Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Berisha e quan akt antikombëtar ndalimin e veteranit të UÇK-së në Shqipëri

Pasi policia shqiptare ka ndaluar veteranin UÇK-së, Murtez Kastrati, ka reaguar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Në një postim në faqen e tij në Facebook ai shkruan se arrestimi me urdhër të Beogradit i ish luftëtarit të UÇK, Murtez Kastrati nga narkopolicia e Zografit bis është një thikë pas shpine për Kosovën.
“Arrestimi me urdhër të Beogradit i ish luftëtarit të UÇK, Murtez Kastrati nga narkopolicia e Zografit bis është një thikë pas shpine për Kosovën dhe dëshmi tjetër flagrante e vasalitetit të Tiranës ndaj Beogradit dhe luftës së ftohtë që Tirana zyrtare zbaton ndaj Prishtinës”, thotë Berisha.
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar antikombëtar dhe paralajmëroj Edvin Tradhëtarin dhe Gjeneral Vasalin se do përgjigjen personalisht për aktin e tyre të pashembullt”, shkruan ai.
Murtez Kastrati është liruar dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, pas një bisede që ka pasur me Gent Cakajn, njofton Telegrafi.

Shqipëri, masat për protestën, gazetarët pajisen me maska kundragaz

Marrë shkas nga protesta e 16 shkurtit, ku qytetarët por edhe gazetarë që raportonin zhvillimet nga terreni, u gjetën në befasi nga gazi lotsjellës i përdorur nga punonjës të gardës, në prostën e sotme të gjithë duket se kanë marrë masat. Para nisjes së manifestimit, shumë prej tyre kanë publikuar foto ku tregojnë se këtë herë janë pajisur me maska kundërgaz.
Në një raportim për News24, gazetari Erjon Skëndaj tregoi edhe maskat e marra nga gazetarët e terrenit për të përballuar në cdo rast gazin lotsjellës i cili mund të përdoret sërish në rast të dhunës në protestë.
Kujtojmë se në protestën e 16 shkurtit të shumtë ishin qytetarët të cilët u ndjenë keq nga përdorimi i gazit lotsjellës në protestën para kryeministrisë. Shumë prej tyre, morën ndihmë mjekësore në urgjencën e QSUT-së./lapsi.al/

SHBA kritikon opozitën për djegien e mandateve në Shqipëri

Kryetari i PD Lulzim Basha tha se Partia Demokratike ka vendosur në unanimitet që të djegë mandatet. Basha u pyet se çfarë reagimi ka, pasi ambasada e SHBA në Tiranë e ka kritikuar pikërisht veprimin e opozitës për të djegur mandatet. Ai tha se nuk komenton të tillë deklaratë, por shtoi se respekton dhe çmon demokracinë amerikane.

Sondazhi/Shqiptarët pa punë, pa kursime, pa shpresa, gati për mërgim

Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë publikoi sot sondazhin e vitit 2018, sipas të cilit papunësia është shqetësimi kryesor i qytetarëve, krahas korrupsionit dhe besimit të ulët tek politika.
Sondazhi me 5600 vetë në 18 qytete të mëdha të vendit zbuloi se qytetarët ankohen për varfërinë ekonomike, ndaj shprehin gadishmërinë për emigrim, sepse nuk kanë besim tek një e ardhme më e mirë.
Qendra për Qeverisje të Mirë i kryen këto sondazhe prej disa vjetësh me mbështetjen e Fondacionit gjerman “Konrad Adenauer” për të matur perceptimin e opinionit publik mbi qeverisjen dhe nivelin e demokracisë në vend.
Shqetësimi kryesor i qytetarëve të intervistuar nga 20 – 45 vjeç është papunësia dhe sidomos mungesa e perspektivës për të gjetur një vend pune.
Gjatë vitit të kaluar të anketuar dy herë në qershor dhe në dhjetor, afro 60 për qind e qytetarëve pohuan se gjendja ekonomike është më keq se një vit më parë, afro 30 për qind se ekonomia ishte njëlloj si më parë dhe vetëm afro 10 për qind thanë se ekonomia është më mirë.
Sondazhi gjeti se papunësia dhe moszhvillimi ekonomik ndikuan tek niveli i përgjithshëm i të ardhurave familjare.
Rënia e të ardhurave bëri që 58 % e qytetarëve nuk arritën të kursejnë asgjë, dhe paguan vetëm detyrimet kryesore dhe ushqimet e përditshme.
Gjysmën e dytë të vitit sondazhi zbuloi një rritje të borxheve ose kredive, në pamundësi për të plotësuar nevojat bazike.
Sipas studimit, perceptimi i përgjithshëm i opinionit publik është se kemi një rritje të korrupsionit dhe mungesë serioze të luftës kundër tij.
Të pyetur në qershorin e kaluar 2018, se a po luftohej korrupsioni në nivelet e larta, më shumë se gjysma e qytetarëve (50.77 %) thanë “jo”, 18.14 % thanë “po” dhe 31.09 %, thanë se lufta kundër korrupsionit është “vetëm propagandë”. Emigracioni vazhdon të mbetet një plagë serioze, sidomos në moshat 18-45 vjeç. Në dhjetorin e kaluar 44% e të rinjve pohuan se kanë aplikuar për emigrim, ndërsa rreth 20 përqind thanë se kishin në plan të aplikonin.
Pra, mbi 60% e popullsisë së re në moshë kërkon të largohet. Edhe në sondazhin e vitit 2017, për pyetjen “a e shihni emigrimin si rrugëzgjidhje për problemet tuaja?” afro 67% e qytetarëve thanë “po”, kundrejt 33% që thanë “jo”.
Mbështetjen më të madhe e ka marrë pyetja nëse duhej bërë një veting në radhët e politkës. Afro 94.52 % e qytetarëve thanë “Po”, se duhej një veting në politikë, ashtu siç po bëhet për gjyqtarët dhe prokurorët, ndërsa vetëm 5.48 % thanë “jo”.
Ky tregues, thanë autorët e studimit, dëshmon për pritshmëritë e qytetarëve nga drejtësia e munguar si dhe një apel që pandëshkueshmëria të marrë fund.
Sipas tyre, kjo shifër e lartë tregon se “ka një koalicion të gjerë të qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, që të bëhet një pastrim i politikës nga persona që kanë lidhje me krimin, korrupsionin, abuzimin me ligjin dhe fondet publike./VOA/ 

Deklaratë shtypi e partisë ZGJIDHJA: Familjarë, kërkoni miliona për vrasjet në miniera!

‘Top Story’ shfaqi mbrëmë një investigim për minierën e Bulqizës. Një film i shkurtër, por i mbushur me dëshmi dramatike, dokumente dhe shifra se si ‘Eldorado’ e Shqipërisë është zhvatur dhe po zhvatet nga një grusht njerëzish të lidhur me qeveritë, që grabitin pasuritë nëntokësore të vendit, jetët, gjakun dhe djersën e minatorëve dhe familjeve të tyre.
Përmbi një dekadë janë aksidentuar të paktën 221 minatorë, 34 prej të cilëve kanë humbur jetën, dhjetra familje kanë humbur bijtë e tyre, gratë bashkëshortët e fëmijët baballarët. Biznesmenët e lidhur me qeveritë, përmes agjencive shtetërore, ua lënë fajin viktimave për të mos penalizuar kompanitë që rrëmbejnë për dy kacidhe pasuritë e pamata të Bulqizës.
Miniera e Bulqizës është simboli i zhvatjes shtetërore të pasurive shqiptare nga një grusht oligarkësh, kriminelësh dhe grabitësish me mbështetje të fortë shtetërore, ashtu siç ndodh edhe me naftën dhe me pasuritë e shumta nën e mbitokësore që Zoti i ka dhuruar Shqipërisë.
Mijëra tonelata krom i papërpunuar janë nxjerrë nga nëntoka e Bulqizës këto dekada dhe dhjetra milionë tonelata të tjera flenë nën tokë. Një ton mineral i papërpunuar shitet në bursë edhe 1200 dollarë, por një punëtor galerie paguhet vetëm 2 mijë lekë në ditë, megjithëse kushtet e sigurisë në punë janë mizetabël dhe inekzistente. Burrat që hyjnë qindra metra nën tokë mund të mos dalin më prej andej, siç ka ndodhur në dhjetra raste. Askush nuk pyet për jetën e tyre. Shumica janë të pasiguruar nga firmat që operojnë atje me lejen e autoriteteve shtetërore, nisur që nga Fatos Nano në vitin 2001 dhe vijuar me kafshëri nga Berisha dhe Rama. Bulqiza është e zhytur në varfëri dhe mjerim. Buka e përditshme blihet prej vitesh me lista. Rinia, burrat dhe të moshuarit s’kanë mundësi tjetër punësimi veç galerive të vdekjes, ndërsa gra dhe fëmijë mbledhin kronin e mbetur në sipërfaqe. ZGJIDHJA deklaron se Bulqiza nuk do të ketë ditë të bardhë me qeveritë që vetëm e kanë grabitur dhe lënë në mjerim. Ato, me klientët e tyre, do të vazhdojnë të vrasin pa mëshirë minatorë të tjerë, të falsifikojnë procesverbalet dhe të fajësojnë viktimat.
ZGJIDHJA u bën me dije familjeve të viktimave që të kërkojnë gjyqësisht dëmshpërblime për çdo jetë të humbur ose të aksidentuar. Pavarësisht se si shkruhen procesverbalet nga qeveria e kapur, për çdo viktimë të galerive, familja duhet të përfitojë disa qindra milionë lekë. Legjislacioni është në favor të viktimave për çdo aksident në punë. Familjarët duhet t’u drejtohen avokatëve që trajtojnë aksidentet në punë me pasojë vdekjen ose jo.
ZGJIDHJA në pushtet do të anulojë të gjitha kontratat e paligjshme të dy dekadave të fundit, do të presë lidhjet e qeveritarëve me biznesmenët vrasës, do të rikthejë kontrollin e shtetit mbi këto pasuri që i takojnë popullit shqiptar dhe popullit të Bulqizës, duke i dhënë fund shkatërrimit dramatik të resurseve të Shqipërisë për interesat e një grushti pushtetarësh të korruptuar dhe biznesmenëve të tyre.
#Zgjidhja#Shqiperia#Bulqiza#

Vila e Metës me vlerë 5 milionë euro në Lalz, Monika do pushtet përmes studentëve konviktorë me banjo të përbashkët

Studentët kanë interesa krejtësisht të kundërta me Monika Kryemadhin, LSI-në dhe militantët e saj të infliltruar brenda radhëve të kësaj lëvizjejeje që ka ngjallur shpresa për përmbysjen e sistemit. Kërkojnë kushte më të mira jetese nëpër konvikte, ulje tarifash shkollimi dhe degëve të mbartura, një mësimdhënie më të mirë, pedagogë të aftë, me grada shkencore të rregullta, që nuk kërkojnë para dhe favore seksuale në këmbim të votës, Monika ka kërkesa të tjera që burojnë nga standardi i saj i lartë i jetesës prej miliardereje. Përpjekja e kryetares së LSI për të ardhur në pushtet duke abuzuar me hallin dhe kërkesat e studentëve, është makabritet
Lëvizja Socialiste për Integrim dhe kryetarja e saj Monika Kryemadhi po bëjnë të gjitha pëprjekjet për të futur në dorë drejtimin dhe përfaqësimin e protestës së studentëve.
Përmes “inflitrimit” në radhët e lëvizjes studentore të militantëve dhe drejtuesve më të zëshëm të forumit të të rinjve të LSI, Monika po tenton të vendosë diktatin e saj në këtë protestë, duke uzurpuar podiumin, por dhe ekranet televizive të debatit.
Ndërkohë që tashmë janë kapur mesazhe të drejtueseve të kësaj partie në drejtim të deputetëve adoleshentë të LSI për të mbajtur protestën gjallë sa më gjatë para kryeministrisë, ndërsa disa studentë kanë përfunduar në spital nga ftohja, Monika nuk ndalet.
Në pikë të mëngjesit ka dërguar dy deputetet e saj Mehmetaj dhe Kërpaçi për të depozituar në Kuvend në formë amendamentesh 8 kërkesat e kërkuara nga studentët, në përpjekje për të marrë përfaqësimin e lëvizjes studentore, që gjithsesi as tani s’ka asgjë të përbashkët me LSI.
E themi këtë, pasi studentët kanë interesa krejtësisht të kundërta me Monika Kryemadhin, LSI-në dhe militantët e saj të infliltruar brenda radhëve të kësaj lëvizjeje studentore që ka ngjallur shpresa të mëdha për përmbysjen e sistemit.
Studentët kërkojnë kushte më të mira jetese nëpër konvikte, ulje tarifash shkollimi dhe degëve të mbartura, një mësimdhënie më të mirë, pedagogë të aftë, me grada shkencore të rregullta, që nuk kërkojnë para dhe favore seksuale në këmbim të votës. Pra kanë kërkesa jetësore studentët.
Ndërsa Monika Kryemadhi ka kërkesa të tjera që burojnë nga standardi i saj i lartë i jetesës prej miliardereje, ku vetëm vila e në Lalz bashkë me bashkëshortin President Ilir Meta dhe tre fëmijët që kanë në pronësi kushton mbi 5 milionë euro (themi vetëm vila pasi ka në pronësi dhe dy pallate në Tiranë, njërin në Bllok dhe tjetrin tek Kodra e Diellit).
Madje sikurse ka shkruar disa herë “Pamfleti”, vila e Metës dhe Monikës ka dhe 2000 m2 oborr me ullinj dhe palma gjigande që u sollën me helikopter nga madhësia, si dhe brenda në vilë ndodhen 11 WC.
Mobilimi kushton mbi 400 mijë euro dhe teksa shihet se si është arreduar nga brenda kjo vilë luksoze ku vetëm kolltuqet “skavolini” kushtojnë 32.000 euro, ajo që mund të themi se familja Meta-Kryemadhi ka luksin të përdore vetëm për fundjava një vile 5 milionë euroshe.
Por teksa sheh përpjekjet e shtuara të Monikës për të marrë përfaqësimin dhe drejtimin e protestës së studentëve, të cilët kanë në konviktet e tyre një banjo të përbashkët dhe jo 11 banjo për 5 vetë në fundjavë, ajo që mund të themi është se, përpjekja e kryetares së LSI për të ardhur në pushtet duke abuzuar me hallin dhe kërkesat e studentëve, është makabritet.

Rama ripërsërit ftesat, studentët refuzojnë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak çaste më parë lidhur me protestën e studentëve duke iu bërë sërish thirrje për dialog në plotësimin e kërkesave të tyre.
Rama e quan “një ditë të humbur kot”, teksa nuk lë pa ironizuar edhe dy kryetarët e partive opozitare.
“Një tjetër ditë e humbur me arsyen e Mosarsyes: Kam kërkesa po s’dua të flas për to, prandaj m’i plotëso! Kështu funksionon në Klinikën e Doktorreshë Monës, në Gjumin e Lul Artistit, në Megafonin e Profesor Qorrit, po jo në mësimet e demokracisë e të prindërve tuaj. Unë ju pres”, shkruan Rama.
Ndërsa studentët e universiteteve publike vijojnë të refuzojnë ftesat e përsëritura të kryeministrit Edi Rama për dialog, në mënyrë që të gjendet zgjidhje për 9 kërkesat e tyre.

“Tashmë hapur shërbimi sekret i Izraelit ‘Mossad’ – po vëzhgon aktivitetin e shqiptarëve!”

Siç besohet, si pjesë e një marrëveshje mes dy vendeve, në Tiranë është hapur prej disa ditës Zyra Izraelite e Antiterrorizmit, zyrë që do ta drejtojë shërbimi i jashtëm i Izraelit, i famshmi “Mossad”.

Ky vendim përbën një zhvillim të rëndësishëm politik, pasi nëse deri tani shërbimet sekrete të Izraelit kanë vepruar në kuadrin e lojës së fshehtë inteligjente, tani e tutje, veprimtaria do të jetë më e hapur dhe legale. Këtë gjë e ka komentuar, shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti.

“Mediat thonë se efekti direkt i vizitës zyrtare të ministres shqiptare të Mbrojtjes në Izrael është hapja e Zyrës Izraelite të Antiterrorizmit në Tiranë, të cilën do ta drejtojë i famshmi ‘Mossad’?! Pra, tani e tutje, jo fshehurazi, po hapur, pritet që shërbimi sekret i Izraelit ‘Mossad’ të vëzhgojë edhe aktivitetin e neve shqiptarëve, apo ta mbrojë Izraelin edhe duke i mbikëqyrur dhe luftuar edhe ‘terroristët’ shqiptarë! Dhe për çudi, debatuesit e devotshëm në Tiranë e Prishtinë fare nuk u morën me këtë problem, mbase pse e tëra u duket vetëm si edhe një ‘vlerë’ Perëndimore me të cilat pasurohet shqiptaria! Apo ndoshta janë pajtuar me mundësinë që në betejat globale ndërfetare, Shqipëria të drejtohet nga shërbimet e huaja sekrete!?, – shkruan shkrimtari, Kim Mehmeti.  
"Mediat thonë se efekti direkt i vizitës zyrtare të ministres shqiptare të Mbrojtjes në Izrael është hapja e Zyrës Izraelite të Antiterrorizmit në Tiranë, të cilën do ta drejtojë i famshmi ‘Mossad’?! Pra, tani e tutje, jo fshehurazi, po hapur, pritet që shërbimi sekret i Izraelit ‘Mossad’ të vëzhgojë edhe aktivitetin e neve shqiptarëve, apo ta mbrojë Izraelin edhe duke i mbikëqyrur dhe luftuar edhe ‘terroristët’ shqiptarë! Dhe për çudi, debatuesit e devotshëm në Tiranë e Prishtinë fare nuk u morën me këtë problem, mbase pse e tëra u duket vetëm si edhe një ‘vlerë’ Perëndimore me të cilat pasurohet shqiptaria! Apo ndoshta janë pajtuar me mundësinë që në betejat globale ndërfetare, Shqipëria të drejtohet nga shërbimet e huaja sekrete!?" (Kim Mehmeti)


Top