Maqedonia është shembull pozitiv në Ballkan dhe ka mbështetjen e vendeve evropiane dhe eurokomisarit Johanes Han për realizimin e Marrëveshjes së Prespës dhe integrimin euro-atlantik, deklaroi kryeministri Zoran Zaev pas Samitit të shefave të qeverive të vendeve anëtarët të Nismës të Evropës Qendrore që u mbajt në Zagreb.
Zaevi e vlerësoi Samitin si mundësi të mirë që Maqedonia ta përsërit pritjen e saj për mbështetje nga vendeve mike, për anëtarësim në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në.
“Kërkuam mbështetje nga vendet anëtare për proceset në BE dhe NATO. Maqedonia theksohet në dritë pozitive për ndërtimin e miqësisë, marrëdhëniet e mira miqësore, reformat dhe pritjet janë se përmes Maqedonisë do të vazhdojë zgjerimi”, tha kryeministri Zaev.
Gjatë përgjigjes në pyetjet e gazetarëve, Zaev tha se në Zagreb nuk është takuar me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili mbrëmë ka marrë pjesë në darkën që e ka organizuar kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, por se nuk ka qëndruar për Samitin e sotëm.
“Në ndonjë rast tjetër do ta shprehim pritjen për përgjigjen në kërkesën për ekstradimin e Nikolla Gruevskit, sepse ai sipas konventave dhe ligjeve ndërkombëtare duhet ta vuaj dënimin e tij në Republikën e Maqedonisë”, tha kryeministri Zaev.
No comments: