Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e hapjes së takimit të
Komitetit Ushtarak të NATO-s, që po zhvillon punimet në Tiranë,
kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar se si vend anëtar
Shqipërisë i duhet të llogarisë jo vetëm përfitimet, por edhe
përgjegjësitë që burojnë nga anëtarësimi në Aleancë, raporton Anadolu
Agency (AA).
Gjatë fjalës së tij në takimin kur merr pjesë edhe
shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së
Turqisë, Hulusi Akar, Rama ka folur për domosdoshmërinë e anëtarësimin
të Kosovës dhe Maqedonisë në NATO, por edhe të vendeve të tjera të
rajonit.
Gjithashtu ai ka theksuar se edhe në të ardhmen forcat e
armatosura të Shqipërisë do të kontribuojnë për realizmin e angazhimeve
të NATO-s.
“Një ndër përgjegjësitë e rëndësishme të Shqipërisë në
NATO është kujdesi i saj për të kontribuar që rajoni historik i brishtë
dhe problematik i Ballkanit të shndërrohet në një rajon të paqes,
demokracisë, stabilitetit dhe prosperitetit. Me hyrjen e Malit të ZI në
NATO, gjë të cilën Shqipëria e ka mbështetur që në krye të herës,
aleanca jonë përveçse Atlantike u bë edhe Adriatike’”, tha Rama.
Kryeministri
i Shqipërisë theksoi ndër të tjera se hartës së NATO-s i mungojnë
Bosnjë dhe Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Maqedonia, duke shtuar se
“Kjo zonë ende e papërfshirë përbën një faktor paqartësie strategjike
për aleancën tonë. Shqipëria ka një interes, por ka edhe përgjegjësi të
veçantë që kjo pjesë organike e rajonit dhe kontinentit tonë të
shndërrohet në një faktor të qëndrueshmërisë dhe prosperitetit. Në
përmbushje të kësaj përgjegjësie edhe si vend i NATO-s ne jemi përpjekur
dhe kemi arritur jo pak në një proces që vazhdon”.
Ndërkohë kreu i
Qeverisë së Shqipërisë ka theksuar se mbështetja e disa proceseve duke
filluar nga procesi i konsolidimit të demokracisë në Kosovë, inkurajimi i
politikave dhe faktorëve euroatlantik në Maqedoni si dhe normalizimi i
marrëdhënieve me Serbinë, janë disa nga drejtimet kryesore ku është
përqendruar politika e jashtme e Shqipërisë.
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Shqipëri
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
EKSKLUZIVE: Policia Financiare ka hapur hetime për ish ministrin Abdulaqim Ademi dhe bashëpuntorët e tij Muhamet Hoxha dhe Armir Sadiku ...
-
Мола Суло не ни ги покажувај трагите затоа што сите ја гледаат мечката. Поради тоа, не ни кажувај дали повикот е точен или лажен, кажи ни...
-
Fokusi-t përmes postës elektronike për çdo ditë i arrijnë informacione nga më të ndryshmet, por behet publikimi i lajmeve që konstatohe...
-
Dje ka ndodhur një skandal i vërtetë në Stacionin Policor në Autokomandë në Shkup. Nga ana e policisë është terrorizuar një shqiptarë për sh...
-
“Sot filluan me punë grupet punuese, do të thoja grupi punues sepse bëhet fjalë për qëllim të përbashkët për përgatitjen e konceptit të ri...
-
02 March Sindikta e kombinatit metalurgjik Jugohrom sot në shenjë protesta nga ora 11:00 ka bllokuar autostradën Tetovë-Shkup. Kër...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com
No comments: