Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Gazetari sot nuk nënkupton përpjekje për ta shenjuar të keqen por, për ta çrrënjosur të keqen, sepse me shënim të së keqes vetëm sa mundësohet metastazimi i saj. Çrrënjosja e së keqes shpëton shoqërinë. Ky duhet të jetë misioni i mediave në gjuhën shqipe dhe jo solidarizim me skandalet e Sulejman Rexhepit i cili ua hedh nga një kockë sa për të heshtur dhe bën ç’t’i dojë qejfi në dëm të identitetit tonë kombëtar
Shkruan Selman Matoshi

Portalet dhe disa nga format e rrjeteve sociale kanë nisur të përceptohen si dritare prej nga mund të vijnë deri te ne informatat nga mbarë bota. Në këtë aspekt, madje, këto media elektronike janë gjithnjë në garë kush më shpejt po e sjell “lajmin”. Ato lajme në të shumtën e rasteve janë “copy-paste”, kurse një dorë e atyre lajmeve janë dezinformata, janë shpifje e trillime. Thënë shkurt, mediat tona po lëngojnë nga një dilentantizëm i skajshëm. Veç kësaj, ka raste të shpeshta të cilat konfirmojnë se mediat tona elektronike shërbejnë për përfitime përmes shantazhit apo përmes të shndërruarit në tezgë ku mund të shiten edhe sendet bajate, të vyshkura e me afat të skaduar.
Pse funksionojnë sot mediat? Cili është roli i tyre. Si funksionojnë ato: a e kanë humbur funksionin e plasimit të informatave të paketuara nga “vëllai i madh” dhe, a janë shndërruar sot në prokurorë policë të mirëfilltë që ecin gjurmëve të një lajmi, duke investiguar deri në zbardhje të plotë të një problemi. Natyrisht, sot mediat në botë e kanë këtë funksion të dytë. Mediat tona akoma vuajnë nga sindromi i varshmërisë ideologjike, sepse “vëllai i madh” finanson dhe çdo gjë duhet të jetë konform synimeve të “vëllait”!
Një vit të plotë kanë qarkulluar informata më se të vërteta mbi Sulejman Rexhepin, BFI-në dhe të bëmat e tij, të cilat jo që nuk janë hulumtuar deri në detaje por, mjerisht, ka pasur qindra raste që janë injoruar nga mediat dhe portalet e vendit. Kjo flet ose për shitjen e tyre në duar të skandalistit, njeriut që është i prirur të tallet me fe e me komb, ose nuk e ndjejnë veten të aftë e kompetent për ta hulumtuar informacionin. Qindra shkrime, qindra zbardhje të skandaleve, të korrupsioneve, të hajnive e të tradhëtive të Sulejman Rexhepit, ndërsa mediat e vendit, që të gjitha, më tepër i injorojnë lajmet dhe shkrimet e tilla se sa ta hulumtuojnë dhe ta vënë në tapet ose subjektin që merret me të tilla “gënjeshtra” ose objektin i cili vazhdimisht shënjestrohet nga subjekti! Kjo flet se që të gjitha ose kontrollohen nga Sulejman Rexhepi, ose janë shitur tek ai, ose funksionojnë kot, sa për të përfituar nga reklamimet ndërkohë që urojnë që populli u bëftë copë e grimë!
Vitin 2017 mediat shqiptare, që të gjithë, pa përjashtim, e ngelën! Madje diplomën e dilentantizmit e morën më 28 dhjetor të vitit 2017! Që të gjitha mediat e hëngrën llokumin me krip që ua serviri Mulla Sula. Që të gjitha mediat dëshmuan se janë qindra vite larg njohjes së veprimeve protokolare, veprimeve diplomatike e ndërkombëtare. Presidenti Amerikan, Donald Trampi, paska vendosur ta “dekorojë” Sulejman Rexhepin dhe këtë dekorim paska zgjedhur ta bëjë përmes një shoqate shqiptare të përfshirë në mashtrime e në seks skandale, kurse ta injorojë tërësisht përfaqësuesin e vet shtetëror, Ambasadën Amerikane në Shkup! Të gjitha mediat e vendit u turrën kush do ta publikojë i pari lajmin se “Donald Trampi dekoroi Sulejman Rexhepin për veprimtari jetësore”! Gënjeshtër e denjë për 1 Prill! Por, si nuk e kapën këtë gënjeshtër mediat tona? Si nuk e shtruan pyetjen cilat janë të arriturat jetësore të Sulejman Rexhepit i cili gjatë kësaj karriere është përcjellë nga qindra skandale të rënda, nga qindra veprimtari kusarie e përçarje? Në deklaratat e veta Sulejman Rexhepi nënvizon se “ky dekorim është si rezultat i harmonizimit dhe bashkërendimit të veprimtarive të mia me ato të popullit amerikan, siç është lufta kundër terrorizmit islamik dhe radikalizmit fetar”! Do me thënë se, këtë luftë e paskan zhvilluar vetëm Donald Trampi dhe Sulejman Rexhepi dhe se rreshtimi i shteteve më të fuqishme të botës e të Europës në krahë të qeverisë amerikane qenka i kotë. Të gjithë liderët e shteteve perëndimore janë cikërrimë në krahasim me Sulejman Rexhepin, prandaj ata nuk dekorohen prej Donald Trampit porse “dekorohet bashkëluftëtari i tij”, Sulejman Rexhepi!!!
Këtë lajm e japin të gjithë mediat shqiptare! Sado që këtu shprehet një tendencë për respekt ndaj objektit, megjithatë, në gazetarinë e mirëfilltë “ky respekt” llogaritet dilentantizëm absolut. Është një grackë e paparë e Sulejman Rexhepit në të cilën ranë të gjitha mediat.
Mediat e vendit duhet të kuptojnë vetëm një gjë: Ky mashtrim i Sulejman Rexheepit është paguar qindra mijëra euro. Janë mbi 100 të punësuar në BFI-në e Sulejman Rexhepit dhe, le të urdhërojnë mediat e vendit dhe më gjërë (ato në gjuhën shqipe) dhe le t’i pyesin se a është e vërtetë që janë krejt në ethe për sa i përket rrogave! Që kur ekziston BFI-ja kurrë nuk ka pasur “ethe” të këtilla, kurrë nuk janë frikësuar punëtorët në do të ketë rroga apo jo. Që nga muaji gusht e këndej çdo muaj është makth i vërtetë për të punësuarit në BFI. Është aktivizuar një recesion i tmerrshëm. Nuk ka para!!! Ja pra, buxheti iku po atë ditë gushti kur na e paskan siguruar “dokumentin” që vërteton se “Shtëpia e Bardhë e paska sjellë vendim për ta dekoruar Sulejman Rexhepin”!
Ja, edhe një informatë për t’u verifikuar nga mediat në gjuhën shqipe para se të bijnë sërish në një grackë që këto ditë pritet t’ua ngre Sulejman Rexhepi! Mediat tona duhet të hulumtojnë se sa është i vërtetë takimi i Sulejman Rexhepit me sekserët e Ilir Metës (Ferdinand Samarxhiu dhe Fahri Balliu) në një restorant në Pogradec ku sekserëve ua ka numëruar 70 mij euro për dekoratën që duhet ta marrë këto ditë nga Presidenti Shqiptar, Illir Meta! Takimi u mbajt në javën e tretë të muajit nëntor, atëherë kur pritej të dekorohej por, meqë nuk ishte kryer më shumë se gjysma e pagesës, u shty për më vonë por me kusht që të kryhet shtatëdhjetë për qind e pagesës. Ka ngelur edhe tridhjetë për qind, që i bie edhe 30 mij euro! Gazetarët mund të kërkojnë videoincizimet apo dëshmitë e kamarierëve në njërin nga restorantet në kompleksin e Drilonit! Kësaj radhe nuk mund t’i ecë si me “Skandalin me Tritan Priftin” e ndjerë!
Gazetari sot nuk nënkupton përpjekje për ta shenjuar të keqen por, për ta çrrënjosur të keqen, sepse me shënim të së keqes vetëm sa mundësohet metastazimi i saj. Çrrënjosja e së keqes shpëton shoqërinë. Ky duhet të jetë misioni i mediave në gjuhën shqipe dhe jo solidarizim me skandalet e Sulejman Rexhepit i cili ua hedh nga një kockë sa për të heshtur dhe bën ç’t’i dojë qejfi në dëm të identitetit tonë kombëtar.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top