Ministri i drejtësisë, Bilen Saliji, e ka shpallur si informacion të klasifikuar raportin që pasqyron keqpërdorimet në ndarjen e lëndëve në gjykata sipas sistemit elektronik, të quajtur ndryshe AKMIS, duke e bërë kështu të pamundur që publikut të informohet se kush dhe na çfarë mënyrë ka shkelur ligjin.
Një kopje e këtij raporti nuk i është mundësuar as Transparency International, kur kryetarja e kësaj organizate, Sllagjana Taseva, e ka kërkuar dokumentin për t’u informuar se në çfarë mënyrë janë bërë keqpërdorimet dhe për të kuptuar se si këto keqperdorime do të hetohen nga isntitucionet.
“U dëgjova me z. Oliver Ristovski, i cili pohoi se Ministrit i Drejtësisë ka vendosur që ky raport të jetë i kalsifikuar , pra i gjithë raporti dhe përmbajtja e tij nuk janë të qasshëm për publikun. Kjo sipas tij është bërë për shkak se në atë raport ka infomacione në bazë të të cilave duhet të veprojë Prokuroria Speciale dhe se në këtë mënyrë kanë për qëllim që të mos pengohet hetimit apo puna e kësaj prokurorie”- tha kryetarja e Transparency Internacional, Sllagjana Taseva.
Taseva sugjeron që Ministria e Drejtësisë, mund të selektojë materialin i cili përfshihet në hetimet e PPS dhe pjesën tjetër të raportit ta publikojnë për opinionin, por edhe për këtë ka marrë përgjigje negative.
Taseva sugjeron që Ministria e Drejtësisë, mund të selektojë materialin i cili përfshihet në hetimet e PPS dhe pjesën tjetër të raportit ta publikojnë për opinionin, por edhe për këtë ka marrë përgjigje negative.
Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, thotë për Almakos, se mospublikimi i raportit nuk ka për qëllim të mbrojë dikend dhe se i njëjti do të mbetet i klasifukuar deri sa nuk përfundojnë hetimet e organeve kompetente.
“Ne nuk po mbrojmë askënd duke mos e bërë publik këtë raport. Sigurisht, opinion ka të drejtë të informohet, por raporti nuk do të bëhet publik, pa përfunduar lëndët e PPS që pëfshijnë pjesë të këtij raporti. Në bazë të konstatimeve që kemi bërë ne për materialet të cilat i posedon ky raport, unë si ministër kam vendosur që i njëjti të klafisikohet si sekret deri sa të perfundojnë hetimet e organeve kompetente”- tha ministri Saliji.
Kryetarja e Transparency International thekson se pas 10 ditësh do të parashtrojë përsëri kërkesë deri tek Minsitria e Drejtësisë që t’i mundësohet kopje e raportit që përmban keqpërdorimet e sistemit AKMIS në gjyqësi. Kjo këmnbëngulje, sipas Tasevës, vjen sepse pas prezantimit me raportin ,TI do të mund të ndjekë se si do të veprohet për korigjimin e shkeljeve dhe se si të parandalohet përsëritja e tyre.
No comments: