AGJENCIA QË E NXORRI FITUESE BDI-NË KISHTE MARRË 3 MILIONË EURO NGA QEVERIA VMRO-BDI
Pas publikimit të hulumtimeve nga institutet amerikan të cilat parashohin fitore të opozitës shqiptare në zgjedhjet e 15 korrikut, janë shpeshtuar manipulimet me anketa nga disa agjenci të vendit. Portale të afërta me partinë shqiptare në pushtet, BDI, kanë publikuar një anketë e cila nxjerr fitues këtë parti dhe partnerin e tyre të dikurshëm VMRO-DPMNE-në. Por, që në publikimin e lajmit për këtë anketë bie në sy manipulimi me titullin dhe emrin e agjencionit. Portalet e afërta me këtë parti anketën ia kanë atribuar Europe Elections, me të cilën pretendohet se ky është agjencioni që ka realizuar hulumtimin, por në të vërtetë anketa është bërë nga Agjencia vendase “Market vision”. Por, kush qëndron prapa kësaj agjencie dhe cila është veprimtaria e tyre e deritanishme?

No comments: