Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Vazhdojnë premtimet për dislokimin e deponisë në Tetovë mirëpo tashmë disa ditë nuk është ndërmarrë asgjë në këtë drejtim.  Sistemi i ri i mbyllur për ngarkim shkarkimi e mbeturinave që u lëshua një javë më parë në qytetin e Tetovës, funksionon por mbeturinat që janë  në deponin e vjetër të qytet vazhdojnë të mbeten aty. Ata janë një problem i madh si për qytetarët që kalojë aty por edhe për banorët e lagjes Dardania. Nga  ndërmarrja publike komunale Tetova –Tetovë thonë përsëri se punohet në mbarjen e mbeturinave.
Stacioni i ngarkim shkarkimit  funksionon mirë, me disa  probleme fillestare të cilët i kemi evituar me bashkëpunëtorët nga Shkupi dhe çdo gjë është në rregull.  Të gjitha mbeturinat hidhen në këtë deponi ngarkim shkarkimi por kemi edhe dy kamion të cilët i bartin për në Gostivar. Te deponia e vjetër pastrohet që ajo të pastrohet njëherë e përgjithmonë – deklaroi Nazif Jashari, NPK  Tetova- Tetovë.
Por shoqata ekologjike  Eko Guerila thotë se stacioni i ri është vetëm  pjesë e zgjidhjes dhe jo zgjidhje  e problemit, ata apelojnë që komuna të largojë sa më parë  mbeturinat në të kundërtën do t’i sjellin para komunës së Tetovës.
Mendoj se komuna është treguar njëherë e pa aftë dhe e pa interesuar  që të zgjidhë atë problem. Zgjidhja që është bërë në hyrje të fshatit Trebosh është zgjidhje e mirë, por është pjesë e zgjidhjes, ndërkohë  helmohemi me një mal mbeturish në hyrje të Tetovës, Nuk e dijë nëse ka nevojë të sillet të paktën një kamion përpara komunës  që tua përkujtojmë se sa e pa këndshme është për ata banorët e asaj lagje apo t’u përkujtojmë  se duhet të zgjidhet patjetër ajo deponi – tha Arjanit Xhaferi, eko guerila.
Qyteti i Tetovës vite me radhë është duke u përballur me problemin e mbeturinave, ndërsa në hyrje të  qytetit është krijuar një deponi e egër  e cila dita ditës është duke u zgjeruar me mbeturina dhe kafshë të ngordhura që hidhen edhe nga qytetarë të pandërgjegjshëm.
Senat Zylbehari  

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top