Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5


Ish-rektori dhe dekani i Universitetit të Tetovës, Arbër Çeliku shkruan se, në Maqedoninë e Veriut jetojnë 1 milionë e 220 mijë myslimanë dhe nga ato afër 1 milionë janë shqiptarë dhe ka akuzuar BFI-në se ato e dijnë këtë gjë por e fshehin me vite, për të shtuar:

“Le të më korrigjojnë personat përgjegjës të BFI-së, nëse e kam gabim”.

Shkruan: Veli Berisha

Këto ditë, në portalin infoshqip.com, u publikua edhe qëndrim që shpreh gjithë guximin intelektual të Arbër Çelikut, i cili në fb-un e vet publikon shqetësimin rreth numrit të saktë të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, sipas bindjeve të paluhatshme të të cilit, këtu jetojnë mbi një milion shqiptarë. Profeso Çeliku është i bindur se këtë statistikë të saktë e ka Bashkësia Fetare Islame por, me plotë të drejtë habitet se pse këtë fakt e fsheh BFI-ja, pse ky Institucion, që mbahet nga shqiptarët, kurrë nuk e tregoi numrin e shqiptarëve të cilët, shumica absolute janë myslimanë, anëtarë dhe parapagues të anëtarësisë në këtë Institucion!

Pse ndërhyri pushteti maqedonas në BFI

Fill pas shpalljes së pavarësimit të Maqedonisë, diku pas dy jave, më çoi puna që të zbrisja bashkë me redaktorin teknik të “Flakës së Vëllazërimit”, Zekirja Osmani, në katin e parë, aty ku bëhej faqosja e gazetës. Hyrja në hapësirën e shtypshkronjës ku ishin të montuara makinat më të shpejta dhe më bashkëkohore, ishte e ndaluar rreptësisht dhe ruhej nga policët e asaj kohe. Kjo e intrigoi mjeshtrin Zekerija Osmani dhe, u bë si i hutuar e u nis drejt korridorit, por, hasi në një reagim të ashpër nga policia! Megjithatë, mjeshtri Zekë, si ndër punëtorët më të vjetër të asaj “shtëpie”, i dinte të gjitha vrimat dhe korridoret lavirinth, pasi më humbi nja dy-tre minuta, vetëm kur doli, me një ekzemplar të një botimi që e kishte fshehur poshtë këmishës, në pantallona. Bëhej fjalë për një katalog-libër propagandistik që ishte, e përgatitur në gjuhën angleze, ekzkluzivisht për Maqedoninë, përplot me statistika. Mjeshtër Zeka kishte marrur vesh se botimi përgatitej në tirazh të kufizuar dhe i dedikohej ambasadorëve të akredituar në Organizatën e Kombeve të Bashkuar, ministrave të punëve të jashtme të shteteve që e kishin pranuar dhe që do ta pranonin Maqedoninë si shtet të Pavarur, si dhe shumë organizmave me relevancë të madhe në politikën botërore.

Materiali propagandistik thoshte se, në Maqedoni jetojnë 2.400.000 banorë, prej të cilëve, 29 për qind ishin besimtarë të përkatësisë fetare islame (shqiptarë, turq, romë, boshnjakë, “makedonci myslimani”) 69 për qind besimtarë të besimit ortodosk (maqedonasë) dhe, 2 për qind të tjerë (të feve dhe besimeve të tjera si dhe ateistë).

Përkatësia etnike në mes të dy etniteteve më të mëdha paraqiste këtë raport (17 për qind shqiptarë, 67 për qind maqedonasë dhe 16 për qind të tjerë (turq, vllehë, serbë, romë, boshnjakë, jugosllovenë etj.) Në shifra, më sa mbaj mend, paraqiteshin kështu: shqiptarë 420 mij banorë, të tjerë 380 mij banorë dhe maqedonasë mbi 1 milion e gjashtëqind mij!

Materiali në fjalë i pat rënë në dorë ish-reisul ulemasë, H. Sulejma ef. Rexhepit, i cili, menjëherë ndërmori masa. Kërkoi prej të gjitha organizmave të BFI-së, që nga “odborët” e xhamive, e deri te myftinjtë dhe kordinatorët, në afat sa më të shkurtë të kryejnë regjistrimin e tërë anëtarësisë së vet, secili të xhamisë së vet, secili imam të lagjes së vet, të katundit të vet, nëpër qendra të mëdha, secila xhami, secili imam, të dijë saktësisht se cili numër është që i frekuenton xhamitë dhe, të sillen numrat edhe të atyreve që nuk i frekuentojnë dhe, doli me numër që ia përligji tërë atë aktivitet propagandistik me tërë aparatin shtetëror si dhe duke shpenzuar miliona dollarë. Reagimet e pushtetit maqedonas ishin te ashpra, por jo të frikshme për Sulejman ef. Rexhepin. Natyrisht, rëndësia, pesha, roli dhe respekti për BFI-në ishte aq i madh sa, nuk mund të refuzohej aq kollaj prononcimi i H. Sulejman ef. Rexhepit, lidhur me statistikat e BFI-së për anëtarët e vet, madje të kujt etnikume i përkisnin!

Kësisoj, prononcimin bombastik Sulejman ef. Rexhepi do ta japë në tubimin e intelektualëve islam nga bota, në Medine, me rastin e haxhit të vitit 1992, kurse në kumtesën e vet, veç të tjerash do të deklarojë: “Sipas statistikave, përveç shtetit amë, Shqipërisë, që sot numëron afër katër milion banorë, islami është fe edhe e mbi dy milion shqiptarëve të Kosovës, mbi një milion të Maqedonisë, treqind mijë të Kosovës Lindore dhe dyqind mijë shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi. Pra, llogaritet se sot në Ballkan jetojnë mbi shtatë milion shqiptarë myslimanë.”

Po ashtu, në intervistën me tiull DRAMA JONË ENDE PO VAZHDON, dhënë në maj të vitit 1993 për revistën “The Muslim World”, në pyetjen “Si është gjendja e myslimanëve në Maqedoni?”, atëherë, Kryetari i Meshihatit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë, H. Sulejman ef. Rexhepi, do të përgjigjet: “Numri i përgjithshëm i banorëve në Maqedoni tash e kalon dy milion e katërqind mijëshin, ndërkaq vetëm myslimanë janë gati një milion e treqind mijë. Në bazë të të dhënave që i posedojmë lirisht mund të themi se rreth 55% të numrit të përgjithshëm të banorëve të Maqedonisë janë myslimanë, prej të cilëve 49.7 për qind janë shqiptarë. Ndërkaq është problem tjetër që këtë numër e fsheh statestika zyrtare e qeverisë, e cila vazhdimisht paraqet disa numra e shifra jo të sakta dhe të pabaza, me ç’rast myslimanët e këtushëm i paraqesin si pakicë dhe i japin vetes komoditet për suprimimin e të drejtave të tyre. Duke i pasur parasyshë këto qëlllime të pushtetit aktual maqedonas ne për asnjë moment nuk pranojmë dhe nuk do të pranojmë që të konsiderohemi si pakicë”.

Kjo ishte politika e BFI-së në kohën e H. Sulejman ef. Rexhepit, mbështetur në përkrahjen e fuqishme që e kishte nga Partia për Prosperitet Demokratik, e cila, nuk do ta votojë as Kushtetutën e parë të Mqedonisë me të cilën pozita e shqiptarëve vulosej me ngjyrën e zezë të diskriminimit etnik.

Tani, sa për informim të profesor Arbër Çelikut, së fundmi kemi pasur edhe një prononcim të Shaqir Fetait, “reisit” të instaluar nga pushteti maqedonas, pas ndërhyrjes në BFI politika zyrtare e së cilës i pengonte të gjitha projektet nacionaliste, monoetnike e monofetare të pushtetit maqedonas. Askush nuk i reagoi Shaqir Fetait kundër asaj “balonë prove” që e lëshoi! Shaqir Fetai në një prononcim, në një televizion lokal shqiptar, do të nënvizojë se si myslimanë jemi afër një milon në Maqedoni, më pas e përmend shifrën 800 mij! Shifrën prej 1.300.000 që dikur e jepte H. Sulejman ef. Rexhepi, Shaqir Fetai me automatizëm e zbret për 300 – 400 mij, duke u treguar si “Posllushnik” i politikave shoveniste maqedonase. Në këta një milon myslimanë, turqët pretendojnë se janë mbi 150 mij, romët pretendojn se janë rreth 100 mij, boshnjakët rreth 50 mij dhe, torbeshët nja 80 mij! Sa po ngelin shqiptarë? Sipas Shaqir Fetait në Maqedoni jetojnë aq shqiptarë sa i jepte dikur materiali propagandistik i Kiro Glligorovit që ua shpërndante korit diplomatik e ku theksohej se shqiptarë janë pak më shumë se 400 mij!

Arsye tjetër për ndërhyrjen e pushtetit maqedonas në BFI

Prona e BFI-së, pra, Vakëfi, është problemi më i madh i popullit maqedonas dhe i shtetit të Maqedonisë. Pavarësisht që, në fillimet e veta pushteti maqedonas u përpoq që të zhdukë sa më shumë dokumente të Vakëfit të BFI-së, të nacionalizuar që në peiudhën e “koperativizimit dhe nacionalizimit” të pronave të bashkësive fetare, ish-reisul ulema i BFI-së, Sulejman ef. Rexhepi, që ishte një barrierë e madhe dhe e fuqishme kundër shovenizmit maqedonas, arriti që për një priudhë të shkurtë të hartëzojë tërë pronën e nacionalizuar të BI-së dhe të mbledhë të gjitha dokumentet mbi këto prona.

Në fjalimin e vet me rastin e Takimit të Pestë të Liderëve Myslimanë të Ballakanit, organizuar në mars të vitit 2011, në Shkup, Sulejman ef. Rexhepi do të shpërfaqet si lider i vërtetë dhe skajshmërisht i guximshëm. Ai, veç të tjerash, do të deklarojë: “Nga 350 kërkesa të BFI-së drejtuar pushteteve maqedonase, për kthimin e katër milion metrave katërorë tokë të nacionalizuar nga sistemi komunist, (livadhe, ara, kullosa, male dhe të tjera), si dhe 42 mijë metra katërorë objekte, banesa, shtëpi dhe dyqane, deri më sot mezi kemi arritur që ta kthejmë vetëm 15 për qind të pronës së nacionalizuar.

Ja disa statistika më konkrete! Në Shkup nga 127 kërkesa vetëm 10 prej tyre kanë marur përgjigje pozitive: në Manastir nga 56 kërkesa për, mbi 180 parcela kadasatrike, vetëm 15 prej tyre kanë marur përgjigje pozitive; në Kumanovë nga 10 kërkesa, vetëm 1 ka marur përgjigje pozitive: në Prilep nga 4 kërkesa për dhjetëra parcela kadastarike asnjë nuk ka marur përgjigje pozitive. Po ashtu, në Dibër, Ohër, Negotinë, Shtip, Veles, Kavadarc dhe në gjithë Maqedoninë Lindore situata është e njëjtë.”

Në ndërkohë, nga viti 2011 e deri më vitin 2018, këmbëngulja e ish-reisul ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, ka rezultuar edhe me kthimin e dhjetra parcelave, dyqaneve, si në objekte ashtu edhe në letra me vlerë.

A i ka ditur të gjitha këto opinioni i gjërë? A ka qenë koha e lavdërimeve apo e punës, e akiviteteve, e konkretizimit të kërkesave dhe nevojave!

Sot, në kohën e Shaqir Fetait, të isntaluar në krye të BFI-së pas ndërhyerjes së pushtetit maqedonas për ta eliminuar pengesën më të madhe të politikave nacionaliste maqedonase, Sulejman ef. Rexhepin, kanë ndodhur dhe po ndodh zhvatje, shitje, ngrënie, degradim të vakëfit për të cilin u punua për dy decenie, dhe, e tëra kjo po kalon në heshtje. Zhurmë e madhe mediale u bë fakti që Shaqir Fetai na e paska kthyr një livadh prej nja 24 mij metra katërorë, (nëse është tokë që kthehet përmes denacionalizimit, duhet të tregon se kur është bërë kërkesa për denacionalizim) ndërsa asnjëra nuk shkroi se si e humbi Shaqir Fetai Vakëfin miliona euro në qendër të Gostivarit! Le ta inicojë Shaqir Fetai hartëzimin e pronave të kthyera nëpër periudha.Le ta shohë mbarë popullata myslimane se sa e gjithë ajo që kthehet nga vakëfi, është rezultat i punës gkatë periudhës së Sulejman ef.Rexhepit, kurse, Shaqir fuksit i ngelet vetëm të lavdërohet se shumë shpejt do të habitemi se sa pronën do ta rikthejë!

Shaqir Fetai projeksion i politikave antishqiptare

Shaqir Fetai është i destinuar që të jetë “Posllushnik”, nëse dëshiron që të zhvillohet ngritja e karrierës së tij ashtu siç ka porositur oficeri i tij i UDB-së, Stanko Dragoviq, derisa ky ka qenë “myhyb” i tij me pseudonimin ORAO!

Dhe, t’i kthehemi profesorit të nderuar, Arbër Çelikut! Urojmë të ketë kuptuar dhe të ketë gjetur përgjigjen se pse BFI-ja e Shaqir Fetait kurrë nuk do ta sigurojë dhe nuk do t’ia kumtojë numrin e saktë të myslimanëve të Maqedonisë, në veçanti të shqiptarëve! BFI-ja edhe në diasporë do të mund të ishte më e saktë nëse do ta zhvillonte regjistrimin paralel, vetëm sa për t’ia përligjur “konstatimet” nacionaliste të politikave maqedonase. BFI-ja tashmë i ka qendrat e veta, i ka unionet e veta, i ka të tubuar xhematet e veta në diasporë. Brenda një-dy jave do ta dinte saktësisht numrin e shqiptarëve tanë. Por, jo, Shaqir Fetai bëhet pjesë e politikës maqedonase dhe lëshohet në fushatë të kësaj politike duke apeluar që sa më masovikisht të regjistrohen shqiptarët në këtë “aksion statistikor të shtetit”! Kush i ka mekanizmat në duar? Kush do t’i kontrollojë statistikat? Kush do ta vulosë numrin e “saktë” të shqiptarëve! Cila parti shqiptare e ka bishtin e zënë me derë? Funksionarët e cilës parti janë të korruptuar dhe lehtësisht të shantazhuar? Kush do t’i verifikojë ato statistika (nëse jo BDI dhe BFI e Shaqir Fetait)? Këtu pastaj, do të ishin të turpshme të gjitha ankesat e më tejme të shqiptarëve. Do të duhej të hiqet për dhjetra e qindra vite nga rendi i ditës dyshimi i shqiptarëve për numrin e tyre të saktë si etni në Maqedoninë e Veriiut!

Të korruptuarit, të shantazhuarit, të dyshimtët e të diskutuarit do të vulosin fatin tonë?

Ja pse, jo vetëm profesori i nderuar, Arbër Çeliku, por të gjithë intelektualët e vendit, të gjitha mediat, duhet të ngriten dhe sërish t’i rrënojnë projeksionet maqedonase brenda shqiptarëve, përfshirë këtu edhe Shaqir Fetain si projeksion i politikave antishqiptare.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top