Karvanë prej 100 makinave dhe pajisjeve inxhinierike amerikane më 26 korrik do të futen në Maqedoni. Pas dy ditëve, më 28 korrik në Krivollak do të fillojë trajnimi i përbashkët i ushtrisë së Maqedonisë dhe asaj amerikane, në kuadër të trajnimit “Dragon Ride 17”.
ARM njoftoi se transporti dhe tranziti do të realizohet me pesë karvane me nga 20 makina inxhinierike me pajisje dhe personel.
Qeveria të enjten solli vendim të lejojë hyrje paqësore të forcave të armatosura të SHBA-ve për trajnim në Krivokllak.
Trajnimi “Dragoon Ride” do të realizohet në periudhën prej 26 korrik deri 8 gusht.
No comments: