Mediat ndërkombëtare janë përgjithësisht të një linje kur i referohen dhunës së eskaluar në Maqedoni, duke bërë fajtore krizën politike që ka përfshirë vendin.
Ato i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë situatës së krijuar atje, duke e cilësuar si një përleshje ndërmjet një grupi të armatosur dhe policisë e ndërsa disa media të tjera i kanë cilësuar si ‘aktivistë terroristë', ashtu sikurse ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Jankullovska.
Prestigjiozja “Washington Post” shkruan se aktet kriminale të Kumanovës, përveçse kanë alarmuar Maqedonisë, kanë rritur edhe shqetësimin për destabilitet në rajonin e Ballkanit.
Skenari i një krize të madhe në Maqedoni ishte parashikuar deri diku nga “NewYork Times”, e cila i ka dhënë tepër peshë edhe më herët aferës së përgjimeve, raporton TCH.
Në një artikull tjetër të saj “Neë York Times” shkruan se Maqedonia ka bërë hapa prapa, duke iu referuar BE-së, e cila vitin e kaluar ka shprehur shqetësime serioze në lidhje me politizimin në rritje të institucioneve shtetërore dhe kontrollit të qeverisë mbi mediat.
Prestigjiozja shkruan se Unioni duhet të ishte treguar më i ashpër me qeverinë e Shkupit. Sipas saj, duheshin qartësuar gjërat se Maqedonia nuk ka një demokraci funksionale dhe se autoritetet e bllokut 28 vendesh duhet të bashkëpunojnë më tepër me institucionet shtetërore, me qëllim që të sigurojnë një hetim të pavarur të akuzave mbi çështjen e përgjimeve. “New York Times” e mbyll duke thënë se kriza që ka kapluar vendin është një dështim i Europës që duartrokiti aq shumë nga Maqedonia më herët.
Ndërkohë që buja e dhunës në Maqedoni ka shkuar deri në Australinë e largët, ku një media vendase shkruan se shumë njerëz në Maqedoni, pavarësisht nga përkatësia etnike, janë të mërzitur me ritmin e ngadaltë të integrimit me Perëndimin, duke u përballur kështu edhe me një krizë të madhe ekonomike, si dhe të një papunësie që kap shifrën e 28 %. Po ashtu, liderët perëndimorë janë alarmuar gjithnjë e më shumë për atë që e cilësojnë si një rritje të autoritarizmit nëMaqedoni. /albeu.com/
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Maqedoni
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
Intervistë e portalit Shqipmedia me Afrim Tahirin, ish-sekretar i përgjithshëm i BFI në RM Afrim Tahiri, një teolog i urtë, intelektua...
-
Bashkimi Demokratik për Integrim si një nga organizatat politike më të suksesshme në historinë e Maqedonisë së Veriut, lindi si nevojë e koh...
-
Samet Avdiu Mënyra se si deri më sot fuksionoi pushteti në Maqedoni është vërtetë për tu habitur, duke marrë për bazë jo vetem vitin...
-
Hasanbegasit janë të irituar tepër shumë me sjelljet prej një hajduti të regjur të Mulla Sulës. Po thonë që, kjo sjellje po ju dhemb edhe...
-
Pas deponimit të disa dorëheqjeve nga disa ministra aktual nga radhët e VMRO-DPMNE, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë në mesin partisë...
-
Vendimi i Gjykatës Supreme, se prokuroria speciale nuk ka guxuar të hapë raste të reja pas skadimit të afatit prej 18 muajsh është skandal...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com

No comments: