Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Dëshpërimi i shqiptarëve nga publikimi i “bombave” të Zoran Zaevit u shfaq edhe pas mosmbajtjes së premtimeve se do të publikojë edhe përgjimet në të cilat dëshmohen keqpërdorimet e funksionarëve të BDI-së. Zaev, që në “bombën” e parë të publikuar më 9 shkurt të vitit 2015 premtoi se nuk do të fshehë asgjë.
“Gjithçka që kemi si dëshmi do të publikojmë, nuk do të fshehim”, deklaroi Zaev, më 9 shkurt të vitit 2015.
Por, kjo nuk ndodhi. Dhe shqetësim shfaqën edhe intelektualët shqiptarë. Në publikimin e “bombës së gjashtë”, më 2 mars 2015, Zaev u pyet nga ana jonë, ndërsa përgjigjet ishin se dëshmi ekzistojnëm, por duhet durim.
Më 2 mar 2015, Zaevin e pyetëm: “Para disa ditëve morët një letër nga intelektualët shqiptarë, të cilët tregojnë shqetësim për atë se edhe tek qytetarët shqiptarë ka përshtypje dhe shqetësim se partitë shqiptare që janë në Maqedoni, për shkak se deri më tani nuk keni publikuar dëshmi që tregon se edhe ata janë të përfshirë në këto vepra kriminele, siç potenconi ju?
Asokohe Zaev, kryetar i LSDM-së u përgjigj kështu: “Patjetër të jeni të durueshëm që të mundet e gjithjë e vërteta, hap pas hapi, me vëmendje, nga arsye të cilat i tregova më herët, t’i njoftohet opinioni tonë. Vetëm do të shtojë. Me njerëz të këtillë të cilët në këtë mënyrë e udhëheqin shtetin, me të gjithë këtë përgjim, jamë i vetëdijshëm se nëse unë dhe opozita fshehim, atë e kanë Sasho Mijallkov dhe Nikolla Gruevski. Do të kthehen ndaj kurrizit tonë. Kjo është arsyeja dhe vërtetimi që të themi se asgjë nuk do të fshehim”.
Mospublikimi i përgjimeve të bisedave të ministrave të BDI-së dhe funksionarëve tjerë shqiptarë, vazhdoi edhe për gjashtë konferenca të tjera. U publikuan vetëm dy a tre biseda në të cilat funksionarët shqiptatë nuk bisedonin diçka serioze. Pikërisht në bombën e 13, më 23 mars të 2015 insistimi jonë vazhdoi. “Zotëri Zaev, edhe sot dëgjuam nga këto gjithsej ‘13 bomba’ deri më tani , vetëm dy ose tre aktorë të partive politike shqiptare në këto bomba. Ndërsa nuk ka seriozitet nga aktorët e pushtetit, siç po dëgjojmë. A mendoni që së shpejti me të vërtetë të jepen dëshmi konkrete, nëse ka, edhe për aktorët politik shqiptar? Për shkak se në opinion, gjithsesi është përshtypja se i mbroni?”.
Kjo ishte përgjigjja e kryetarit të LSDM-së: “Do të jemi i shkurtër në lidhje me pjesën e parë të pyetjes. Disa herë dëshmuam, gjithçka që qëndrin tek ne dhe dëshmon krim, vepër joligjore dhe sjellje joetike në dëm të shtetit do ta zbardhim. E shikoni se me kujdes e udhëheqim të gjithë këtë proces. E vërteta nuk ka çmim. Për çfarëdo qoftë, pa dallim nëse bëhet fjalë për raste që tangojnë politikan shqiptarë, politikan maqedonas, diçka që është e lidhur me shqiptarët, maqedonasit, turqët, romët, vllehët, pa dallim për cilin.
Përderisa premtimet e kreut të LSDM-së, Zorn Zaev, ishin të pafund, edhe insistimi ynë vazhdonte. Madje më 6 maj, në publikimin e bombës së 18-të, Zaev tha se sadoqë janë ruajtur, ministrat e BDI-së nuk kanë mundur të humbin gjurmët.
“Zotëri Zaev, publikuat përgjime vetëm të njërës palë, a do të ketë edhe të palës tjetër ose ata, aspak nuk kanë biseduar në telefon?, ishte pyetja. Zaev u përgjgij kështu: “Të gjthë atë që e kanë biseduar përmes telefonit, ndërsa është sjellje joligjore, ose vepër kriminele, ose sjellje jo e ndershme ndaj shtetit, do të publikohet. Ndërsa ju do t’i pyesni në konferencën e parë politikanët e BDI-së dhe partitë tjera shqiptare vallë mos e kanë ditur ata rastësisht edhe para Zaevit se po përgjohet. Por, gjithsesi, siç po ruhet Gruevski, sado që janë ruajtur gjithsesi se kanë lënë gjurmë dhe gjithçka që është joligjore dhe kriminele, askënd nuk do ta kursejmë, gjithçka do të publikojmë”.
Përgjegjet e Zoran Zaevit se qytetarët shqiptarë duhet të kenë durim, vazhduan deri në fund të publikimit të “bombave” të tij. Ndërsa në periudhën kur po publikonte përgjimet, Zaev në zyrën e tij priti në takim kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Në pyetjen se çka biseduan, ai tha se zgjidhja e krizës ka qenë arsyeja e takimit. Por, gjithçka tjetër mbeti vetëm premtim.
Mefail Ismaili /SHENJA/
http://www.dailymotion.com/video/x5shrhh_zaev-disa-here-premtoi-se-do-te-publikoje-bomba-per-bdi-ne-video_news

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top