Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Qeveria e Maqedonisë me aminin e ministrave shqiptarë kanë miratuar kërkesën e Aleksandar Obradoviqit, ish-drejtorit të ndërmarrjes elektroenergjetike “Elektroprivreda Srbije” për tu pajisur me shtetësi të Maqedonisë, informon INA.
Ish- drejtori i kompanisë serbe në periudhën 2012-2016 u shkarkua nga detyra për shkak të skandaleve dhe aferave korruptive. Por sipas Alsat-M, ai pas marrjes së shtetësisë do të jetë drejtor i kompanisë shtetërore për energjetikë, ELEM.
Vendimi ende nuk është zyrtarizuar në seancën qeveritare. Nga Qeveria as nuk konfirmojnë, por as nuk demantojnë, por vetëm thonë se është herët të merret vendimi për pasardhësin e Hristijan Mickovskit. Por, MPB tashmë ka marrë vendim që t’i sigurojë Obradoviqit shtetësinë e Maqedonisë.
Alsat-M: Ja kush është Obradoviqi
Kush është Aleksandar Obradoviq? Ai në periudhën 2012-2016 ishte drejtor i Elektroekonomisë së Serbisë “Elektroprivreda Srbije”. Është shkarkuar nga posti pas një varg aferash që ndjekin punën e tij në këtë kompani. Si mëkat më i madh i përshkruhet blerja e dy makinave luksoze “Audi” me çka nuk i ka respektuar masat për kursim të qeverisë Serbe. Pas këtij skandali, kryeministri i atëhershëm Aleksandar Vuçiç vendos ta ndërrojë nga posti udhëheqës në Elektroekonomisë së Serbisë. Mediat serbe shkruajnë se gjatë ushtrimit të postit të drejtorit, nga Obradoviqi në kompaninë shtetërore paratë në vend se në zhvillim dhe investime, janë shpenzuar për rritjen e pagave. Në mesin e aferave tjera të pranishme në mediat serbe, janë se u ka ndarë tender kompanive në të cilat ka punuar paraprakisht, ka shpenzuar mjete në mënyrë joekonomike, në kompani ka angazhuar yje televizive etj. Obradoviq është anëtarë i dalluar i partisë Përparimtare Serbe të shefit të shtetit, Aleksandar Vuçiç.
Limani nga bordi i ELEM reagon ashpër
Një nga anëtarët e bordit të ELEM, Fatmir Limani ka reaguar kundër vendimit qeveritar. Ai këtë e ka theksuasr edhe përmes një profili në facebook, duke shkruar:
“Ministrat shqiptarë në mbëledhjen e Qeverisë kan miratuar kërkesën e Aleksandar Obradoviqit për të marrë nënshtetësinë e këtijë vendi!!! Ndërkohë që shqiptarët e mjerë presin me dekada të marrin nënshtetësi !
Le të pyeten, për çfarë e përgatisin këtë njeri?!!!
Fillon numërimi i sukseseve të kabinetit të ri të Ministrave dhe Zv.Ministrave shqipëtarë…
Këtë herë nuk do tê jetë asnjë i kursyer dhe i pandëshkuar.”
Ndryshe, ELEM është kompania më e madhe shtetërore në Maqedoni, të ardhurat vjetore të së cilës tejkalojnë 250 milion euro. Në të punojnë rreth 4500 persona, ndërsa merr pjesë me 98% të prodhimit vendor të rrymës në Maqedoni. Për drejtor të kësaj kompanie përmendej kuadër shqiptar, pasi që siç spekulohej, nga ndarja e kulaçit qeverisës, ky post i takonte BDI. (M.Mellova/INA)

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top