Bashkësia Fetare Islame është vënë në aksion të kërkimit të
Sadekatul Fitrave dhe zeqatit nga besimtarët musliman si zakonisht kërkesë që bëhet
në emër të Medresesë Isa Beu për mirëmbajtjen e kësja shkolle. Për vite me
rradhë opinioni i gjërë tani më ka zgjedhur një destinacion tjetër të dhënies së
sadekalut fitrit duke bojkotuar thirrjen e Sulejman Rexhepit për të ndihmuar
shkollën në fjalë. Opinioni i gjërë ka bindjen siç shihet nga reagimet e tyre
se ato keqpërdoren nga Sulejman Rexhepi dhe klani i tij. Arsye ka të shumta por
mes tjerash është se Sulejman Rexhepi- Molla Sula asnjëherë nuk e shohin
xhematet nëpër xhamia gjatë muajit të Ramazanit, për fat të keq atë e shohin
vetëm nga mediat duke ngrënë dhe dhënë iftare personaliteteve që kurrë nuk
ndihmojnë BFI. Dhe pikërisht këto iftare shtrohen në kurriz të popullit
musliman dhe aspak nuk mbajnë llogari për nevojtarë.
Portali ynë arrijti që për së afërmi të merrë deklarata nga
disa qytetarë në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Dibër, Strugë, Gostivarë lidhur me
thirrje e BFI për dhënien e Sadekatul Fitrit në Medresenë Isa Beu. Në Shkup
disa qytetarë të intervistuar u shprehën: “ Ai nuk meriton të na prijë si
kryetarë, e të mos flasim si imamë në ndonjë namaz. Ai e ka marrë nëpër këmbë
krejt muslimanët, tallet me bashkësinë islame, medresen. Krejt të zezat i ka bërë
tash i ka mbet me i kërku Fitra nga ne. Çka do më tepër nga ne, sa vite e
ndihmojmë medresen, ndërsa ai shkon iftaret me Ivanov e të tjerë i han. Marre është
çka banë ai.” “Si ka ftyr me lyp Fitra, kurrë në namaz Teravije nuk e kam pa.
Po ai del veç për Bajram edhe mo nuk e sheh njeri n’xhami.”- shtoi një tjetër.
Disa qytetarë të intervistuar në Çarshi të vjetër të Shkupit u shprehën se në tërësi
ai duhet të bojkotohet me mos dhënie të fitrave. Duke shtuar mes tjerash se: “
Dihet ku shkojnë fitrat nëse i jepen Sulejman Rexhepit?!!! Vllezërit tanë
derxhen burgjeve të pafajshëm me vendime të politikës antishqiptare dhe
antiislame, ndërsa Molla Sula shkon me ta e han iftare.”
Qytetarë e intervistuar nga Tetova kishin po ashtu kritika në
adresë të Sulejman Rexhepit duke thënë se “ ai nuk meriton të ndihmohet, ngase
shkon nëpër Casino i harxhon parat e muslimanëve”, “ Kujt me i dhanë fitra? Atij
Komunistit që hala shkonë e ulët në prehën të zullumqarëve. Kjo tregon se
zullumqar më i madh është pikërisht vetë Sulejman Rexhepi që përzihet në
politik kur po shihet sa dëm kemi nga sllavo-mmaqedonët dhe më e keqja është se
me pare të muslimanëve i bënë krejt qejfe.”- u shprehën disa qytetarë. Edhe në
Gostivarë, Dibër e Strugë kishin kritika të ashpëra duke thënë se në muajin e
Ramazanit janë zhgënjyer shumë edhe nga Sulejman Rexhepi, OH Hilal si dhe vetë
muftitë. Të cilët në koordinim mes vete kanë mashtruar e gënjyer opinionin si për
ndihma humanitare po ashtu edhe për sadekatul firin dhe veprimet të tjera jo të
drejta në kurriz të muslimanëve kinse në emër të Bashkësisë Islame dhe Medresesë
Isa Beu. Qytetarët më të nevrikosur ishin të Kumanovës dhe Komunës së Likovës të
cilët shprehën se ndjehen tejet të manipuluar nga OH Hilal, Mustaf Dauti kur
dihet biografia e tij e pist dhe mashtrimet që bëhen në emër të kësaj shoqate.
Sulejman Rexhepi që moti nuk ka dinjitet ai nuk meriton të udhëheq këtë popull,
ngase ne jemi më të persekutuar nga politika sllave dhe se Sulajman Rexhepi nuk
ndahet nga ata duke e ditur se sa dëm i bëjën fesë dhe popullit tonë. “ Ne jep
fitra e ai rrit barkun”- u shpreh një qytetarë me nervozizëm. Disa deklaruan: “
E kemi të qartë kush është ai njeri dhe sa vlenë, andaj ai dhe klani i tij nuk kanë
çka kërkojnë fitra nga muslimanët. Si ti japin fitra kur nuk e shohim duke
rrënë në sexhde. Ai ne të kërkon Fitra nga Gruevski meqë e bekoi”.
Edhe faqja zyrtare e BFI komplet informatat që i ka të dhëna
për opinion shihet se Sulejman Rexhepi është hasur vetëm nëpër iftare dhe
askund në ndonjë xhami për ndonjë namaz teravije apo xhumaje. Kjo shihet edhe
nga postimi i fundit në llogarinë e Sulejman Rexhepit se si i vizitoi për iftar
dhe nuk e hasim që kishin falur namazin e teravisë diku.
No comments: