Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Dru të shkulur, degë të thyera, makina të shtypura nga drutë e gjësende të forta, makina të bllokuara në ujë si dhe tela të energjisë elektrike të këputur e të varura në rrugë. Kështu dukej kryeqytetit pas përfshirjes nga vala e motit te keq të shoqëruar me erë, reshje shiu, breshër dhe bubullima të fuqishme.
Për disa çaste u bllokua edhe trafiku, ndërsa në shumë rrugë e udhëkryqe u krijuan liqe artificial. Vetëm pak çaste pas qetësimit të motit, qytetarët dolën pranë shtëpive, banesave e vendet e tyre të punës për të parë dëmet e shkaktuara.
“Moti i keq e bëri të veten, makina ishte e parkuar këtu, u shkul druri, u dëmtua kjo makinë, ajo tjetra, çfarë të bëjmë. Kush paguan në këtë shtet, askush nuk paguan”.
“Nuk e di tash a ekzistojnë institucione të cilat do të përgjigjen pas gjithë kësaj. Kjo është fatkeqësi elementare ku pësojnë makina e gjëra të tjera. Mendoj se duhet të ekzistojnë institucione që do ti përgjigjen këtyre sfidave, përndryshe makinat janë të siguruara. Do të ecim në këmbë për një kohë, punoj në “Higjienën komunale” dhe këtu i parkojmë makinat, nuk kemi parking personal, ishin të parkuara mirë, nuk pengonin në trafik, por moti e bëri të vete”.
Madje, shumë prej qytetarëve rrëfejnë trishtimin e përjetuar duke përkujtuar vërshimet e vitit 2016.
Makina janë dëmtuar, dru janë rrëzuar. Kontejnerët prej këtu janë përplasur atje, i kanë dëmtuar makinat, ka shumë dëme po për fat të mirë në njerëz nuk ka. Ishte për tu frikësuar, unë e përjetova sepse të njejtën e kam kaluar në Hasanbeg dhe tash e kemi një panik më shumë se tjerët”.
“Mbaj mend, por kaq shumë dru të shkulen është vërtet trishtuese. Kur dola dhe pash nuk më besohej, kishim dritaret e mbyllura, nuk besoja se kaq dëme kishte. Kjo vërtet ishte tmerruese”.
Mirëpo, duket se moti i keq nuk shkaktoi probleme për fëmijët. Lumenjtë e krijuar në rrugë ishin argëtuese për shumë fëmijë të cilët i shfrytëzua për të bërë not për disa çaste.
Melihate Rustemi 

About dardani

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top