Zgjidhja për kontestin e emrit është një cështje qendrore e sigurisë për tërë regjionin si dhe vendet perëndimore së bashku me Britaninë e Madhe, deklaroi ambasadori britanik në Republikën e Maqedonsië, Carls Garet.
Garet pret nga Maqedonia dhe Greqia që të bëjnë kompromis, ndërsa zgjidhja do të kishte ndryshime për të ardhmen e Maqedonisë.
Ambasadori britanik në intervistën për Telma flet edhe për kërcënimet ruse, por edhe për pritjet që sa më shpejt Parlamenti i Maqedonisë të nis funksionimin.
“Unë jam optimist i kujdesshëm. Shoh që bisedimet janë duke vazhduar. Kam komente pozitive, është e qartë se ka përkushtim në tentimet e dy palëve, të Athinës dhe Shkupit, të Greqisë dhe Maqedonisë që ta zgjidhin këtë çështje përgjithmonë. E di se ka një moment të rëndë. Është e nevojshme që të kihet guxim politik”, deklaroi ambasadori britanik.
Garet theksoi se në tërë procesin duhet që të kihet kujdes në dy punë. Puna e parë është që gjatë bisedimeve secila nga palët duhet që të bëje kompromis. Puna e dytë janë mundësitë e mëdha që hapen për Maqedoninë, por edhe për dy palët. Nëse keni marrëveshje, këto mundësi mund që ta ndryshojnë të ardhmen e Maqedonisë.
No comments: