Mulla Sula është i
vetmi “hoxhë” në rajon e më gjërë që është i rrethuar dhe që bashkëjeton me
kriminelë, me njerëz që kanë marrur pjesë në Brodec e në Lagjen e Trimave, ku
kanë vrarë shqiptarë e myslimanë. Mulla Sula është i vetmi “hoxhë” që ushtarët
e vet të verbuar i porositë që kush ia rrezikon koltukun të gjuajnë e të
vrasin!
Shkruan Haxhi Xhavit Isai
Në dtën e Fitër Bajramit, ndodhi një nga tragjeditë më të rënda që mund t’i ndodhë një familje, një ngjarje që haset shumë, shumë, shumë rallë nëpër fise e popuj! Një person, shqiptar mysliman, vrau vëllain e vet, dy nipër, një tjetër e plagosi dhe, në fund, ia shkrepi edhe vetëvetes. Shumë rëndë! Zoti kurrë mos e sprovoftë asnjë familje me një ngjarje tragjike të kësaj përmase. Nuk u dëgjua asnjë prononcim, nuk pati asnjë deklaratë mbi këtë dukuri tepër të shëmtuar, nuk pati asnjë shkrim a koment, me përjashtim të një paçavure të Mulla Sulës, i cili, mezi pret që të ndodhë ndonjë tragjedi që të vetëprononcohet. Shqiptari nuk e ka adet që të komentojë e të përfolë ngjarje të tilla, por, merr pjesë aktive ndër familjet që i ka prekur belaja dhe mundohen që ta qetesojnë sa më shumë problemin dhe të afrohen familjet e përfshira nga vala e së keqes!
Mulla Sula kur paska qenë i vogël paska dëgjuar se nuk është mirë të vritet njeriu, se nuk është mirë të shtihet në krijesën e Zoti. Ndërsa, më vonë, kur qenka rritur dhe kur i paska kuptuar parimet islame, e paska pasur të qartë se ajo edukatë familjare paska qenë, në fakt, interpretim i këtyre parimeve të shenjta.
Mulla Sula gënjenë, askujt nuk mund t’ia mbushë mendjen se i njeh parimet islame që kanë të bëjnë lidhu me vrasjen apo me krisma në drejtim të njeriut! Mulla Sula është i njohur si i vetmi “hoxhë” që është koleksionist i armëve dhe, arsenali i tij i gjithi është për të marrur shpirt njeriu. Mulla Sula është i vetmi “hoxhë” në rajon e më gjerë që vrasjen e porositë, ua lë trashëgim djemve, nipërve e stërnipërve, sepse, Mulla Sula vrasjen e sheh si diçka të natyrshme kur të detyrohesh të gjuash!
Mulla Sula është i vetmi “hoxhë” që është i rrethuar dhe që bashkëjeton me kriminelë, me njerëz që kanë marrur pjesë në Brodec e në Lagjen e Trimave, ku kanë vrarë shqiptarë e myslimanë. Mulla Sula është i vetmi “hoxhë” që ushtarët e vet të verbuar i porositë që kush ia rrezikon kolltukun të gjuajnë e të vrasin!
Mulla Sula nuk ka të drejtë të flasë për parimet islame sepse ka kohë që ato parime i ka baltosur deri në fyt. Mulla Sula nuk guxon të kritikojë familje shqiptare që kanë ngritur armë kundër njëri tjetrit, sepse, kjo do t’i nxejë edhe më shumë gjakrat. Në fakt, Mulla Sula këtë e synon, ai kënaqet kur nxehen gjakrat dhe kur vriten shqiptarët në mes vete. Sepse, në këtë rast i jepet mundësia të prononcojë dhe ta thellojë hendekun e hasmerisë.
Mulla Sula nuk është prej atyre “prijësve fetarë” që do të bashkëjetojë me dhembjen e trishtueshme dhe të shkojë e të futet në mesin e familjeve të hasmëruar dhe të mos dalë që andej dei sa të ftohen gjakrat dhe të shtrihet dora e pajtimit.
Mulla Sula aty ku nuk mundet ta thellojë vëllavrasjen, sepse forca e hoxhallarëve pajtimtarë është më e madhe se djallëzia e tij, do të kërkojë nga pajtimtarët që t’ua marrë meritat dhe dora e pajtimit t’i shtrihet atij. Siç bëri muaj më parë në një xhami të Hasanbegut. Nëse nuk ia dorëzojnë pajtesën, do t’i shpallë për “vehabistë”!
Është një thënie
tashmë mitike që thotë “Nëse do ta ngulësh Mulla Sulën, jepja mikrofonin në
dorë”, kurse tani, gjithnjë e më shumë, po qarkullon edhe një thënie tjetër:
“Sa herë që prononcohet Mulla Sula me shkrim (që të gjitha të përvetsuara!)
ngacmohen për ta kundërshtuar të paktën nja 200 mij shqiptarë e myslimanë që
janë kundër “sulizmit” që nuk shpreh asgjë tjetër pëveç hiprokrizi, gënjeshtër,
hajdutëri, krime dhe imoralitet, të gjitha këto nën petkun e islamit.
No comments: