Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Në takimin e së martës, ku si vëzhgues morën pjesë ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav, Gruevski dhe Zaevi i informuan Ahmetin dhe Thaçin për bisedat e javës së kaluar në Strasburg, ku ndërmjetësuan eurodeputetët Ivo Vajgël, Eduard Kukan, Riçard Hovit dhe eurokomisari Johanes Han
Fatos RUSHITI
Takimi i tretë me radhë i liderëve të katër partive më të mëdha në Maqedoni, Nikolla Gruebski nga VMRO, Ali Ahmeti nga BDI, Zoran Zaev nga LSDM dhe Menduh Thaçi nga PDSH, për gjetjen e zgjidhjes për dalje nga kriza politike në vend, ka përfunduar pa asnjë marrëveshje konkrete.
Në takimin e së martës, ku si vëzhgues morën pjesë ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav, Gruevski dhe Zaevi i informuan Ahmetin dhe Thaçin për bisedat e javës së kaluar në Strasburg, ku ndërmjetësuan eurodeputetët Ivo Vajgël, Eduard Kukan, Riçard Hovit dhe eurokomisari Johanes Han. Hollësira tjera nga bisedat nuk janë kumtuar, ndërsa është paralajmëruat takim i ri i liderëve në fillim të javës së ardhshme, por nuk precizohet koha e saktë. Ndryshe nga çfarë pret opinioni dhe media, krerët politikë deklaruan se jo vetëm që nuk ka marrëveshje, por palët akoma vazhdojnë të bisedojnë për kornizën e bisedimeve, pra ende nuk është caktuar një formë e qartë bisedimesh. Kërkesa kryesore e liderit të opozitës, Zoran Zaev mbetet dorëheqja e Qeverisë dhe e vetë kryeministrit Nikolla Gruevski, kryeprokurorit Marko Zvërlevski dhe drejtorit të Radiotelevizionit të Maqedonisë, si dhe formimi i një Qeverie kalimtare me mandat për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Por, Gruevski ka refuzuar deri tani dorëheqjen e tij dhe formimin e Qeverisë kalimtare, ndërsa njoftohet se është shprehur i gatshëm të bisedojë për të gjitha çështjet e tjera teknike dhe vërejtjet që opozita ka për proceset e kaluara zgjedhor. Ndërkohë, Komisioni Evropian nuk mohon se përmes Shërbimit evropian për punë të jashtme (EEAC) të Federika Mogerinit përgatit të dërgojë Përfaqësues special të Bashkimit Evropian për Maqedoninë, i cili do të ketë mandat të ndërmjetësojë në zgjidhjen e krizës politike dhe parandalimin nga krijimi i krizës së sigurisë pas ngjarjeve në Kumanovë. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, në konferencën e së martës për shtyp në ndërtesën e Qeverisë joformale të Unionit, nuk deshi të konfirmojë, por nuk e mohoi shkrimin e MIA-s nga java e kaluar, se Brukseli po përgatit Përfaqësues special, siç ishte në fillim të këtij mileniumi në Maqedoni, sekretari i tanishëm i përgjithshëm i EEAC-s, Alen Le Roa. "Jo, nuk mund ta konfirmoj këtë në këtë fazë. Por, e dini çfarë është pozita e BE-së në përgjithësi në lidhje me situatën në Maqedoni. E dini se ka ndërmjetësim që zhvillohet nga anëtarët e Parlamentit Evropian, ku gjithashtu ka prani edhe të eurokomisarit për negociata për zgjerim Johanes Han. Pozita jonë në këtë rast mbetet siç tani më është theksuar", u përgjigj e paqartë zëdhënësja Kocijançiç. Duke e pas parasysh kohën e shkurtë deri në zgjedhjen e Përfaqësuesit special, negociatat e sotme pushtet-opozitë në Maqedoni i ndërmjetëson ambasadorin e BE-së në Shkup Aivo Orav, si dhe ambasadorin amerikan Xhes Bejli. Megjithatë, për raundet e ardhshme planifikohet prania edhe e Përfaqësuesit special detyra e të cilit do të jetë që t'i bindë partitë politike në vend për ta kthyer Maqedoninë në rrugën integruese euroatlantike./koha/

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top