Pyetja e
radhës që do t’i shtrohet Molla Sulës do të jetë: Kush ta solli orën ROLEX?!
Vërtet, pse e pranove orën ROLEX në vlerë prej 35 mij eurove! Çfarë shërbimi i
kreve njeriut i cili ta ofroi këtë “dhuratë”! Si do ta justifikojnë myftinjtë
dhe koordinatorët aktualë të BFI-së të cilët janë bërë “të urtit” e pashembullt
që kur ekziston BFI e këndej. Seç po na përngjajnë në struc A digjet jorgani
për një plesh? Po si, madje edhe tërë shtëpinë e djeg Molla Sula, vetëm që ta
eliminojë shkaktarin që ia prishë rehatinë në sllamarinën e tij të myktë. Molla
Sula do të përfundojë shumë keq me ligjin dhe, për këtë gjë nuk do të ndalemi,
deri në frymën tonë të fundit. Ai mendon se do të na detyrojë të heshtim, nuk
po e kupton se jemi në një vrapim maratonë dhe se, për shkak të moshës por edhe
për shkak të elementeve të sklerozëz, nuk do të arrijë në cak, ose do t’i
këputen gjunjtë në mes të vrapit ose do ta gabojë rrugën e do të marrë
drejtimin pa kthim. Thellësisht e dijmë edhe ne, por edhe ai që, këtë garë e ka
të humbur. Nëse garat e më parshme i paska pasë fitu kjo ka qenë për shkak se
këshilltarët e tij si dhe udhëheqësit e organeve luftën e kanë zhvilluar duke u
bazuar në kushtetutën, aktet normative dhe në rregulloret e BFI-së. Tani, Molla
Sula nuk ka nevojë për këto «shkresa juridike» të kota, sepse vetë është
kushtetutë, vetë rregullore, vetë organ, vetë – sulltan! Dëshmi i ka
fotografitë e postuara nëpër facebuk, çast ky kur nisi teposhtëza e tij si
njeri normal. Ne me kohë ia kemi tërhequr vërejtjen, me kohë ia kemi bërë me
dije se po gabon rëndë, me kohë i kemi thënë se për të gjitha këto shkelje dhe
falsifikime do të përfundojë në burg. Na ka lutur që t’i qëndrojmë pranë dhe ta
mbulojmë edhe për disa kohë të shkurta në manipulimet, në kriminalitetin
finansiar dhe në hajnitë që i pat planifikuar bashkë me preservativin e tij
Mustafa Dautin! Kur i thamë që të nis e ta pastrojë këtë punë duke e larguar
fillimisht Mustafë prezervativin ai na ndëgjoi, e largoi atë, por ky largim
kishte qenë formalisht, sepse Mustafa prezervativi ia lëvizte dokumentet e
hajnisë para hundëve. Tani mundohet të na eliminoj ne, ne që deri dje na luste
që t’i bëhemi urë dhe të ecte mbi ne me tërë atë «thes floriri» të vjedhur nga
muslimanët e shkretë. Për këtë dëshmon pasuria e tij e paskajshme. Me të gjitha
mjetet mundohet të na eliminojë. Nisi luftën me një zagar me pamje pit bulli, i
cili kujdeset për sexi sallatat e Molla Sulës, duke u munduar të na
diskreditojë si bashkëpunëtorët të ngjarjeve të Kumanovës dhe si elemente të
shërbimeve sekrete të vendit. Kurse ne e kemi ftuar dhe po e fotjmë sërish –
urdhëro he burrë, shtrëngo prapanicën dhe, hajde dalim në lustrim, ti dhe të
gjithë ne të tjerët ! Na akuzove ndërsa ne ta nxorëm dokumentin se ti ke
bashkëpunuar me Sasho Mijallkovin në drejtim të nxirjes së imazhit të BDI-së si
strumbullar i vehabizmit. Këtë aktivitet të ndytë e ke ndërmarrur kur ke qenë
piun i Menduh Thaçit. Molla Sula e di që kemi qindra dokumente edhe më të
rënda, edhe më kompremetuese dhe se të gjitha do t’i nxjerrim. Prandaj ai si
asnjëherë më parë, si asnjë njeri në botë, i shkelë të gjitha rregullat, të
gjitha parimet, të gjitha aktet normative, vetëm e vetëm t’i eliminojë faktorët
kyç, t’i zëvendësojë ata, t’ua zë frymën, ta minimizojë peshën e tyre dhe,
kësisoj, t’i bëjë të pavlefshme të gjitha ato fakte e dokumente që i kemi. Ne
do ta marrim me nge, pa u ngutur, sepse thamë më sipër, jemi në një maratonë ku
strategjia e vrapimit të suksesshëm ka të tjera rregulla. Ai le të vazhdojë
manipulimet me organet e tjera dhe le të futet llugave sa të dojë. Molla Sula e
zgjodhi gjyqësinë, i zgjodhi policët të na heshtë ne dhe ne, tani më, e kemi
pranuar lojën e tij, edhe ne do ta çojmë me gjyq. Një gjë duhet të dijë Molla
Sula, nuk e kanë frikë organet e tjera, nuk veprojnë sipas tekeve të Molla
Sulës sepse na e paska drejtë e mirë ai, por, ia bëjnë qejfin për dy arsye: e
para, sepse dëshirojnë që ta ngulin sa më shumë dhe, e dyta në këtë formë ata e
fusin në hipotekë Molla Sulen duke ia shtuar vetëvetes komoditetin e veprimit
si dhe pavarësimin prej njeriut sklerotip. Edhe këta do të mbajnë përgjegjësi,
gjithësesi, një ditë ndëshikimi i popullit do t’i kap, ndonëse ky ndëshkim
vonon. Do të gjykohen si bashkëpunëtorë të denjë të Molla Sulës në përpjekje
për ta shkatërruar BFI-në. Muftinia e Shkupit është organ i BFI-së dhe nuk do
të lejojë që me fatin e kësaj Myftinie Molla Sula t’i fshijë gjurmët e krimit
që i ka bërë gjithë këto vite. Ai nuk do të mundet as përmes njëfarë të shkrumbuari
për popstin e Myftiut, Rexhep Jusufit. Shumica e atyreve që kanë qenë nxënës të
Rexhep Jusufit i cili me vetëdije e ndërroi postin profesor me të qenurit
prezervativ (kushtë si me tallje kishte thënë Molla Sula në një « mexhlis të
ngushtë »), pra, shumica kemi menduar se është «profesor i rreptë, me karakter,
me principe dhe me kriter»! I mjeri profesor ç’na doli ? I sëmurë deri në palc
për një post në organet e BFI-së. Në fakt doli se ai paskësh qenë përplot me
mllef, përplot me inat, përplot me urrejtje kundër kolegëve të vet që nuk e
propozojnë për një post dhe tërë atë shpirtligësi e paska pas zbarzur si bishë
mbi nxënësit e shkretë. Kush profesor? Ky? Rexhep Jusufi? Keni lexuar diçka te
mençur prej tij? I mençuri për më të madhin kjamet nuk pranon që në pleqëri të
bëhet gazi i botës, të bëhet prezervativ i Molla Sulës, të pranojë një post i
cili i ofrohet me dhjetra shkelje ligjore! A i kupton pasojat ligjore të këtyre
shkeljeve “profesori”? O edhe sikur në kunja të gardhit ta ngulin nuk e ka dert
profesori, vftëm të bëhet një minut myfti? Postet nuk mbahen me agjensi
sigurimesh të djalit të Molla Sulës, të cilët paguhen në mënyrë të majme nga
fitrat e zeqatet! Nëse Molla Sula dhe prezervativi i tij ndjehen të rrezikuar
mund të kërkojnë sigurim prej policisë shtetërore, e cila e ka për detyrë t’i
mbrojë e t’i sigurojë pa para dhe jo të marrin agjensi të cilët të gjithë ne e
dijmë se filiale të kujt janë (pa dyshim, të ZKSH-së). Pyetja e radhës që do
t’i shtrohet Molla Sulës do të jetë: Kush ta solli orën ROLEX?! Vërtet, pse e
pranove orën ROLEX në vlerë prej 35 mij eurove! Çfarë shërbimi i kreve njeriut
i cili ta ofroi këtë “dhuratë”! Si do ta juftifikojnë myftinjtë dhe
koordinatorët aktualë të BFI-së të cilët janë bërë “të urtit” e pashembullt që
kur ekziston BFI e këndej. Seç po na përngjajnë në struc! I frikohen lustrimit,
qind për qind! I ftojmë që njëherë e përgjithmonë ta heqim këtë barrë dhe të
dalin në shesh të gjitha të palarat e “të devotshmëve” që janë bërë palë e
Molla Sulës në aktivitete të shkatërrimit të BFI-së. Ne jemi gati të
lustrohemi! Po Molla Sula me kompaninë e vet?
Marrur nga profili zyrtar i Muftinisë së Shkupit e nxjerrur në emër të Nismës për ndryshime në BFI.
Marrur nga profili zyrtar i Muftinisë së Shkupit e nxjerrur në emër të Nismës për ndryshime në BFI.

No comments: