Gjatë këtyre ditëve të muajit të
Ramazanit shumë organizata humanitare (OH) merren me aktivitete humanitare duke
ndihmuar në shumë aspekte nevojtarët dhe të varfërit. Numri i OH është tejet i
madh siç kemi raporte nga institucionet përkatëse shtetërore shikuar popullatën
dhe pozitën ekonomike të vendit tonë. Sipas informacioneve burimore të
siguruara nga organet shtetërore përkatëse themelimi i OH është bërë për shumë
arsye, fillimisht disa janë hapur me preteks që të ndihmojnë kategoritë e
rezikuara skamnore me gjendje të rëndë socio-ekonomike, disa janë të manipuluar
me opinionin dhe qztetarët me status të rezikuar socio-ekonomik si dhe disa nga
OH janë themeluar për prestigj. Ekipi gazetaresk i portal-it tonë ka bërë
investigim nëpër shumë familje muslimane në disa qytete përfshirë Shkupin,
Tetovën, Gostivarin, Kërçovën dhe Kumanovën. Shumë besimtarë aktivitetet
humanitare të OH i shohin si vepra të mira dhe të mirëseardhura për shkak se
shumë familje muslimane janë në gjendje të rëndë. Shumë ka nga ata që
falënderojn OH dhe Komunat e Turqisë që ndihmojnë dhe shtrojnë iftare për
skamnorët, nevojtarët dhe jetimët e vendit tonë. Pakënaqësitë janë dëshmuar
edhe kësaj rradh në adres të BFI gjegjësisht Sulejman Rexhepit dhe O Hilal- Mustafa Dauti. Shumë nga besimtarët
nevojtarë deklarohen për portalin tonë se manipulohet opinioni dhe vetë ata me
pakot dhe ndihmat që ndanë BFI dhe OH Hilal. ‘’Askund nuk mund të ketë manipulime
sa ka në BFI dhe OH Hilal të cilët kur ndjanë pakot thonë se janë nga 20 e më
shumë kile, në fakt dalin diku pothujase në gjysmë.’’- shprehët mes tjerash një
skamnorë i furnizuar me pako nga OH Hilal dhe Mustafa Dauti. ‘’Vetëm njerzit e
BFI dhe OH Hilal na manipulojnë aq shumë saqë më vie turp të deklarohem se jam
musliman, gjithnjë thojnë se pakot i kanë mbi 15 kg, ndërsa realiteti është se
ata nuk kanë më shumë se 8-9 kg. Kjo që bëjnë këta të BFI dhe OH Hilal është e
patolerueshme në veçanti gjatë muajit të madhë të Ramazanit.’’- tha mes tjerash
një nevojtarë që kishte marrë ditë më pare në Shkup ndihma nga OH Hilal. ''Si nuk kanë frigë prej Zotit të mashtrojnë në muajin e Ramazanit, këta gënjejn para kamerave se japin me mijëra pako, ndërsa realiteti është krejt ndryshe ku nuk i shohish më shumë se dhjetra pako ushqimorë.''- një nevojtar nga Shkupi.
I njejti manipulim nga BFI dhe OH Hilal është vërejtë edhe nëpër disa qyteti ku OH Hilal deklaron se ka shpërnda me mijëra pako dhe mijëra tonelata.
I njejti manipulim nga BFI dhe OH Hilal është vërejtë edhe nëpër disa qyteti ku OH Hilal deklaron se ka shpërnda me mijëra pako dhe mijëra tonelata.
No comments: