Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Duke filluar që nesër deri në të premtën PSP-ja ka caktuar çdo ditë senaca gjyqësore për gjashtë lëndë, tani më të njohura për publikun.


Të hënën rikthehet në gjykatë lënda ”Spiun” dhe ”Dhuna në Qendër”.

“Spiuni”, në këtë lëndë akuzohen gjithsej 18 persona për bashkëpunim kriminal, spiunazh, shpërdorim të detyrës zyrtare, shantazh, mashtrim dhe posedim të palejuar të armëve. Prej tyre Vane Cvetanov u dënua me 3 vjet e gjysëm burg me kusht, Marian Efremov dënim prej 10 vjet dhe Marijan Maxhovski 1.5 vjet burg me kusht.

Në fjalët përmbyllëse të pandehurit pohuan se nuk ishin fajtorë dhe kërkuan nga Gjykata t’i lirojë nga përgjegjësia penale.
”Dhuna në Qendër ” në këtë lëndë janë të akuzuar 12 persona, mes të cilëve lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova.

Ata akuzohen nga PSP-ja për nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013.

Në seancat paraprake, fajin për ngjarjet para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013 e pranuan i akuzuari i katërt, Tomisllav Llazarov, dhe i akuzuari i pestë, Jordan Ristevski.

Ndryshe këtë javë do të mbahet seancë gjyqësore dhe për lëndët e PSP, ”Trust”, ”Transporteri”, dhe ”Toplik”. /Almakos.com

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top