https://www.facebook.com/lajmtvonline/videos/706366070205986/
Pas përfundimit të konfliktit dhe arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, si i ri, ai kishte shumë ëndrra. Por, asnjëherë s’e kishte menduar se dy dekada pas përfundimit të konfliktit do të harrohej nga të gjithë. Ai sot jeton në këtë dhomë me bashkëshorten dhe nënën e tij.
Arrin të mbijetojë falë punës fizike që bën.
Disa vite më parë kishte marrë premtime se do të punësohej por një gjë e tillë deri tani nuk ka ndodhur. Njësoj pa punë jetojnë edhe disa nga shokët e tij të luftës.
Isufi bën thirrje që të mos nënçmohen ushtarët e UÇK-së që ishin më meritorët për të gjitha të arriturat e shqiptarëve të Maqedonisë.
Pas përfundimit të konfliktit të vitit 2001, për pjesmarrësit maqedonas, të ashtuauajturit “branitella” u miratua një ligj me të cilin parashikohen beneficione të shumta. Pala shqiptare nuk u trajtua në të njejtën mënyrë. Statusi i UÇK-së nuk u rregullua asnjëherë me ligj, pavarësisht premtimeve të shumta. Në këtë mënyrë shumë ushtarë shqiptarë mbetën të papunë dhe akoma kanë vështirësi ekzistenciale./Përgatiti: Amir Idrizi, gazeta LAJM

No comments: