Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Satrapët kanë instiktin e të vepruarit në sinkron. Kudo qofshin, në çfarëdo pozite qofshin, satrapët, diktatorët, kriminelët, veprojnë nën një platformë, e cila ngritet mbi tri shtylla: mbi ngulfatjen e së vërtetës, mbi shndërrimin e bashkëpunëtorëve në aletë të thjeshtë dhe, mbi kërkesën për tu përceptuar Zot absolut!
Shkruan: Ekrem Matoshi
Pa dyshim që, ekziston mundësia për keqkuptime nga titulli i cili, në shikim të parë duket aq pretencioz! Në fakt, nuk mund të ketë asgjë të përbashkët në mes të Mulla Sulës dhe Serbisë, respektivisht në mes të tij dhe strukturave udhëheqëse të këtij shteti që nuk janë asgjë tjetër përveç recidivë të satrapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit.
Çuditërisht, është dëshirë kaq transparente e tij, apo është fuqia e Zotit për ta bindur në shpërfaqjen e tij në çehre të bashkëpunëtorëve millosheviqianë. Ja, vetëm shikojani fotografinë në kopertinën e fundit të librit të tij me koluma të blera dhe, do të shihni se kemi të bëjmë me një pamje identike të Ratko Mlladiqit, të fotografuar me atë kapelë xhandari të kralevinës serbe. Merreni atë foto dhe futeni në formatin e vezës dhe do të shihni një dublim të çuditshëm të Ratko Mlladiqit.
Megjithatë, le të konstatojmë se këtu kemi të bëjmë me një fenomen të rastësishëm dhe, le ta harrojmë këtë dublim. Prej nga guximi që të bëhet një krahasim në mes të Mulla Sulës dhe Serbisë!
Serbia është në gjendje ti shpallë luftë krejt botës, siç e bën këtë edhe Mulla Sula me krejt botë myslimane.
Serbia është në gjendje që ti grijë si lakër të gjithë shqiptarët, ashtu siç është në gjendje që ti grijë edhe Mulla Sula të gjithë bektashinjtë e Maqedonisë; Serbia është në gjendje që ti futet aventurës për ta aneksuar me luftë Kosovën, ashtu siç mendon se e ka aneksuar edhe Mulla Sula Arabati baba Teqen dhe që të dy nuk heqin dorë nga këto aneksime derisa nuk do të shkelë dikush me para të majme. Pra, vatan dhe iman e kanë paranë;
Serbia tmerrohet nga e vërteta, nuk e do të vërtetën, prandaj edhe i kontrollon të gjitha mediat e vendit, kurse ato ndërkombëtaret i bllokon dhe nuk ju lë qytetarëve të vet që të kenë qasje deri te ato media. Prandaj edhe jo rastësisht Serbia nuk e la që të marrë pjesë ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjagën, në një konferencë ku do të shpalosej e vërteta mbi dhunimin e grave nga okupatorët serbë. Mulla Sula, ngjashëm si Serbia (dhe këtu është ngjashmëria e plotë), tmerrohet nga e vërteta. Mulla Sula ka paguar para të majme nga arka e BFI-së, nga lekët e myslimanëve të vendit, që mos të publikohen lajmet dhe shkrimet që flasin mbi bëmat joislame dhe joshqiptare të Mulla Sulës. Mulla Sula tmerrohet nga paraqitja mediale e cilido pjesëtarë të opozitës së tij, gjegjësisht të Lëvizjes për Reforma në BFI. Nëse një përfaqësues i ksaj Lëvizje del në media për të treguar për motin sot, Mulla Sula çartet, kërcënon, shantazhon, ofron lekë, vetëm e vetëm që mos të përsëritet edhe një prezantim i tillë, sepse Mulla Sula tmerrohet nga e vërteta. Të vetmën lutje që e përsërit natë e ditë nuk është kërkesa drejtuar Allahut Fuqiplotë që tia falë mëkatet e bëra me qëlllim e pa qëllim, nuk i lutet Allahut Mëshirëplotë që ta shpërblejë me xhenet, por, natë e ditë i lutet që mos tua mbushë mendjen këtyre të Lëvizjes për Reforma në BFI që të dalin me shumë fakte, argumente, dokumente ku do ta lakuriqësonin Mulla Sulën deri në çmendinë e tij totale. Është në gjendje që të futet në kompromis dhe mbylljen e BFI-së me dry gjigant ta lejojë me kushtin që këta të Lëvizjen të burgosen përjetë. Nuk dëshiron ti njohë këta, ashtu siç nuk dëshironte ta njohë as Çaushin kur plasi afera e pasaportave dhe letërjohtimeve false!
Serbia nostalgjike për kohën komuniste shumë shpesh e kujton Josip Broz Titon, sepse konsideron se në kohën e tij ka qenë fuqi e vërtetë dhe ka domnuar në tërë rajonin, ashtu siç mendon edhe Mulla Sula se, në kohën e Shokut Tito ai ka qenë i fortë dhe i ashpër karshi seperatistëve dhe irredentistëve shqiptarë.
Serbia për të dëshmuar se akoma është faktor në rajon, shkon dhe organizon vizita te nëna Rusi, kurse Mulla Sula kur ngel i vetmuar, i braktisur dhe i izoluar nga të gjthë faktorët e rajonit dhe nga ata turko-islame, shkon dhe e viziton nënën Serbi!
Satrapët kanë instiktin e të vepruarit në sinkron. Kudo qofshin, në çfarëdo pozite qofshin, satrapët, diktatorët, kriminelët, veprojnë nën një platformë, e cila ngritet mbi tri shtylla: mbi ngulfatjen e së vërtetës, mbi shndërrimin e bashkëpunëtorëve në aletë të thjeshtë dhe, mbi kërkesën për tu përceptuar Zot absolut!
Eh çfarë fundi të tmerrshëm kanë përjetuar këta Zotra absolutë! Njerëzimi ka pasur shum por, që të gjithë kanë pasur fundin e njëjtë, ashtu edhe siç e kanë synimin e njëjtë: ata janë e vërteta absolute! Vetëm e vërteta e tyre vlenë, gjithkush që tenton të dalë mbi të vërtetën e tyre, do të hasë në bllokadën alla-serbçe, ashtu siç hasi edhe ish-presidentja jonë, Atifete Jahjaga. Serbia mendoi se me këtë bllokadë e vrau të vërtetën e përdhunimit të grave shqiptare nga okupatori serb! Kështu sillet edhe Mulla Sula ndaj së vërtetës së oponentve të tij. Por, si Serbia ashtu edhe Mulla Sula, thellë në ndërdijen e tyre e dijnë që e vërteta gjithnjë triumfon, herët a vonë, ajo triumfon! Sa më i nënshtruar para së vërtetës, aq më i integruar je në korpusin e vlerave të civilizimit të madh.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top