Qeverisja 11-vjeçare shkatërrimtare dhe kriminele e VMRO-DPMNEsë pas vetes la shkretëtirë në ekonomi, thuhet në reagimin e LSDM-së ndaj kumtesës së VMRODPMNE-së lidhur me rritjen me atë se rritja e kufirit të moshës për pensionim është e masë e papranueshme dhe e dëmshme. Pikërisht, thuhet më tej, paaftësia dhe politikat kriminele të VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevski janë arsyeja për sfidat me të cilat sot ballafaqohet Fondi për sigurim pensional dhe invalidor.
“Qytetarët mund të jetë të qetë, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja po ndërmerr një sërë masash për sanim të dëmeve, stabilizim dhe qëndrueshmëri të Fondit. Qeveria kujdeset për pensionistët e tanishëm dhe të ardhshëm, pagesa e pensioneve do të vazhdojë rregullisht dhe në kohë”, thuhet në
reagim.
Për Qeverinë e udhëhequr nga LSDM-ja, shtohet më tej, qëndrueshmëria e sistemit pensional është prioritet dhe për këtë arsye përmes politikave dhe Planit për rritje ekonomike, sigurohen investime të reja, vende të reja të punës, paga më të larta dhe zhvillim ekonomik, masa përmes të cilave do të stabilizohet gjendja me SIPM-në. “Në Këtë mënyrë, rritja e kufirit të moshës për shkuarje në pension nuk do të nevojitet”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

No comments: