Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Deputetët në seancën e 47-të të Kuvendit do ta shqyrtojnë Raportin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë për vitin 2018-të. Në rendin e ditës të seancës është edhe Propozim vendimi për dërgimin e një pjesëtari të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Liban, si dhe ndryshimet e ligjit për privatizim dhe qiranë e tokës ndërtimore në pronësi të shtetit, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të akcizave, ndryshimet e Ligjit për tregti, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhënie pune.
Deputetët mes tjerash do të debatojnë edhe për ndryshimin e propozim Ligjit për trajnimin dhe provimin për drejtorët e shkollave fillore, të mesme, konviktet për nxënësit dhe hapjen e Universitetit të qytetarëve për mësim të përjetshëm, si dhe për propozim ndryshimet për Ligjin për Inspektoratin Shtetëror të Tregut. Në seancën e sotme do të shqyrtohet edhe propozimi i Kodit për sjellje etike të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, i parashtruar nga Talat Xhaferi, Frosina Remenski, Goran Misovski, Dragan Donev, Tomislav Tuntev, Ejup Alimi, Afrim Gashi, Surija Rashidi dhe Meral Uzeiri Ferati.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top