Stejt Departamenti fare mirë e di se Mulla Sula i ka korruptuar me paratë e myslimanëve dhjetëra portale e media të cilat janë kushtëzuar që mos të botojnë dhe as të hulumtojnë asnjë aferë për Mulla Sulën. Kur të thotë Mulla Sula se nuk ka ekstremistë dhe pjesëtarë të ISIS-it në Maqedoni, mediat e blra e të korruptuara kësaj fjale duhet t’i thonë ”amin” dhe nëse e do nevoja ta nxjerrin “gënjeshtar” edhe Stejt Departamentin
Shkruan: Halil Deralla
Ditë më parë, disa deklarata si fluska sapuni na dolën nga BFI-ja e Mulla Sulës i cili mburrej se e paska një projekt i cili paska ndihmuar që anëtarët dhe simpatizantët e ISIS-it t’i shporrë nga faqa e dheut të Maqedonisë!
Hiç më larg se sot, nëpër mediat e vendit por edhe nëpër ato të rajonit dhe më gjërë, u publikua raporti i Stejt Dapartamentit lidhur me terrorizmin në të cilin, në pjesën për Maqedoninë (ku nuk mund të përjashtohet as Institucioni i BFI-së), thuhet se simpatizantët dhe anëtarët e ISIS-it janë akoma në Maqedoni. Ishalla nuk e kanë lënë mendtë Mulla Sulën dhe të dalë e të thotë se Stejt Departamenti po gënjen!
Raporti në fjalë i mëshon faktit që në Maqedoni nuk është bërë asgjë në sensibilizimin e opinionit por edhe në luftimin e të gjithë mbetjeve që kërcënojnë kontaminimin e islamit autokton si dhe të bashkëjetesës shekullore.
Mulla Sula nuk pushon së mburruri (natyrisht duke gënjyer) se paskan një projekt i cili qenka bërë model për tërë rajonin se si të luftohen përkahësit e luftëtarëve të ISIS-it. Natyrisht, nëse do të ishte vetëm një gram e vërtetë kjo që e llomotitë Mulla Sula, gjithësesi që do ta nënvizonte Raporti i Stejt Departamentit.
Stejt Departamenti nuk i zë besë fjalëve të kota të Mulla Suës, siç nuk i zë besë as kapaciteteve eventuale në BFI-së së tij që mund të zhvillojnë aktivitete të denja kundër kësaj të keqe që po i kanost kombit tonë. Sepse, Stejt Departamenti e di fare mirë se, Mulla Sula, të interesuarit për reforma në BFI i luftoi pikërisht me persona të ideologjizuar e të korruptuar skajshmërisht, me persona të rrezikshëm dhe të piketuar si propagandues dhe përkrahës të aktiviteteve terroriste të ISIS-it.
Stejt Departamenti e di shumë mirë se Mulla Sula, për të hequr përgjegjësi nga vetja dhe për t’i lënë të qetë të veprojnë grupet radikaliste si dhe përkrahësit e ISIS-it, jo njëherë ka deklaruar se nuk i ka nën kontroll tri-katër xhami të Shkupit! Asnjëherë nuk e ka përmendur Kumanovën dhe Gostivarin, siç e nënvizon këtë Wikiliks-i nga një raport i një diplomati amerikan!
Stejt Departamenti shumë mirë e di që Mulla Sula, i vetëshpallur reis i përjetshëm, i pat institucionalizuar personat e rrezikshëm dhe të ideologjizur për së mbrapshti, duke u nënshkuar dokumente që të dalin nëpër shtetet arabe dhe për të grumbulluar financa!
Stejt Departamenti shumë mirë e di që asnjë metalik nga ato financa të grumbulluara nuk kanë hyrë në arkën e BFI-së, por përqindje prej tyre kanë përfunduar në xhepin e Mulla Sulës. Prandaj, sot, personat e tillë kanë ngritur objekte grandioze, qendra e qerthulla që do të shërbejnë edhe si burim financiar për Mulla Sulën! Siç po shërben dhe do të shërbejë edhe në të ardhmen “Qendra Islame” në Gostivar në të cilën hisejanik tashmë janë bërë edhe Shaqir Fetahu me disa funksionarë të lartë të BDI-së, të cilët si kundërshpërblim edhe më tej po ia pengojnë proceset e prokurorisë shtetërore tashmë të ngritura kundër Mulla Sulës.
Stejt Departamenti fare mirë e di që në Maqedoni qarkullojnë para të pista, është bymyer së tepërmi korrupsioni, faktorë këto që e shkaktojnë dhe e zhvillojnë terrorizmin. Paratë e pista kërkojnë rojtarë, truproje, kërkojnë formacione të ideologjizuar, formacione paramilitare, të cilat pastaj zhvillojnë doktrina që mund të imponohen apo të mbrohen vetëm përmes akteve terroriste.
Stejt Departamenti fare mirë e di se Mulla Sula i ka korruptuar me paratë e myslimanëve dhjetra portale e media të cilat janë kushtëzuar që mos të botojnë dhe as të hulumtojnë asnjë aferë për Mulla Sulën. Kur të thotë Mulla Sula se nuk ka ekstremistë dhe pjesëtarë të ISIS-it në Maqedoni, mediat e blra e të korruptuara kësaj fjale duhet t’i thonë ”amin” dhe nëse e do nevoja ta nxjerrin “gënjeshtar” edhe Stejt Departamentin.
Jo rastësisht Raporti i Stejt Departamentit përfundon me “Maqedonia ka Agjenci për Menaxhim me Mjetet e Konfiskuara, por ajo ka kapacitete dhe aktivitete të kufizuara”!
Kjo vërejtje e Styejt Departamentit përcjell mesazhe të arta deri te autoritetet e Maqedonisë që sa më parë ta forcojnë këtë Agjenci, të krijojnë kuadër të fortë ligjor dhe të fillojnë me konfiskim të finansave dhe të pronave që nuk mund të arsyetohen. Pronat e Mulla Sulës nuk arsyetohen me asnjë burim financiar. Për hembull ora ROLEX dhe pallatin që po ia ndërtojnë në oborr! Janë të vogla të ardhurat mujore që do të garantonin prona-çifliqe si ato të Mulla Sulës. Po kaq të pasur janë edhe njerëzit dhe përkahësit e Mulla Sulës, të cilët i lë të lirë në veprim madje edhe i pajisë me autorizime institucionale. Mulla Sula mund t’i grisë të gjitha këto dokumente duke i asgjësuar nëpër makina bluajtëse që i ka blerë për asgjësim të dokumenteve, por, natyrisht, nuk mund ta heshtë “e ta grisë” Stejt Departamentin, i cili, në Raportin e vet të fundit jo vetëm që shpreh brengën por edhe tërheq vërejtjen e fundit që në Maqedoni të lëvizin gjërat drejt luftimit të banditizmit, korrupsionit, shpëlarjes së parave dhe terrorizmit. Mulla Sula dhe personat si ai nuk mund që ta fshehin këtë realitet të cilin e nënvizon raporti amerikan, porse tashmë ka ardhur koha që luftimi i tyre të bëhet realitet, ashtu siç e kërkon ky Raport.
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Opinione
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
EKSKLUZIVE: Policia Financiare ka hapur hetime për ish ministrin Abdulaqim Ademi dhe bashëpuntorët e tij Muhamet Hoxha dhe Armir Sadiku ...
-
Мола Суло не ни ги покажувај трагите затоа што сите ја гледаат мечката. Поради тоа, не ни кажувај дали повикот е точен или лажен, кажи ни...
-
Fokusi-t përmes postës elektronike për çdo ditë i arrijnë informacione nga më të ndryshmet, por behet publikimi i lajmeve që konstatohe...
-
Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi është vënë sot thumb të kritikave nga ana nënkryetarit të Parlamentit nga radhët e BDI-së, Rafiz Aliti,...
-
Dje ka ndodhur një skandal i vërtetë në Stacionin Policor në Autokomandë në Shkup. Nga ana e policisë është terrorizuar një shqiptarë për sh...
-
Ristaurimi i traktorëve për gjashtë vite dhe kontroll teknik në çdo dy vjet, matje e detyruar e emisionit të gazrave që lëshojnë automjete...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com
No comments: