Sulejman
Rexhepi për vite me rradhë ankohet gjithandej nëpër media dhe xhemate se
institucionet shtetërore gjegjësisht pushtetet nuk ndihmojnë në zhvillimin dhe
avansimin e BFI dhe Institucioneve edukativo-arsimore siç janë Medreseja Isa
Beu dhe Fakulteti i Shkencave Islame (FSHI). Për një propagandë të tillë keqpërdor
edhe hoxhallarët nëpër xhamia dhe qendrat islame të diasporës duke mbjellë atë
bindje mes popullit se vërtetë shteti është kundër BFI dhe muslimanëve. Institucionet
edukativo arsimore të BFI janë në vazhdimësi viktimë e sjelljeve të Sulejman
Rexhepit, i cili pareshtur dhe paarsye atakon pushtetet kinse ato janë mjerkë të
BFI, dhe nënë për bashkësitë tjera fetare. Po pse vallë i gjithë ky sulm i
Sulejman Rexhepit ndaj pushtetit?! Në fakt pse ai nuk ndihmohet nga pushteti kur
dihet se shumë gëzime individuale dhe familjare i ka kalu bashk me njerzit e
pushtetit?! Gjithashtu si mund të ankohet ndaj pushtetit kur nuk ka zgjedhje
qoft parlamentare apo lokale që nuk i shërbeu ndonjë subjekti të caktuar
politik?! Sulejman Rexhepi asnjëherë nuk do të pajtohet që institucionet
arsimore dhe shkencore të BFI të futen nën përkujdesin e Ministrisë së Arsimit
dhe Shkencës (MASH) edhe atë për të vetmen arsye që mjetet financiare të mos ndalen
nga populli që grumbullohen në emër të Medresesë e që këto mjete menaxhohen nga
klani i Sulejman Rexhepit i kyçur në Medrese!!! Aktivitetet e Sulejman Rexhepit
kundër Medresesë dhe FSHI-së janë të qarta ngase sikur këto institucione të
akreditohen dhe ndihmohen nga MASH do të bëhej përmes marrëveshjeve dhe përgatitjeve
të raporteve financiare që do të realizohej nëpërmjet transaksioneve bankare
dhe kjo formë e bashkëpunimit do t’ia pamundësonte Sulejman Rexhepit keqpërdorimet
e mjeteve financiare. Ky realitet u dëshmua edhe tek Vakufi i BFI-së që është
kthyer viteve të fundit nga pushteti, por nuk u vërejt meqë u vjedh dhe zhduk
nga Sulejman Rexhepi.
No comments: