Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Liderët e katër partive më të mëdha në Maqedoni, Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE-ja, Zoran Zaev nga LSDM-ja, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi nga PDSH-ja sot në Shkup do të mbajnë takim të ri për të gjetur një zgjidhje për të dalë nga kriza politike në vend.
Në takimin e tretë të sotëm në Klubin e deputetëve, sikur dhe në dy takimet e mëparshme do të jenë ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav.
Takimi para një javë përfundoi pa marrëveshje konkrete.
Në takim është konkluduar se për të avancuar negociatat duhet të vërtetohen parimet për negociata, që të sigurohet barazia e të gjitha palëve dhe garancia se ajo që është rënë dakord me të vërtetë do të respektohet.
Ndërkohë në Strasburg u zhvillua edhe një takim i Gruevski dhe Zaevit me tre eurodeputetët Riçard Hovit, Ivo Vajgël, Eduard Kukan dhe eurokomisarit Johanes Han. Diskutim i sinqertë dhe vazhdim i takimeve, thuhej në kumtesën e shkurtër pas 10 orë bisedimesh maratone midis delegacioneve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.
Në një deklaratë për Radion sllovene, raportuesi evropian për Maqedoninë Ivo Vajgël tha se është nënshkruar non pejpër për bisedime të mëtutjeshme.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top