Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5


Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovki, akuzon paraardhësen e tij për keqpërdorime të shumta në MPB...

Sipas tij, individë të caktuar dhe kompani të ndryshme private kanë përfituar shuma të mëdha parash nga Ministra e Punëve të Brendshme në kohën kur ajo drejtohej nga ish-ministrja Jankullovska.
Flash plugin failed to load
 
Flash plugin failed to load
 
 
Spasovski pretendon se 30 milionë euro nga ky dikaster kanë përfunduar jashtë ministrisë, por nuk deshi të japë më shumë sqarime, sipas tij, pasi gjithçka është në procedurë  hetimore.
 
Spasovski thotë se abuzime të kësaj natyre nuk janë bërë vetëm në MPB, por në të gjitha institucionet qendrore dhe lokale. 
 
“Unë e lë që këtë ta dëshmojnë hetimet dhe mos ta dëmtojmë atë më shumë. Tërë ajo që do të zbardhet, për çka po punojnë edhe komisionet përkatëse që i kam formuar në MPB, në Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit, në Byronë për Siguri Publike dhe Prokurorinë Publike, do t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve. Jo vetëm në MPB, por në të gjitha institucionet, fatkeqësisht thuajse nuk ka institucion në Maqedoni në nivel qendror dhe lokal, kudo që të shkoni të mos gjeni abuzim. Për këtë krim duhet patjetër të mbahet përgjegjësi, sepse përgjegjësia e këtillë dërgon mesazh për udhëheqësit që sot i menaxhojnë institucionet e Maqedonisë, se patjetër duhet të sillen me përgjegjësi ndaj qytetarëve”,- deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
 
Spasovski thotë se për shkak të keqpërdorimeve të këtilla, në 11 vitet e shkuara policia e vendit ka qenë pa uniformë dhe funksionon në kushte të rënda.
 
Pikërisht për të përmirësuar kushtet e punës të policinë kufitare, Ministria gjermane e Punëve të Brendshme dhuroi 16 automjete të reja për Sektorin për punë kufitare dhe emigrim, të cilin e dorëzoi zëvendës-ambasadori gjerman, Marko Akvatiçi.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top