Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR sot publikisht është deklaruar se janë të gatshëm të dërgojnë mision për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare. Sot edhe MPJ ka dorëzuar letër se zgjedhjet sipas
ligjit dhe Kushtetutës duhet të mbahen më 5 korrik, ashtu që edhe kjo është e miratuar, ka informuar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistën për TV21.
Ai tha se askush nuk pret që misioni i OSBE/ODIHR të jetë siç kanë qenë misionet vëzhguese para se të paraqitet koronavirusi.
“Por, mision do të ketë. Në fund të ditës rreziku për prishjen e procesit zgjedhor është më i vogël, pasi nuk ka grupime. Në këtë situatë paraprakisht ka garanci më të madhe se zgjedhjet do të jenë fer dhe demokratike, pasi edhe fushata më shumë do të jetë elektronike, përmes rrjeteve sociale, televizioneve, bilbordeve…Nuk do të ketë tubime të mëdha, ndaj edhe mund të mësojmë edhe një lloj tjetër të fushatës e cila do të ndihmojë në demokratizimin më të madh të shoqërisë. Çdo krizë është mundësi”, theksoi Zaev.
Ai shtoi se VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit u është e qartë se do të humbin zgjedhjet dhe prandaj ikin nga përballja zgjedhore.
“Opozita duhet të jetë e para e cila duhet të kërkojë zgjedhje që të mund të ketë Parlament, të ketë qeveri politike e cila do të miratojë vendime, të marrë përgjegjësi. Është e shëndetshme edhe për shtetin dhe ekonominë dhe të kemi qeveri politike e cila do të marrë përgjegjësi të plotë para qytetarëve”, ka thënë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. /MIA
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot familjarët e të dënuarve në rastin e Kumanovës. Kryeministri Haradinaj dëgjoi shqet...
-
Madheshtia e njerezve, varet nga madheshtia e veprave te tyre. Azem Sadiku i PDSH-së, pa asnjë perkrahje nga buxheti shteteror, ka bere ...
-
Zyrtari i lartë i LSDM-së, Fatmir Bytyqi ka komentuar kërkesën e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti që Zoran Zaev të ju kërkon falje...
-
Pas lajmit të BFI se kreu Sulejman Rexhepi paska marrë mirënjohje nga Prsidenti Trump, opinioni i gjërë nuk po beson një lajm të tillë, a...
-
Nuhi Bexheti Marshi për Demokraci i mbajtur dje në Shkup, ka shkaktuar shumë shqetësime dhe shumë reagime. Për fat të keq, kundër këtij ma...
-
Arjanit Xhaferi A ka mundësi që Ministria e Brendshme këto Njësitet për Reagim të Shpejtë (EBR) t’i përdorë për të parandaluar prerjen ...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com

No comments: