Qeveria nuk ka qëndrim lidhur me propozim ligjin për Regjistrimin e popullsisë, të paralajmëruar ditë më parë nga Enti Shtetëror i Statistikave, ku sipas paralajmërimeve, në pyetësorin e numërimit nuk figuron grafa për përkatësinë etnike. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve tha se lidhur me këtë fazë duhet drejtuar tek Enti Shtetëror i Statistikave, që tashmë ka filluar aktivitetet përgatitore për zbatimin e regjistrimit.
MILE BOSHNJAKOVSKI, ZËDHËNËS I QEVERISË
“Për momentin lidhur me këtë procedurë do t’u drejtoja të komunikoni me Entin Shtetëror të Statistikave që tashmë ka filluar aktivitete përgatitore për zbatimin e regjistrimit. Kuptohet në një fazë të ardhshme e gjitha kjo do të koordinohet në nivel të Qeverisë, Kuvendit të RM-së poashtu edhe Entit Shtetëror të Statistikave. Megjithatë përgjigjen për pyetjen tuaj për këtë fazë përgatitore kërkojeni tek Enti Shtetëror i Statistikave.”

I pyetur nëse në seancat e Qeverisë është diskutuar për këtë temë, duke marrë parasysh reagimet e shumëta të partive shqiptare lidhur me këtë çështje, Boshnjakovski tha se në asnjërën nga dy seancat e fundit nuk është hapur kjo temë.
MILE BOSHNJAKOVSKI, ZËDHËNËS I QEVERISË
“Në seancën e djeshme qeveritare nuk është diskutuar për këtë temë. E as në seancën e parafundit nuk është diskutuar. ”
“Në seancën e djeshme qeveritare nuk është diskutuar për këtë temë. E as në seancën e parafundit nuk është diskutuar. ”
Sipas paralajmërimeve të drejtorit të Entit të Statistikave, Apostoll Simovski, në pyetësorin e regjistrimit të popullësisë parashihet që të mos ekzistojnë paragrafi i përkatësisë etnike dhe religjionit. Për t’u përcaktuar se cilës bashkësi etnike i takon qytetari do të regjistrohet duke iu përgjigjur pyetjes se cila gjuhë amë është e tij dhe cilën gjuhë flet në komunikim.
Sipas Simovskit këto paragrafë duhet të hiqen pasi të dhënat për përkatësinë etnike janë keqpërdorur për qëllime politike. Regjistrimi i popullsisë do të mbahet më 1 prill të vitit 2020 dhe në këtë proces do të përfshihet e gjithë popullata që jeton në dhe jashtë Maqedonisë, duke përfshirë edhe të huajt që në Maqedoni qëndrojnë më shumë se 1 vit. Draft-versioni i Ligjit për Regjistrim pritet të kaloj në Qeveri deri në fund të vitit, ndërsa miratimi i tij në kuvend pritet të bëhet në vitin e ardhshëm.
No comments: