Shoqata për Kulturë, Art, Arsim dhe Shkencë KONGRESI I BASHKIMIT nga Manastiri ka reaguar përmes një reagimi lidhur me ngjarjet që po ndodhin në Bashkësinë Fetare Islame në Maqedoni.
Ja reagimi i plotë:
Kongresi i Bashkimit reagon me rastin e ngjarjeve që po zhvillohen në Bashkësinë Fetare Islame në Maqedoni dhe për arroganën e kreut të saj Efendi Sulejman Rexhepi.
Dëshira për tu bërë “Mbretër” dhe aspiratat e pazavendësimit të tyre na shqetësojnë ne dhe gjitha ate popullatë në Manastir me rrethinë, nga se sjellja diletante dhe e paskrupullt e tij, bashkë me disa nga Muftinjtë siç është edhe ai i Manastirit, Pëllumb Veliu, të cilët po dëmtojnë imazhin dhe pasurinë e këtij institucioni fetar dhe të besimtarëve.
Në Manastirë asgjë ska ndryshur sa i përket Muftinisë, sepse Muftiu i këtij qyteti është mbështetës i Reisit të tanishëm Sulejman Rexhepit, dhe vetëm pasurimi u intereson, keqpërdorimi i të ardhurave dhe të mirave që ka BFI ja, e asgje më tepër.
Ky person ka lënë pasoja me pronat e BFI- së këtu sa që ka dhe raste që janë para gjykatave dhe me dijeni edhe të Reis Ulamasë, rast që shkaton përçarje të popullatës edhe ashtu të paktë shqiptare këtu në Manastir.
Ne si shoqatë iu drejtuam BFI se dhe Muftinisë këtu në Manastir për të na dhënë një zyrë për aktivitetet tona, por nuk na ndihmuan dhe na tha biles Muftiu se në Manastir nuk ekziston e as funksionon ndonjë shoqatë shqiptare, edhe pse ne i dhuruam Muftinisë me në krye me Pëllumb Veliun, mbi 30 fotografi të vjetra të Xhamive që kanë ekzistuar në këtë qytet.
Por jo vetëm kjo, ka dhe shum ankesa dhe raste ku Muftiu ben parada dhe blen makina “Mercedesa” për vete me dijeninë e Reiy Ulemasë, dhe me paratë e besimtarëve dhe të pronës së Vakëfit të Bashkësisë Islame.
Kërkojmë që këta njerëz të dorëhiqen dhe tua lëshojnë rrugën atyre që dinë të menaxhojnë me këtë institucion, dhe të mos e keqpërdorin Kushtetutën e BFI se, sepse se kan miraz prej të parve të tyre”, thuhet në fund të reagimit. (INA)

No comments: