(Rreth
intervistës së Afrim Tahirit, ish-sekretar i përgjithshëm i BFI-së, me titull
“E vërteta është shpirti i drejtësisë”, të botuar në shumë media elektronike të
vendit.)
Shkruan: Abaz Islami
Dje,
opinioni i gjërë ka lexuar një intervistë të mrekullueshme, me shumë optimizëm,
intervistë që përçonte një mesazh: luftimi i së keqes kërkon sakrificë dhe
durim të çeliktë!
Tre
vjet më parë, ne, një grup shokësh, e nisëm luftën kundër të keqes së
përgjithshme, fetare e kombëtare, që emrin e kishte Sulejman Rexhepi. Isha ndër
ata shokë që e kisha shumë të qartë se po marrim një rrugëtim të gjatë, me
shumë sfida, madje me shumë rreziqe, kërcënime e humbje materiale, por që ishim
shumë të bindur se në fund do të dalim fitimtarë. Ishte pikërisht Afrim Tahiri
ai që na mbante me shpresë, që na mbante me optimizëm, ishte tim lider i
pakonkurrencë.
Ky
grup shokësh ishim shumë të rehatuar në “lluksin” e BFI-së së Sulejman Rexhepit
dhe, sa i përket interesave personale, do të ishte shumë mirë që ta vazhdonim
atë rehatllëk dhe mos të çanim kokë për asgjë. Por, amaneti që e kishim mbi
supe, si predikues të paisur me mësime të gjëra islame, nuk na linte të ishim
aq hipokritë dhe të vazhdonim edhe më tej me Sulejman Rexhepin, i cili, dita
ditës po shndërrohej në një i babëzitur të pashoq në mesin e myslimanëve të
vendit. Jo vetëm kjo, babëzitja e tij po e rrezikonte funksionimin e
Institucionit, të organeve dhe të enteve edukativo-arsimore të tij, prandaj, me
të drejtë kishim konstatuar se koha është tani që t’i thuhet stop!
Ne,
fare mirë kemi mundur që të dalim nga Institucioni dhe të rrimë si macja nën
sofër, pa bërë zë, si shumë të revoltuar dhe të pakënaqur të tjerë të mëhershëm
dhe, çdo gjë të shkonte ashtu siç e planifikonte Sulejman Rexhepi me hajnat e
tij. Natyrisht, zgjodhëm strategjinë e ngujimit, si minatorët e Trepçës në
vitet 80-ta të shekullit të kaluar, kur e sensiblizuan tërë botën se, “Trepça
eksploatohej Beogradi ndërtohej”! Ngujimi ynë për 13 ditë në hapësirën e BFI-së,
konkretisht në zyren e Afrim Tahirit, hapi një dritare gjigante prej nga po
vëreheshin të gjitha të bëmat e Sulejman Rexhepit, të gjitha planet e tij akoma
të pabëra dhe, deri edhe rrënimi i BFI-së në themel! Ne u mbyllëm për t’u hapur
portat e së vërtetës!
Ikën
tri vite e ca muaj duke zhvillur një betejë të paimagjinueshme dhe vështirë të
përballueshme madje nga komunitete të mëdha e mirë të organizuara. Ne ia dolëm
sepse patëm Platformën tonë, patëm vizionin tonë dhe, mbi të gjitha, patëm
Allahun Fuqiplotë në anën tonë, sepse po ia bënim hyzmetin të vërtetës në dëm
të veprimeve penale, korrupsionit, zhvatjes, hajnisë, gënjeshtrës, shpifjes,
nepotizmit, diktaturës që po lëshonin rrënjë në BFI-në e Sulejman
Rexhepit.
Të
vetmën luftë, apo përballje që na e bëri Sulejman Rexhepi për këtë kohë, ishte
përpjekja e tij e parreshtur, diku me kërcënime e diku me pagesa, për ta
penguar publikimin e të vërtetës sonë. Vetëm Sulejman Rexhepi e di fort mirë se
sa e tmerrshme është e vërteta që e kemi ne rreth tij! Prandaj, ai vetëm këtë
luftë e bënte, të mos na japë asnjë media hapësirë, sa herë që dilte Afrim
Tahiri në TV apo në ndonjë gazetë, Sulejman Rexhepi kërcente si zorra në prush
duke bërë trysni nga më të ndryshmet kundër medias që i jepte hapësirë. Deshti
Zoti dhe, tërë ajo luftë e Sulejman Rexhepit rezultoi me një revoltë mediale
kundër tij dhe me bashkangjitjen me kauzën tonë të dhjetra e dhjetra mediave të
ndryshme elektronike. Nuk ka kaluar ditë të lume që nuk ka pasur shkrime kundër
Sulejman Rexhepit, nuk ka pasur ditë që nuk është vënë në tapet Sulejman
Rexhepi i cili, me shkëputjen tonë prej tij, sikur u trimërua dhe shkatërrimin
e BFI-së e mori edhe më me hov.
Sot,
në arkivin e Lëvizjes për reforma në BFI, janë të depozituar 1237 analiza,
komente e shkrime të ndryshme mbi Sulejman Rexhepin si një mortajë që ka
pllakosur BFI-në. Janë me mijëra shkrime e informacione të tjera, kurse,
komente nëpër rrjete sociale janë 76, 034 dhe që këtij numri çdo ditë i shtohen
me qindra të tjera. Pra, Sulejman Rexhepi hyri në histori si personi më i
kritikuar dhe më i urryer për veprimet e tij të pahijshme. Natyrish, për
veprimet e tij të pahijshme kemi ngritur edhe disa procese gjyqësore por, ja që
Sulejman Rexhepi pati ndikim (si dhe tërë buxhtin e BFI-së të grumbulluar nga
fitri dhe zeqati nga myslimanët e vendit) edhe në heshtjen e gjyqësorit, duke
keqperdorur edhe subjekte partiake si dhe afrinë me persona me relevance në
vend.
Zoti
është i Madh! Tani, fushata jonë kundër kësaj të keqe veçmë është ngritur në
instanca më të larta shtetërore dhe, shumë shpejt do të kemi edhe zbërthim të
akuzave të ngritura ndaj tij. Në Parlamentin e Maqedonisë nuk u diskutua mbi
ndonjë ide të shëndoshë e cila do të ndikonte në prosperimin e shoqërisë, por,
u diskutua mbi një dukuri të rrezikshme që synon ta ngulfasë tërë shoqërinë
tonë. Sulejman Rexhepi u bë temë diskutimi në Parlament dhe u kritikua ashtu
siç diskutohen bandat kriminele nëpër parlamente të shteteve që janë në zgripc
të fuksionimit normal pikërisht për shkak të bandave.
Pa
dyshim, kjo luftë trevjeçare ishte kryekëput e Afrim Tahirit, ky shtegëtim kaq
i gjatë drejt nxjerrjes në shesh të së vërtetës rreth Sulejman Rexhepit, nuk
ishte rrugë e shtruar me lule, por, me lloj-llloj shantazesh, kërcënimesh,
pengesash, me veprime desperatorësh, me ofertash për t’u korruptuar, me poste e
ripunësime. Megjithatë, lufta jonë duhej ta kishte karakterin e shenjtë, ndaj
dhe nuk u luhatëm për asnjë sekond. Do t’i shkojmë deri në fund. Bashkësia
Fetare Islame duhet t’i merret një klike manipulantësh dhe t’i kthehet
myslimanëve të vendit.
Zot,
Falemnderit që më pozicionove në krah të vizionarit, durimtarit, luftëtarit të
paepur për të vërtetën, në krah të Afrim Tahirit. Në këtë anë pa dyshim që të
gjithë jemi faqebardhë...

No comments: