Marrëdhëniet tradicionale miqësore mes Maqedonisë dhe Turqisë janë bazë e shkëlqyer për përparim të bashkëpunimit në planin ekonomik, theksoi ministri i Ekonomisë Bekim Neziri në takimin me anëtarët e Bordit drejtues të Odës ekonomike të Maqedonisë dhe Turqisë (MATTO), të cilët janë menaxherë të investitorëve turq në vend.
Neziri, kumtoi Ministria resore, ka theksuar se Maqedonia i përshëndet investimet e deritanishme turke në vend dhe pret që numri i tyre të rritet në periudhën e ardhshme, njëkohësisht duke i inkurajuar kompanitë e Maqedonisë të investojnë në Turqi.
"Qeveria e Republikës së Maqedonisë gjithmonë është në dispozicion për biseda dhe zgjidhje të problemeve vijuese që të krijohet ambient më i mirë investues dhe afarist", ka potencuar Neziri, i cili është kryetar nderi i MATTO-s nga ana e Maqedonisë.
Ministri i Ekonomisë ka informuar se regullativa ligjore krijohet në drejtim të përmirësimit të klimës së investimeve në vend, ndërsa revizioni i Marrëveshjes për tregti të lirë mes dy vendeve kërkon vëmendje të veçantë duke marr parasysh dallimin e madh në zhvillimin agrar-industrial të të dy vendeve. Lidhur me çështjet të cilat janë në kompetencë të institucioneve tjera, ministri Neziri u ka premtuar biznesmenëve turq se do ta njoftojë Qeverinë me pritjet dhe planet e MATTO-s dhe anëtarëve të saj.
Kryetari i MATTO-s Tuna Ejup Kahvexhi ka përkujtuar se investimet turke në vlerë të tërësishme prej mbi 800 milionë euro kontribuojnë për rritje ekonomike të vendit dhe zvogëlim të papunësisë. Investitorët janë promotorët më të mirë të klimës së biznesit dhe asaj investuese në një vend, ndërsa ajo gjithmonë mund të përmirësohet në dialog të hapur me kompanitë", tha Kahvexhi.
Ministria e Ekonomisë informon se mes çështjeve të cilat janë hapur nga ana e biznesmenëve turq janë ndryshimet në rregulloren ligjore, zbatimin e dispozitave në vende të ndryshme të vendit, shkurtimin e procedurave administrative për realizimin e projekteve investuese, thjeshtësim të procedurës për marrje të lejes për qëndrim kohor dhe leje pune, liberalizim më të madh të tregtisë, veçanërisht në pjesën e prodhimeve bujqësore dhe ushqimore.
Biznesmenët ashtu siç u kumtua, e kanë përshëndetur iniciativën e Qeverisë për themelimin e zonave zhvillimore financiare, shëndetësore dhe turistike.
Turqia është në vendin e 8-të si partner tregtar i rëndësishëm i Maqedonisë, me ç'rast eksporti nga Maqedonia është në vlerë prej 67,5 milion dollarë, ndërsa importi 374,1 milionë dollarë. /MIA/
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Maqedoni
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
(Lidhur me shkrimin e autorit pa identitet të 7 qershorit “Urrejtja psikopatike” të botuar në Zhurnal, dhe tjetrin kolektivist – që karpu...
-
Kryesia e Lëvizjes BESA ka dalur në Kumanovë për të parë nga afër zhvillimet e ngjarjeve, njofton "Lajm". Në foto shihet Afrim G...
-
Për zgjidhjen e situatës nevojitet qasje tredimensionale - politike, juridike dhe me mbështetje të faktorit ndërkombëtar, ndërsa që Maqed...
-
Inaugurimi I një rruge solli dhjetëra funksionarë të BDI-së në fshatin Straçincë të Shkupit. Ali Ahmeti, Musa Xhaferi, Izet Mexhiti, Bekim ...
-
Kohë pas kohe ndodhë që të flitet, të shkruhet, të përkujtohet dhe të bëhen dokumentar për Arbën Xhaferin. Me të drejtë ai u cilësua si ko...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com
No comments: