Liderët dhe politikanët shqiptarë që janë edhe myslimanë, lider të tyre fetar e kanë Sulejman Rexhepin. Ja ku Sulejman Rexhepi sot është dashur të jetë në mesin e tyre duke sfilatuar nëpër kalldërmet e Çarshisë së Shkupit, për më tepër, a kemi thënë se është “kalorës i Skënderbeut”, ndërkohë që, këta që kanë shetitur, nuk janë të denjë, sipas Sulejman Rexhepit, të jenë as kali i Skënderbeut
Shkruan Haxhi Isa Xhaviti
Sot, disa liderë dhe politikanë shqiptarë, paskan bërë një shëtitje të vogël nëpër Çarshinë e Vjetër të Shkupit, deri te përmendorja e Skëndeerbeut ku kanë vënë kurora lulesh në shenjë të përkujtimit të jetës dhe veprës së tij. Në shëtitore paskan dalur Ali Ahmeti, Ilir Meta, Bujar Osmani, Talat Xhaferi dhe, mbrapa tyre, plotë bashkëveprimtarë e bashkëmendimtarë! Por, mungon një figurë e cila na qenka hidhëruar fort! Ku është miku i ngushtë i Ali Ahmetit të cilin e llogarit “lider i të gjithë shqiptarëve”; miku i Ilir Metës, të cilin vetë ky e ka vlerësuar si “kalorës i Skënderbeut” dhe, përulja e tij para këtij heroi kombëtar pa këtë “kalorës” sikur duket tepër ironike; miku i Talat Xhaferit, ai i cili e dekoroi me “Myfti Haxhi Vebi Dibra” por që Talat efendiu nuk e mori vetë dekoratën meqë ishte i nxënë nuke i zbrazur “Skopsko”-t – pra, mungoi “lideri” i të gjithë këtyre liderëve – Mulla Sula!
Pse bre nuk e kanë ftuar Mulla Sulën, ndërkohë që kanë defiluar nëpër rrugën e vakëfit të BFI-së që e llogarit si pronë të veten. Ka mundur me dalë dhe me ua thy këmbët këtyre liderëve që e kanë harru ta marrin me vete! E paskan nervozu Sulejman Rexhepin! PASKA ME KRISË KJAMET, PASKA ME U BO E ZEZA DITË!
Të gjithë këta liderë, plus edhe Bujar Osmani, kanë dalur në foto duke e bërë shqiponjën! Pse a nuk di të bëjë edhe Mulla Sula shqiponjë, apo, shqiponja e tij duket me “katër S-ja”!
Tani, për shkak të Bujar Osmanit si dhe Ali Ahmetit – pritni kur të derdhet një lumë bekimesh mbi Zoran Zajevin! Sepse, moti dikur, kur Bujar Osmani ishte ministër i shëndetësisë dhe kur Sulejman Rexhepi e luste që t’ia lejojë auto-ambulancën për në haxh dhe, pasi që ky nuk denjonte për t’i dëgjuar kopallat e Sulejman Rexhepit, atëherë Sula do t’i drejtohet edhe Ali Ahmetit. As ky nuk do t’ia fusë! I hidhëruar deri ku më s’vete, duke u ankuar se këta shqiptarë të BDI-së nuk ia puthin fare dorën, siç ia puthin dorën Gruevski e të tjerët gospodin gospodin Stefanit, duke qenë i bindur se të gjithë këta që puthin dorën e liderit fetar përfundojnë në xhenet, atëherë, pse mos ta luste Allahun që ta bekojë Nikolla Gruevskin, i cili, madje, u bë sebep që po atë vit të kenë haxhilerët tanë auto-ambulancë me vete në haxh! Pra, opinioni duhet ta dijë arsyen se si erdhi deri te ky bekim! Opinioni i gjërë, mbi tre milion herë e ka parë videon ku shihet Sulejman Rexhepi duke e bekuar Nikolla Gruevskin, i ka lexuar mbi 789.645 komente negative (të gjitha sharje e ofendime) mbi këtë ngjarje, kurse kurrë nuk e ka ditur se, ai bekim në fakt është si kundërpërgjigje që buron nga mallkimi i Sulejman Rexhepit që ka derdhur mbi Ali Ahmetin dhe Bujar Osmanin! Tani, i kërkohet ta bëjë të kundërtën! Ta heq bekimin nga Nikolla Gruevski? I bie që, t’i bekojë Ali Ahmetin e Bujar Osmanin, kurse ta mallkojë Nikolla Gruevskin? Phuuuu me ju tha edhe goja nuk do ta bënte një gjë të tillë Sulejman Rexhepi!
Pardon, ka gjasë që sërish t’i mallkojë si pasojë e urrejtjes që ju ka akumuluar sot në rrokotel të barkut! Edhe shokë të ngushtë, edhe jarana të mishit të vjedhur të kurbanit, edhe mysafirë që kanë hëngër e pirë pa para te Konaku i Mulla Sulës, edhe mos me e thirrë në shëtitje simbolike në Çarshinë e Vjetër, me të vërtetë e meritojnë mallkimin. Po bëhen shkaktar që për së dyti herë t’i bekojë liderët maqedonasë, sado antishqiptarë qofshin ata! Antishqiptarë po, por, çuditërisht, edhe pse pa i mbajtur me mish e me lekë fitri e zeqati, prap se prapë po ia kryejnë punët! Të paktën, po ia shtyjnë seancat gjyqësore! Kurse, këta, liderët tanë, edhe pse po i llullë me mish e me pije, me shëtitje nëpër botë e me lekë që simbolizojnë kafshatën e gojës së myslimanëve, sërish nuk po e rspektojnë! Sulejman Rexhepi sot është dashur të ndjehet lider i liderëv të shqiptarëve, nëse janë myslimanë, sepse, në një territor, lider fetar të bëhet prijësi i po atij terriori. Në rastin konkret, liderët shqiptarë në truallin e Maqedonisë që janë edhe myslimanë, lider të tyre fetar e kanë Sulejman Rexhepin. Ja ku Sulejman Rexhepi sot është dashur të jetë në mesin e tyre duke sfilatuar nëpër kalldërmet e Çarshisë së Shkupit, për më tepër, a kemi thënë se është “Kalorës i Skënderbeut”, ndërkohë që, këta që kanë shetitur nuk janë të denjë, sipas Sulejman Rexhepit, të jenë as kali i Skënderbeut!
Pati nga ata që edhe shtruan pyetje të tillë: “pse në mesin tuaj mungon Sulejman Rexhepi”? Unanimisht dhanë përgjigje: “Zharkos” nuk i ka hije shqiponja! Atij balli i vajton për kokardë! Pas kësaj, e qeshur e madhe ka shpërthyer në “Sheshin Skënderbej”, e qeshur që jehoji anekënd Shqipanisë Etnike. Kështu ka lezet të festohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe! Plot shend e verë! Gëzuar pra – për jetë e mot kjo Ditë e Shenjtë e Shqiptarisë!

No comments: