Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Për herë të parë, më duhet të pranoj se, kolumna e nënshkruar nga Sulejman Rexhepi, me titull “Ateizmi selektiv”, del se është logjikë e vetë Sulejman Rexhepit të diagnostifikuar me multiplex sklerozë! Nëse këtë kolumnë ia ka shkruar Agim Mehmeti atëherë del se ai ka qenë tërësisht i alkoolizuar. Ndryshe, nuk do të kishte aq shumë budallallëqe me bollëk në kuadër të një shkrimi
Shkruan Mr. Zeqie Veseli

Nuk besoj që do të gjendej në botë ndonjë filozof, ndonjë sociolog, psikolog apo, përgjithësisht, ndonjë intelektual i lartë, i cili do të mund ta zbërthente sintagmën “Ateizëm selektiv”! “Selektiven” nuk mund ta ushtrojë në vetëvete një ideologji, por, një pushtet, një fuqi! Në rrafshin politik, fjala “selektive” nënkupton një padrejtësi ligjore, tregon për një dukuri institucionale kundër një fenomeni!
Sulejman Rexhepi, me këtë sintagmë dëshron të na thotë se, në mesin e shqiptarëve ka ateistë të cilët nuk i besojnë islamit por vetëm fesë krishtere! Këtu nuk ka kurrfarë ateizmi, këtu kemi të bëjmë me një përcaktim fetar, ose, në raste ekstreme, me feomenin e urrejtjes! Nëse kjo urrejtje ushtrohet institucionalisht, atëherë kemi padrejtësi, ose, “drejtësi selektive në sferën e besimit”!
Sulejman Rexhepi, këtë tog fjalësh e formon duke u nisur nga një revoltë kundër “intelektualëve atesistë” shqiptarë të cilët e njollosin një komunitet të tërë myslimanësh shqiptarë duke i konsideruar si radikalistë! Kjo është shpifje tipike e Sulejman Rexhepit, njeriut sklerotip! Është më se e vërtetë se, për momentin në botë luftohet “radikalizmi islamik” dhe, këtë lloj radikalizmi e kultivojnë grupacionet që dalin nga shoqëritë myslimane. Deri më sot nuk është dëgjuar se në ISIS, apo, në vatrat e luftërav në disa shtete myslimanësh, janë përfshirë shqiparë katolikë apo ortodoksë! Atje janë futur shqiptarët myslimanë dhe, për këtë devijim kush mund të fajësohet më shumë se vetë instituconet islame të shoqërisë shqiptare! Fundja, Sulejman Rexhepi vetë thotë se e ka një “projekt” që e lufton kyçjen e shqiptarëve myslimanë nëpër këto vatra lufte të huaja për shqiptarët! A do të thotë kjo se Sulejman Rexhepi na qenka “ateist selektiv”! Sulejman Rexhepi dëshiron që ta përligjë një të vërtetë të madhe të cilën e pranon e tërë bota, me përjashtim të politikave ruse-serbe! Shqiptarët janë shembull unikat i bashkëjetesës ndërfetare jo vetëm brenda gjirit kombëtar por, gjithandej ku gjenden, përmes përpjekjeve permanente për integrime shoqërore. Bota kështu i njeh shqiptarët dhe jo si “ateistë selektivë”, sintagmë kjo e dalur nga mendjet e gatuara me brumin ruso-serb.
Shikoni se çka bluan Sulejman Rexhepi! Një mendim i këtillë mund të rrjedhë vetëm nga ato mendje sklerotike e cila është e sinqetë vetëm me sendet, gjërat, personat dhe mendimet që i ka pasur thellë në subkoshiencën e vet por që kurrë nuk i ka nxjerrur jasht për shkak të turpit, frikës, apo alogjikes. Sulejman Rexhepi e shkruan këtë fjali pijaneci: “Një njeri , që është i vetëdijshëm se në situatat në të cilat me njerëzit nuk sundon Zoti patjetër do sundojë zullumqari, paraqet kënaqësi dhe gëzim edhe për vetë Krijuesin.”
Sipas Sulejman Rexhepit paska vende, momente e çaste kur me njeriun nuk po sunduaka Zoti por zullumqari! Dhe kur zullumqari sundon me njeriun kjo po shkaktuaka kënaqësi dhe gëzim për vetë Krijuesin”! Kjo logjikë është tipike e mendjes së sëmurë si ajo e Sulejman Rexhepit. Ai në ndërdijen e vet e pranon se është zullumqar dhe se këtë zullum e bën ndaj popullatës shqiptare myslimane, sepse kjo “paraqet gëzim dhe kënaqësi te Krijuesi i tij”! Dhe, gjithnjë sipas logjikës sklerotike të Sulejman Rexhepit, aty ku sundon zullumqari aty nuk mund të gjendet prezent Zoti dhe, kjo do të thotë se, veprimet e tij nuk ka se kush t’i trajtojë e t’i regjistrojë si mëkat. Kjo është logjika e Sulejman Rexhepit që në fund të dalë i pamëkatshëm, përkundër të gjitha veprimeve prej një zullumqari të urryer nga Krijuesi ynë! Për këtë “budallallëk ateist” Sulejman Rexhepi është i bindur se do ta falë Zoti, sepse, mendimet dhe veprimet prej budallai Zoti nuk ia përshkruan si mëkat një të çmenduri!
Krejt në fund, Sulejman Rexhepi na e sjell një frazë përmes të cilës dëshiron të arrijë një “amnesti shqiptare” nga heshtja e tij bashkëpunuese me elementët antishqiptare dhe antimyslimane në Maqedoni. Sulejman Rexhepi kërkon që për zhvillimin e politikave antishqiptare e antimyslimane në vendin tonë fajin t’ia hedhë “ateistëve” shqiptarë, të krishterëve shqiptarë, ndërsa BFI-ja e tij është kristal e pastër!
Sipas logjikës së akolumnistit Sulejman Rxhepit “Të akuzohen pa kurfarë motivi shqiptarët muslimanë se paraqesin rrezik për evrointegrimet dhe të heshtet qyqarisht kur nëpër protesta të ndryshme në Maqedoni shpalosen flamujt e “Vëllazërisë Krishtere” dhe priftërinjë të ndryshëm kanosen se do e rrokin armën në duar, është alarm për vetëdijen tonë kolektive.”
Meqë Sulejman Rexhepi dhe BFI-ja e tij i paska parë këta flamuj të “Vllazërisë Krishtere” dhe paska dëgjuar priftërinj maqedonasë tek kanosin se do të rrokin armë në duar, atëherë, le të na thotë Sulejman Rexhepi se cili ishte reagimi i tij personal dhe institucional! Cili ishte shqetësimi i tij që ua shprehu partive politik shqiptare që participojnë në pushtet? A iu drejtua institucioneve shtetërore për kërcënimet e tilla? Luftën kundër “fundamentalizmit ortodoks” Sulejman Rexhepi e kërkon nga intelektualët shqiptarë, sepse vetë nuk guxon ta zhvillojë këtë luftë, sepse “bishtin ia kanë zënë me derë”! Veç kësaj, Sulejman Rexhepi e di fare mirë se protesta e tij nuk vlenë hiç më shumë se lëvizja e bishtit të kaut të therrur, prandaj, për ndonjë efektuim në llogri të tij, ai kërkon që terrenin t’ia pastrojnë intelektualët myslimanë, sidomos ata të cilët ky, me logjikë prej sklerotipi, i përcepton si “ateistë selektivë”!
Nëse ka ndonjë mysliman në faqen e dheut se mendon që Sulejman Rexhepi nuk vuan nga çrregullimi mendor porse edhe kur shkruan është i kthjellët, atëherë, dijeni “Ai e zbret zemërimin e Tij mbi ata që s’mendojnë!” (Junus, 100)

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top