BFI duhet patjetër të reformohet dhe të sjell kuadro të pastërta si loti për t’i shërbyer në mënyrë të denjë dhe të sinqertë komunitetit musliman, por me urgjencë duhet t’i tregoj opinionit se çfarë po ndodh brenda komunitetit musliman, pse e gjithë kjo mjegull dhe urrejtje ?
Shkruan: Drilon Gashi
Lidhja komuniste e ish Jugosllavisë në bashkëpunim me disa shtete arabe ka krijuar një rrjet të fuqishëm të hoxhallarëve që i shërbenin dhe akoma vazhdojnë ti shërbejnë shërbimit sllav sepse shpirti e tyre është në Moskë, zemra në Beograd dhe fjalori i tyre kudo në Ballkan.
Në atë kohë, komiteti i partisë komuniste caktonte hoxhallarët se ku dhe çka duhet ligjëruar, mbase dhe ju caktonin dy apo më shumë spiunë që vetë hoxhallarët nuk e dinin se kush janë, për t’a parë e dëgjuar nga afër hoxhën që kishte pranuar detyrat për të shkatërruar jo vetëm kombin shqipëtarë, por edhe fenë islame e cila është e pastër si loti.

Tani, ti kthehemi të tashmes dhe të flasim për situatën e mjerueshme në të cilën gjendemi ne si shoqëri e civilizuar dhe europiane, mbi të gjitha të flasim për tmerrin në të cilën gjendet komuniteti musliman i përbërë nga pjesa dërmuese me kombësi shqiptare.
Pyetja e parë që duhet bërë është :
A ekziston BFI ( Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë ) ?
-Nëse po, atëherë lind pyetja tjetër :
A funkcionon BFI ?
-Nëse po, atëherë lind një tjetër pyetje :
Kujt i shërben ?
-Nëse komunitetit musliman, atëherë lind një pyetje e natyrshme dhe e logjikshme :

Po si mund që komuniteti musliman të jetoj në këtë gjendje kaq të tmerrshme, sikur të ishim në mesjetë ?
Si mundet që BFI nuk mund të ketë kontroll mbi xhamitë duke mos e ditur se kush dhe ku ligjëron, çfarë ligjëron ?
Si mundet që disa hoxhallarë që janë brenda BFI-së jetojnë një jetë normale ndërsa të tjerët që nuk janë legjitim nga BFI, të jenë super të pasur ?
Nga i kanë të ardhurat ?
Kush qëndron pas tyre ?
Si mundet që disa hoxhallarë që janë brenda BFI-së jetojnë një jetë normale ndërsa të tjerët që nuk janë legjitim nga BFI, të jenë super të pasur ?
Nga i kanë të ardhurat ?
Kush qëndron pas tyre ?
BFI duhet patjetër të reformohet dhe të sjell kuadro të pastërta si loti për t’i shërbyer në mënyrë të denjë dhe të sinqertë komunitetit musliman, por me urgjencë duhet t’i tregoj opinionit se çfarë po ndodh brenda komunitetit musliman, pse e gjithë kjo mjegull dhe urrejtje ?
Unë nuk kam të drejtë të flas në emër të fesë islame sepse nuk jam personi adekuat, por si një shqipëtar dhe musliman kam të drejtën të di se çfarë po ndodh me BFI-në e cila është kthyer në makineri biznesi me pronat e saja, si dhe me hoxhallarët që nuk paguhen nga BFI, por janë super të pasur.
Jo vetëm unë, por e gjithë shoqëria duhet të reagoj dhe të kërkon llogari për këtë nënçmim dhe tallje që po na bëhet në emër të fesë islame.
Jo vetëm unë, por e gjithë shoqëria duhet të reagoj dhe të kërkon llogari për këtë nënçmim dhe tallje që po na bëhet në emër të fesë islame.
Si mund që BFI të shtroj iftare luksoze me politikan të korruptuar e të njëllosur jo vetëm me turp, por edhe me gjak ndërsa populli lufton për të mbijetuar ?
Si mundet që një grup njerëzish të bëjnë mrekulli duke i’a zgjatur dorën skamnorëve ndërsa BFI që është institucion të qëndron indiferent ndaj kësaj situate të rëndë ekonomike që po prek shumë familje ?
E si mundet që një hoxhë që nuk ka të ardhura të shtron dreka e darka për qindra njerëz ? Kush i qëndron mbrapa apo më mirë thënë kush është sponzori tij ?

Sinqerisht, pa dashur të fyej askënd dhe pa dashur ti drejtohem askujt, thejshtë kam shkruar atë që ndjej prej kohësh sepse këto nuk janë islami, nuk janë feja dhe përfundimisht këto janë e keqja e shoqërisë sonë që ka humbur rrugën dhe nuk di nga t’ia mbajë sepse aparaturat shtetërore favorizojnë këta që thirren në emër të fesë.
Për fund, nuk kam dashur të them asgjë për hirë të muajit të shenjtë të Ramazanit, por mora guximin t’a shpreh mendimin tim në këtë muaj të shenjtë sepse ky është një muaj i veçantë ku duhet ti hapim sytë, shpirtin, mendjen e zemrën për të treguar të vërtetën që sado e hidhur të jetë, duhet thënë.
No comments: