Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Bashkësia Fetare Islame në RM është në prag të falimentimit total dhe, për këtë problem është shkruar me qindra herë. Mulla Sula po mundohet që fajtorin ta gjejë në mesin e popullatës myslimane. Nuk mund të fajësohet popullata myslimane, e cila nuk mund të durojë që të heq nga kafshata e gojës për t’u pasuruar Sulejman Rexhepi dhe familja e tij. Fajtori e ka një emër: Sulejman Rexhepi

Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI



Në një takim të sotshëm të përkrahësve të Lëvizjs me strukturat udhëheqëse të kësaj Lëvizje të Myslimanëve për Reforma në BFI, të udhëhequr nga ish-sekretari gjeneral, Afrim Tahiri, u diskutua hollësisht mbi pozitën e degraduar të Institucionit të BFI-së deri në shndërrim në një firmë private të uzurpatorit të BFI-së, Sulejman Rexhepi. U shqyrtuan, gjithashtu, edhe hapat që duhet të ndërmerren për ndalimin e rënies së kurbës së grafikonit që shënon trendin historik negativ të buxhetit.
Po ashtu, u diskutua edhe rreth konstatimit të një shkrimi të publikuar ditë më parë në të cilën thuhej se, Mulla Sula, për shkak të krizës financiare, po e përsërit historinë e mbylljes së Medresesë Isa Beu.
Me këtë rast u mohua çfarëdo fajësie që Mulla Sula po mundohet t’ia hedhë popullatës myslimane, duke e akuzuar si koprrace që nuk çanë fare kokë për rrezikimin e jetës fetare islame në vend. Popullata myslimane e Maqedonisë, historikisht e ka dëshmuar se është një nga popullatat më të devotshme në rajon dhe më gjërë. Asnjë xhami, asnjë imam, asnjë mekteb, asnjë Medrese nuk është krijuar as nga shteti, por as nga prona e patundshme marramendëse e Sulejman Rexhepit. Të gjitha këto janë ndërtuar, janë shkolluar dhe mirëmbajtur nga popullata myslimane e vendit.
Dekadave të fundit, politikat drejtuese dhe financiare të BFI-së asnjëherë nuk kanë qenë të harmonizuara me fuqinë ekonomike të myslimanëve të vendit. Veç kësaj, në momentet kur gatishmëria e popullatës sonë ka qenë në maksimum për sa i përket pagimit të taksave fetare, të fitrit e zeqatit, të donimeve të ndryshme, pikërisht në këtë moment është shtuar edhe vullneti dhe gatishmëria e Sulejman Rexhepit për t’u zhytur në haram, duke tërhequr pas vetes edhe njerëz të korruptuar dhe lakej që nuk kanë lidhje me parimet e mirëfillta islame.
Pra, nuk ra në këtë derexhe buxheti i BFI-së pë shkak të koprracisë që po na e karaterizoka popullatën tonë, por, mbi të gjitha, për shkak të sensibilizimit të opinionit të gjërë përmes një fushate të pandalshme, duke i shpalosur të gjitha lojrat, krimet, hajnitë dhe zhvatjet që po bëhen në BFI-në e uzurpuar nga Sulejman Rexhepi.
Natyrisht, sensibilizimi ishte shkallë-shkallë, që do të thotë jo si shpërlarje truri, por si pasojë e momenteve faktike që po shkaktohen javë për jave, muaj për muaji e vit për viti në BFI-në e uzurpuar. Kështu, pas ngjarjes së vitit 2015, kur u dëshmua se Sulejman Rexhepi kishte vendosur për ta pastruar terrenin nga pengesat që nuk po e linin të vjedhë e të zhvatë pa hesap, vit për viti dështuan të gjitha aksionet fetare! Në krahasim me vitin 2014, më vitin 2015 buxheti i BFI-së pësoi një rënie. Më vitin 2016, në krahasim me vitin 2015 buxhti përsëri kishte rënie! Ky trend i rënies së buxhetit, si pasojë e mosdhënies së fitrit, zeqatit, kurbanëve, lëkurave, por edhe refuzimit të udhëtimin për në haxh nën organizimin e BFI-së së Sulejman Rexhepit, për shkak se hajnia e tij tashmë ishte e haptë, transparente dhe e vërejtur prej të gjithë myslimanëve të vendit, në vitin 2018 në krahasim me buxhetin e vitit 2014 flitet se ka rënie prej 120 për qind, duke krijuar edhe borxhe të brendshme në vlera miliona euro! Rijaseti i BFI-së duhet të tregojë ku u treten paratë e marrura nga denacionalizimi i vakufeve të Shkupit, Ohrit, Prilepit, Manastirit, Resnjës, Velezit etj!
Nga ana tjetër, çuditërisht, kurba e grafikonit që shënon pasurinë dhe pronën e Sulejman Rexhepit por edhe të familjes së tij, ka pësuar një ngritje marramendëse, të paimagjinueshme për trurin normal.
Sot, vetëm shpenzimet ditore të nipërve unikat në botë të Sulejman Rexhepit shkojnë sa shpenzimet ditore të mbarë të punësuarve në BFI, fati i të cilëve do të jetë edhe më tragjik se ky i punëtorëve të Medresesë. Sulejman Rexhepi, këto ditë prej të gjithë të punësuarve në BFI-në e tij, do të kërkojë që të pranojnë se do të shndërrohen në punëtorë të dëgjueshëm të firmës së tij. Prej tyre do të kërkojë që, nëse e duan dhe janë të sinqertë ndaj tij, atëherë të punojnë pa para deri sa të mbushet buxheti i BFI-së. Ata që nuk do ta pranojnë këtë status të robit, do të largohen, sepse, Sulejman Rexhepi nuk e ka ndërmend që t’ju hyjë në hak nipërve të vetë kopukë, duke ua shterrë buxhetin ditor për t’i paguar të punësuarit në BFI.
Sulejman Rexhepi po e bluan edhe një strategji idiotike në esencë! Do t’ju kërkojë të gjithë myftinjëve që t’ia dorëzojnë nga një shumë të caktuar, prej 300 mij euro e deri në 50 e 40 mij euro, varësisht nga pesha e myftinive. Ndryshe, është duke e përjetuar një dështim historik për sa i përket organizimit të jetës fetare islame në vend. Ky dështim do ta detyruaka në dorëheqje dhe, tek atëherë do ta shohin të gjithë se çka do të thotë një BFI pa Sulejman Rexhepin!
Është një plan shumë ambicioz dhe nuk mund të realizohet pa pasoja! Dikush do të përgjigjet për këtë gjendje katastrofale të BFI-së. Nuk mund të fajësohet popullata myslimane, e cila nuk mund të durojë që të heq nga kafshata e gojës për t’u pasuruar Sulejman Rexhepi dhe familja e tij. Fajtori e ka një emër: Sulejman Rexhepi.
Këto ishin disa konstatime që u nënvizuan në këtë takim vëllazëror të pjesëtarëve të Lëvizjes së myslimanëve për reforma në BFI.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top