Kolevski pret që Prokuroria për Krimin e Organizuar në vjeshtë të marrë prokurorë të rinj, ndërsa tani zgjedhjet po e pengojnë përzgjedhjen e tyre. Të gjithë prokurorët që plotësojnë kriteret, përfshirë prokurorët që kanë punuar në PSP, do të jenë në gjendje të aplikojnë në këtë konkurs.
Kjo varet kryesisht nga kritere të caktuara, përvoja si prokuror publik, suksesi në punën me raste, raportet e tij me kolegët …”-pohoi Aco Kolevski, kryetar i Këshillit për Prokurorë Publikë.
Me prokurorët e rinj në krimin e organizuar, do të zvogëlohet numri i prokurorëve në prokuroritë më të ulëta. Aktualisht, mungojnë 30 prokurorë, ndërsa në Prokuroritë e Larta 12 prokurorë. Me pensionimin, gjithashtu zvogëlohet numri i personave, që ndjekin krimin. Dhe për gjeneratën e re do të duhet të pritet të paktën edhe tre vjet. Trajnimi në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik nuk ka filluar për shkak të ankesave të kandidatëve të pazgjedhur. Edhe djali i kryetarit të parlamentit Talat Xhaferi, Barled Xhaferi, i cili është zgjedhur në Akademi, është gjithashtu në pritje të trajnimit për gjykatës apo prokuror i ardhshëm./Alsat

No comments: