OH “Hilal” që
kur doli si “bastard” i OH “EL HILAL” më shumë ka zhvilluar aktivitete
vjedhjeje se sa aktivitete humanitare, prandaj dhe, askush nuk guxon që të
ngrisë një iniciativë humanitare në emër të kësaj “individ-organizate”, sepse e
ka të sigurtë dështimin. Në hajni tashmë janë profesionalizuar
Shkruan:
Abdilmutalib Shuaipi, Tetovë
EVN-ja
tashmë e ka bërë traditë që, nga dividenta vjetore, të ndajë një shumë të
konsiderueshme për humanitet, me ç’rast ka të përzgjedhur dhjetra shoqata
humanitare, të cilave ua dorëzon pakot e përgatitura për Vit të Ri, për t’ua
shpërndarë fëmijëve apo, personave në nevojë. Shoqatat humanitare, duke qenë më
të thirrura dhe më të përgatitura në rrafshin e humanitetit, pa përtesë dhe me
shumë zell pranojnë që të jenë në shërbim të EVN-së, të luajnë rolin e
“postierit” dhe t’i përcjellin pakot me emblemën “EVN” deri te nevojtarët.
Zakonisht, shoqatat humanitare të sinqerta e të vërteta, këto ndihma zgjedhin që
t’i përcjellin qoftë nëpër ente që përkujdesen për fëmijët e braktisur, qoftë nëpër
ente shëndetësore ku korohen fëmijët në nevojë, apo edhe gjatë vitit pikasin
persona e familje që janë shumë në nevojë dhe i trokasin në derë me qëllim që
t’ua bëjnë sado pak të lumtur vitin që e përcjellin.
Çka
bën në këtë drejtim OH “Hilal”? Asgjë përveçse vit për viti e vjedhë EVN-në? E
shënon publikisht pranimin e donacionit nga EVN-ja por, ku përfundojnë ato
ndihma këtë e dinë vetëm “dueti” që e përdor EH “Hilal” për shplarje të aksioneve
të pista si dhe për përfitime personale. Nga ky kontingjent i ndihmave të
donuara nga EVN-ja, sipas burimeve mirë të konfirmuara që na vinë nga FSHI, ku
e kanë edhe “magazën” e ndihmave të vjedhura, nga 100 pakot e donuara, 67 qese
“pako” kanë përfunduar në duart e “fëmijëve” të të punësuarve në FSHI, Medresesë
si dhe tek ata persona ku i ka dashur pika e qejfit Mustafa Dautit. A nuk është
kjo një vjedhje klasike?
Vjedhje
paksa më profesionale është edhe prononcimi i Mustafa Dautit kur thotë se “falënderon
këtë bashkëpunim të ndërsjellë”!!! Për çfarë bashkëpunimi të ndërsjellë bëhet
fjalë në këtë aksion humanitar? Dhuratat janë të EVN-së, në të cilën nuk ka
marrur pjesë qoftë me një çam-çakëz Oh “Hilal” e Mustafa Dautit. Kjo “organizatë-individ”,
pa kurrfarë organesh, pa kurrfarë degësh, pa kurrfarë plani akcional mujor e
vjetor, pa kurrfarë mbledhje e procesverbale, pa kurrfarë kierarkie dhe raporte
vjetore, pranon se është në rolin e “hyzmeqarit” duke i ftuar kompanitë të
donojnë që ajo të shpërndajë ndihma!
Po
cili është angazhimi i kësaj “organizate” në sigurimin e ndihmave humanitare?
Si është e mundur që një Halil Kastrat-individ të ndajë çdo javë nga një banesë për të varfërit
dhe t’i ketë nën përkujdesje ditore me qindra të varfër, kurse, një organizatë
humanitare, që vepron në kuadër të BFI-së së uzurpuar dhe, me “autoritet dhe
personalitet shumë të madh” të uzurpatorit, Sulejman Rexhepi, të presë EVN-ja apo
ndonjë donacion turk, që të mashtrojë se, ja, është tepër aktive në humanitet? Edhe
atëherë, kur “është aktive” në fakt shfrytëzon rastin për vjedhje sa më të mëdha!
Pse
Mustafa Dauti nuk e shfrytëzon autoritetin e tutorit të tij, Sulejman Rexhepi
dhe, të zhvillojnë aksion të tubimit të ndihmave humanitare, të paktën, një herë
në muaj. Janë nja 700-800 xhami ku një herë në muaj mund të mblidhen
mesatarisht nga nja 100-200 mijë euro! Të hapin guzhina popullore, të shpërndajnë
çdo muaj ndihma humanitare, banesa, shtëpi, ilaçe etj. Natyrisht, nuk ju ka
ngelur fytyrë, sepse, profesioni i tyre i vërtetë, rjepja e xhepit të xhematit
në emër të humanitet, tashmë është zbërthyer dhe, nuk ka mysliman në Maqedoni që
do t’ia dijë për “autoritetin dhe personalitetin” e Mulla Sulës dhe as për
lavatriçen e tij të parave të pista, Mustafa Dautin. U vodhën ndihmat në mjete
financiare të tubuar për Somali, për Shkodër, për Hasanbeg, për Vlorë, për
Tetovë... Popullin mund ta gënjeshë një-dy herë por, jo çdo muaj. Prandaj, janë
të detyruar të shndërrohen në servis i kompanive humanitare, me qëllim që t’ju ngelë
diçka edhe për fëmijët dhe nipërit e tyre, tek të cilët, në fakt, përfundojnë
pjesa dërmuese e ndihmave të donuara, për të cilat pastaj kurrë nuk raportohet,
ose informohet rrejshëm!
OH
“Hilal” që kur doli si “bastard” i OH “EL HILAL” më shumë ka zhvilluar
aktivitete vjedhjeje se sa aktivitete humanitare, prandaj dhe, askush nuk guxon
që të ngrisë një iniciativë humanitare në emër të kësaj “individ-organizate”,
sepse e ka të sigurtë dështimin. Në hajni tashmë janë profesionalizuar!
Vite
më parë, kësaj “organizate” iu ofrua edhe “Islamic reliev” me seli në Londër!
Ofroi një ndihmë të konsiderueshme me premtime se do të zhvillojnë aktivitete
shumë të ngjeshura humanitare. Por, kur hetuan se, që në ditën e parë u vodhën
nga dueti “Mustafa-Sula”, kurrë më nuk u panë në Maqedoni! Ikën të dëshpëruar,
duke raportuar në shumë organizata botërore që merren me humanitet t’i
ndërpresin të gjitha llojet e bashkëpunimit me BFI-në dhe OH “Hilal”, e cila më
shumë shërben si grrep për të kapur “peshkun humanitar” se
sa për të zhvilluar aktivitete humanitare!
No comments: