Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron theksuan sot, gjatë një bisede telefonike, nevojën për t’i kërkuar llogari Rusisë mbi helmimin e ish-agjentit rus, Sergei Skripal në Britani të Madhe.
“Presidentët ritheksuan solidaritetin e tyre me Britaninë e Madhe pas përdorimit nga Rusia të armëve kimike kundër individëve në territorin britanik”, thuhet në një tekst të publikuar nga ekzekutivi amerikan, përcjell Atsh.
“Ata ranë dakord mbi nevojën për të marrë masa që Moska të japë llogari”, sipas transkriptimit të telefonatës.
No comments: