Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Këto ditë, në një prej hoteleve superluksoze të Shkupit, “trajnus” nga Arabia Saudite do të trajnojnë hoxhallarë nga Maqedonia se si ta kryejnë imamllëkun! Do me thënë, mësimet e teologëve tanë, mësimet e marrura nga hoxhallarët tanë të respektuar, në Medrese dhe përforcuara në Fakultetin e Shkencave Islame, janë të gjitha të kota, ndaj dhe duhet të vijnë “hoxhallarë të specialiizuar” nga Arabia Saudite dhe të na mësojnë se si duhet të falemi dhe ç’ka duhet të predikojmë te xhemati ynë? Tashmë, disa “fiçfiriçë” nga Myftinia e Shkupit, që pranojnë t’ia fshehin gjurmët Sulejman Rexhepit duke e mbajtur sa “më larg” këtij organizimi, kanë hartuar lista imamësh të cilët mund të prezantojnë në ligjerata të “kursit” disa ditësh. Ata imamë që llogariten si ekcesivë dhe tepër “ekstremistë” në vlerat e Shkollës Juridike Hanefite, nuk u lejohet që të marrin pjesë në ligjerata, gjithnjë duke këmbëngulur që të evitojnë skena të padëshirueshme që mund të vijnë si përplasje e dy “rrymave” fetare. Sulejman Rexhepi, pas përkrahjes që ia jep sauditëve me rastin e likuidimit të gazetarit Kashogi në Konsullatën saudite në Turqi, tashmë ka kërkuar dhe ka dhënë vizë që hoxhallarët e Maqedonisë të trajnohen nga “ekspertët sauditë”, të cilët janë misionarë fanatikë të vehabizmit të tyre. Ali Ahmeti mundohet që të hapë shkolla “ku farkohet” e ardhmja e popullatës sonë, kurse, mentori i tij fetar, Sulejman Rexhepi, mundëson dhe përuron kurse “ku farkohet” zymtësia kombëare! Lëvizja Myslimane për Refoma në BFI-në e uzurpuar nga Sulejman Rexhepi, pa dyshim që për këtë aktivitet tepër të rrezikshëm dhe tepër “sekret”, jo të lejueshëm për të gjithë dhe sa më larg syve të opinionit, do të informojë faktorë relevantë nga vendi dhe nga jashtë.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top