Në Maqedoni ekziston një BFI, fatkeqësisht e uzurpuar nga elementë të dyshimtë në krye me Mulla Sulën, një Fakultet i Shkencave Islame, një Medrese, nja 600-700 xhami, pastaj ka restorante reprezentative për një drekë pune! Mysafiri i respektuar turk pritet në restorantin personal të Sulejman Rexhepit! Pse?
Këto ditë në Shkup ka qëndruar Nënkryetari i Dijanetit të Turqisë, Prof. Dr. Burhan Ishlejen, i cili ka përcjellë së afërmi punët që po i kryen TIKA në meremetimin dhe konservimin e disa xhamive në Shkup, por edhe për të shikuar se deri ku kanë arritur punët me ndërtmin e Xhamisë në Fushë Tophanë. Natyrisht, qëllim i veçantë i kësaj vizite ka qenë edhe takimi formal i Sulejman Rexhepit si dhe përcjellja e disa sugjerimeve nga ana e institucioneve relevante turke që kanë të bëjnë me këtë person publik në raport me institucionet shtetërore turke.
Nënkryetari i Dijanetit z.Ishlejen nuk është person privat, nuk është mysafir i rëndomtë, nuk është autoritet i vetëshpallur por, është përfaqësues i një Institucioni fetar turk me relevancë tepër të rëndësihme për popullin dhe shtetin turk. Prandaj, ky personalitet, ka merituar një pritje më zyrtare dhe më dinjitoze. Në Maqedoni ekziston një Fakultet i Shkencave Islame, një Medrese, nja 600-700 xhami, pastaj ka restorante reprezentative për një drekë pune! Mysafiri i respektuar turk pritet në restorantin personal të Sulejman Rexhepit! Pse?
Tashmë, të gjithë faktorët e dinë që objektet e uzurpuar nga Sulejman Rexhepi përgjohen me mini-mikrofonë e me kamera të fshehta! Prandaj edhe nuk pranojnë që të shkojnë nëpër ato objekte të kapura prej Sulejman Rexhepit, i cili, duke e ditur se nuk do t’i futen në zyret e tij, me qëllim për të kamufluar trag përgjimi, i çon në restorantin e vet të rrethuar me pajisje për përgjime, për ç’gjë mysafirët e ndryshëm nuk dinë gjë!
Pse në KONAK-un e Sulejman Rexhepit? Sepse aty është “i magazinuar” një pjesë e mishit të vjedhur të kurbanit, janë magazinuar një sasi e madhe artikujve ushqimore të vjedhura pikërisht nga pakot e donuara nga Dijaneti dhe Drejtoria e Vakëfit të Turqisë për myslimanët e varfër në Maqedoni. Dhe, tërë kjo pastaj do të faturohet dhe do t’i dorëzohet kasës së BFI-së për t’i tërhequr paratë e ushqimit që faturohet si më e shtrenjta në Europë! Në fakt, kësaj radhe ushqimi nuk është përgatitur në guzhinën e Konakut por në Restorantin Fa-Fa, natyrisht, me mallin e Konakut, të siguruar nga mishi i kurbanëve të vjedhur si dhe nga artikujt e vjedhura prej ndihmave.
Porosia e mysafirit turk që ia ka përcjellë me këtë rast Sulejman Rexhepit ka qenë e përmbledhur në tri pikë:
- Të raportojë me shkrim për zhdukjen dhe shitjen e vakëfit i cili është veç të tjerash edhe trashëgimi e periudhës së Perandorisë Osmane,
- Të raportojë me shkrim mbi bashkëpunimin e tij me “gylenistët” si dhe arsyen e përfshirjes së tyrë nëpër organe e deri në Rijaset të BFI-së dhe,
- Të raportohet me shkrim mbi “antierdoganizmin” në BFI si pasojë e paraqitjeve publike të Sulejman Rexhepit, sidomos gjatë përpjekjeve të tij për t’u afruar me sauditët përmes ofendimeve të turqëve dhe shtetit turk, siç ishte rasti i përkrahjes së autoriteteve arabe në masakrimin monstruoz të gazetarit Xhamal Kashogi.
“Shërbimi për informim” i Sulejman Rexhepit njofton se me këtë rast, mysafiri i lartë turk paska pyetur njerëz të ndryshëm për Sulejman Rexhepin, “si për shembull Sulejman Baki dhe Salih Murat”, të cilët paskan folur pozitivisht për të. Po pse paska pasur nevojë të pyes mysafiri turk për Sulejman Rexhepin? Pse i paska pyetur pikërisht këta dy persona të etnitetit turk që jetojnë në Maqedoni? Pse nuk paska pyetur asnjë shqiptarë që janë shumicë absolute e pjesëtarëve mysliman në Maqedoni? Pse këta të BFI-së paskan aq shumë nevojë për ta nënvizuar faktin se, ja, u gjetën nja dy persona që flasin mirë për Sulejman Rexhepin!
Sido qoftë, të pranishmit në drekë e flasin të kundërtën! Fillimisht është pyetur Sulejman Rexhepi se ç’mendim ka për Sulejman Baki dhe Salih Murat, për të cilët, (sidomos për Sulejman Baki), Sulejman Rexhepi ka thënë se janë dy matrapazë të pashembullt, të cilët për interesa të tyre personale, duke manipuluar me turqizmën dëmtojnë institucionet turke. Me këtë rast Sulejman Rexhepi dëshiron t’ju shesë lojalitet turqëve dhe, ka vazhduar: “Që të dy, në emër të mbrojtjes së interesave të turqve, zhvatin para nga taksapaguesit turq dhe ngrisin objekte private”! Dhe, tek pastaj mysafirët i kanë thënë Sulejman Rexhepit se kur këta dy janë pyetur për të ata kanë folur fjalë miradie, tamam siç ia kishte bërë Mulla Sulës në vitin 2013 edhe ish Kryetari i Dijanetit z.Mehmet Gormez!
No comments: