Radishan, shënohen 6 raste me fruth në çerdhe
Gjashtë raste të fruthit janë regjistruar ditën e sotme, pesë nga të cilët janë fëmijë pjesëtarë të çerdhes për fëmijë në Radishan, ndërkaq njëri nga të infektuarit është i rritur. Komisioni për sëmundje infektive pranë ministrisë së Shëndetësisë gjatë ditës ka mbajtur mbledhje nga e cila pritet të dalin rekomandimet mbi mbylljen e çerdhes apo izolimin e fëmijëve të infektuar nëpër shtëpitë e tyre për një periudhë të caktuar derisa të shërohen. Ndryshe, muaj më parë në rajonin e Dibrës u regjistruan mbi 25 raste të fruthit, shumica prej të cilëve ishin në lidhje familjare me njëri tjetrin. Sëmundje ngjitëse e fruthit transmetohet përmes kollitjes, të teshurave dhe sekrecioneve tjera që vijnë nga rrugët e frymëmarrjes.
No comments: