Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Partia në pushtet VMRO-DPMNE, në krye me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe partitë e koalicionit, sonte para Parlamentit do të mbajnë një tubim popullor me sloganin “Për Maqedoni më të mirë”


SHKUP (AA) – Qindra qytetarë nga e gjithë Maqedonia, që arritën në Shkup për pjesëmarrje në protestën e djeshme masive të organizuar nga opozita, kaluan natën në çadra të improvizuara para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ndërsa sot është paralajmëruar protesta e koalicionit qeveritar, raporton Anadolu Agency (AA).
Partia në pushtet VMRO-DPMNE, në krye me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe partitë e koalicionit, sonte para Parlamentit do të mbajnë një tubim popullor me sloganin “Për Maqedoni më të mirë”. Gruevski ka deklaruar se në tubim do të shprehet përkrahja e shtetit në këto momente të vështira, për të gjithë të cilët luftojnë për Maqedoninë dhe që japin përpjekje për dalje nga kjo krizë aktuale.
“Me tubimin për përkrahje të Maqedonisë, pas të cilit qëndron VMRO-DPMNE do të tregojmë se ky shtet ka popull me kurriz të ngritur dhe nuk do të lejojë askush nga jashtë, me instrument dhe poltron në interesat e të tjerëve ta prish shtetin, ta prish pushtetin e zgjedhur në mënyrë legjitime dhe të zbatojë skenarë të tjerë”, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski.
Ndërkohë ashtu siç paralajmëruan më parë, protestuesit opozitarë kaluan natën në disa çadra gjumi nën qiellin e hapur, ndërsa shtojnë se nuk do të largohen deri sa kryeministri Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij do të japin dorëheqje.
“Ndihem si kurrë më parë. Më vjen mirë se njerëzit janë të vendosur për të luftuar për lirinë dhe të drejtat qe u takojnë. Unë jam nga Velesi“, theksoi për AA një nga qytetarët që kaluan natën nën qiell të hapur në Shkup.
“Vij nga Gjevgjelia, nga jugu i Maqedonisë. Këtu jam për të ofruar mbështetje ndryshimeve, që ta kundërshtoj këtë regjim sepse me të vërtet mendoj se është koha që të largohen nga pushteti. Këtu jam me disa miq, kalojmë mirë, rrimë me njerëz të tjerë të cilët janë këtu, jemi këtu për të luftuar deri në fund“, thotë ky qytetar i Gjevgjelisë.
“Do të qëndroj këtu që të tregoj se jam i frikësuar për të ardhmen e familjes sime dhe pensionit tim. Ky pushtet na ka sjellë në një humnerë ekonomike”, tha një pensionist nga Shkupi.
Nata kaloi në mënyrë paqësore dhe pa incidente, ndërkohë edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të ngushtë, ka mbetur me qytetarët, siç edhe paralajmëroi në fjalimin e tij gjatë kohës së protestës. Grupe të qytetarëve iu  afroheshin dhe bisedonin për situatë aktuale dhe zgjedhje të mundshme për dalja nga kriza aktuale./aa/

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top