosur në Lazarat.
Pasi në disa media, grupi u etiketua me shpejtësi si “terroristë islamikë” apo se kishin lidhje me ISIS, Prokuroria e ka rrëzuar këtë pistë.
Në disa portale online ishte thënë se mund të kishte persona që kishin marrë pjesë në luftën e Sirisë, por hetimet zbuluan se asnjë prej tyre nuk kishte qenë në zonën e luftës.
Qëllimi i vetëm i tyre sipas Prokurorisë ishte largimi i forcave të rendit nga fshati në mënyrë që t’i hapej rrugë mbjelljes së kanabisit.
Deri në orët e pasdites, policia ka zhvilluar kontrolle të imtësishme në banesat e personave të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e oficerit Ibrahim Basha, por nuk kanë mundur të gjejnë ndonjë prej tyre. Kërkimet janë ndërprerë, për të rinisur një tjetër aksion rreth orës 17:00. (INA)

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top