Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Mosmirënjohje apo këndellje nga një përgjumje ku e kanë vënë të mirat nga korrupsioni, vjedhja, manipulimet politike! Një pendesë e thellë e Mulla Sulës, sidomos para grupit të miqve të tij që tashmë aderojnë në Lëvizjen për Reforma në BFI! Mulla Sula nuk është aspak i qetë shpirtërisht dhe, kjo vërehet sidomos në kollumnen e tij të fundit me titull “Drejtësia që po vie vonë”
Shkruan: Remzi Pollozhani

Në kollumnen e fundit, të cilën e nënshkruan Mulla Sula, përfudimisht del në shesh segmentarizimi i mendimit të tij, i cili, jo vetëm që duket i palogjikshëm, jo që nuk tingëllon madje as shqip por, thjesht, dëshmon për një probem psikik të tij të tipit multiplexscleroza! Nuk dihet në ka shqiptar që t’ia kuptojë pasusin e parë të kollumnes, në të cilën, në këto ditë Ramazani, në këto ditë përplotë me ibadete ai na i përmend “Big brothers”, “Lufta e nuseve”, Barcelonën e Realin…, tamam sikur të jetë nën ndonjë efekt që shkaktojnë mjetet narkotike.
Nisur nga vetvetja dhe nga institucioni i tij personal, ai përfundimisht e pranon se institucionet në këtë shtet janë peng i vullnetit dhe i dëshirave psikopatike të njeriut të parë! Mundohet ta ofendojë kryetarin e shtetit, po atë njeri të cilin e bekoi duke i kënduar lutje islame në vesh vitin e kaluar derisa e legjitimoi si president kur iu ul në tavolinën ku e shtronte iftarin. Paramendoni: Ivanovi dhe iftari? Këtë mund ta kuptojë vetëm truri mickonjë i Mull Sulës.
Është problem që të gjendet një njeri normal që t’ia kuptojë sërish pasuesin e parë të fragmentit të dytë të kollumnes që e nënshkruan Mulla Sula! Aty e ka një thënie, por dhe një dëshirë që avash-avash të zbërthehet, të dorëzohet dhe të kthehet kah Kibla për të kërkuar falje dhe pendesë! Ai konstaton se nuk mund të zhvilloet asnjë institucion pa korrupsion, pa vjedhje, pa manipulime dhe pa shkelje flagrante të dinjitetit të njeriut! Si mund ta zhvillojë BFI-në Mulla Sula nëse nuk ua shkelë dinjitetin myftive, bashkëpunëtorëve të tij si dhe të gjithë teologëve të vendit? Si mund të zhvillohet Mulla Sula pa korrupsion alarmant dhe pa i manipuluar të gjithë ata që kanë vullnet të mirë për një avansim të jetës fetare islame në vend? Pse e pranonë tërë këtë të vërtet Mulla Sula? A mos po ndikon kura e saktë që është duke e marrur pas intervenimeve të suksesshme mjekësore! Ose, di diçka më shumë se ne për vetëveten dhe vendos që në fund të jetë i sinqertë të paktën me vetëveten.
Mulla Sula e njeh vetëveten, e di se sa vlenë, e di se çfarë fajesh, çfarë tmerresh, çfarë korrupsionesh e çfarë vjedhjesh ka bërë në Institucionin e vet, dhe, në këtë rast, e urrenë organin e drejtësisë që nuk ka ndërmarrur masa, që nuk ka reaguar me kohë dhe drejt. Ai thërret në korrigjim, i dhimbset shteti, institucinet shtetërore, prandaj, kërkon korrigjim, “kuptohet përmes riparimit dhe ristrukturimit të sistemit të devalvuar gjyqësor të cilit nuk po i besojnë më as ata të cilët e sollën në këtë derexhe.” Mulla Sula duke pasur punë me drejtësinë, duke i njohur së afërmi, i akuzon organet e gjyqësorit si të korruptuar, si të padrejtë, si të devalvuar tërësisht.
Kë akuzon këtu Mulla Sula? Cilin gjyqësor? Cilin pushtet që e devalvoi kaq shumë gjyqësorin tonë? Natyrisht, i akuzon të gjithë ata që e kanë shtrembëruar të drejtën dhe e kanë ndihmuar Mula Sulën. Mulla Sula e di fort mirë se si përmes marrëveshjes politike VMRO-BDI është intervenuar që mos të gjykohet Mulla Sula! Pra, ja se si e njeh sistemin Mulla Sula, atë sistem që e degjeneroi tërë sistemin e drejtësisë, dhe ky sistem është ekskluzivisht BDI, sepse digasterin e Drejtësisë e kanë udhëhequr ministrat e kësaj Partie, të cilët me aq lehtësi janë korruptuar nga Mulla Sula, i cili sot e ka tërë tagrin për t’i sulmuar ata ministra banditë por edhe BDI-në si sistem, pavarësisht që deri më sot e kanë mbrojtur. Pse e bën Mulla Sula këtë sulm kaq të hapur dhe kaq publikisht!? Sepse, tashmë beson thellë në reformat e drejtësisë që do t’i ndërmarrë LSDM, por që në prag të zgjedhjeve lokale i duhet Mulla Sula? Ja pra në horizont edhe një përpjekje për marrëveshje politike për ta shpëtuar nga ndjekja penale një nga kriminelët më të rëndë në vend siç është Mulla Sula, për më tepër, meqë është njeri i fesë kurse natë e ditë punënon kundër parimeve fetare islame dhe kundër vetë fesë.
Ky mund të jetë vetëm një perceptim iluzionist, sepse, çuditërisht Mulla Sula shprehet kështu: “Por, nuk mund të ketë drejtësi pa zbardhjen e të vërtetës, pa e konstatuar tamam atë që ka ndodhur në të kaluarën. Sepse, vjedhjet, manipulimet, korupcioni dhe mashtrimet janë bërë mbi kurizin e dikujt”!  A mos po e brenë ndërgjegja Mulla Sulën për tërë atë padrejtësi, për të gjitha ato shpifje, insinuata e akuza të pabaza që i hodhi mb njeriun e tij më të sinqertë, Afrim Tahirin, i cili ishte mburojë e çeliktë e tij dhe, që kur iku ai, nuk ka njeri që mundet dhe di ta mbrojë Mulla Sulën nga fushatat e parrreshtura antiSulë!
Veç kësaj, nga kollumna që e nënshkruan Mulla Sula, ndjehet edhe një brengë humane e tij, një pendesë dhe një nevojë për ta çuar drejtësinë në vend, sado që mund të vonojë. Mulla Sula shpreh keqardhje për viktimat e vet, sepse, e ka fort mirë kur thotë se viktima nuk janë vetëm të vrarët në fushëbetejë, por edhe të manipuluarit, të ndërsyerit, të shfrytëzuarit, ata nga të cilët është vjedhur dhe ata nga të cilët është kërkuar ryshfet, ndonjë orë ROLEX, viktima janë edhe ata që kalojnë nëpër procese të montuara gjyqësore pas marrëveshjeve politike alla VMRO-BDI!
Mulla Sula shihet qartë që po e vuan këtë situatë të BFI-së që ka ardhur si pasojë e padrejtësive nga ana e sistemit gjyqësor! Prandaj ai sikur i drejtohet opinionit të gjërë për të shpjeguar për angazhimin e oponentëve të tij. Mulla Sula thotë se, drejtësinë që po e kërkojnë të padrejtësuarit, thjesht është për zhvillim të shoqërisë sonë!
Megjithatë, Mulla Sula tashmë i njeh fare mirë njerëzit dhe subjektet që angazhohen për drejtësi në vend e në shoqëri, prandaj dhe e ka guximin për të thënë se, kjo drejtësi që po kërkohet gjithnjë e më zëshëm do të injorohet pikërisht nga elitat politike, të cilët Mulla Sula i njeh fort mirë dhe e ka guximin t’i quaj si elita kriminele!
Mulla Sula në vazhdim të kollumnes së nënshkruar prej tij flet edhe për viktimizimin si profesion! Në këtë kontekst ai sjell çastet kur veten e paraqiste si viktimë të organeve policore e të drejtësisë që nuk po merrnin masa kundër “dhunuesve” të tij, të cilët kishin vendosur që ta presin secili në zyren e vet për t’u sqaruar me te se pse ua shanë vazhdimisht nënat dhe gratë hoxhallarëve! Tash, nga kjo perspektivë, e pengon kjo logjike e mbrapshtë e viktimizimit. Mulla Sula thotë: “Pra, në vend se të  zhvillohet vetëdija demokratike dhe të kultivohet gjurmimi pas të vërtetës dhe drejtësisë, në këtë shtet pafundësisht është bërë detektimi i “armiqëve të brendshëm e të jashtëm”. E tërë kjo me një arsye të vetme – mbajtja gjallë e idesë së viktimizimit e cila, duke u shndëruar në profesion, një kategorie subjektesh ju ka sjellur benefite të ndryshme politike e materiale. Sikur të ishte drejtësia në vend dhe e drejtë, ku do të përfundonte Mulla Sula përveçse prapa grilave të ndonjë biruce.
Dhe prap, Mulla Sula e përfundon këtë kolumne me një pendesë dhe me një shqetësim të thellë shpirtëror të cilën si duket ia dedikon pikërisht grupit të bashkëpunëtorëve të vet më të sinqertë të cilët i largoi me intriga e me skenare të mbrapshta vetëm e vetëm që ata mundoheshin ta mbajnë sa më larg haramit. Tashmë, si duket, Mulla Sula po e vërenë se kupa e haramit është mbushur dhe rrezikon që të derdhet e të përvëlohet, prandaj dhe shtron dilema: “Shtrohet pyetja logjike – si  mund të ndryshohen këto fenomene dhe kjo mendësi, si mund njeriu i rëndomtë të përjetojë çfarëdo satisfaksioni për vitet e veta të humbura dhe për padrejtësitë që i janë bërë në mënyrë permanente?”
Po, thotë Mulla Sula, ekziston mundësia e korrigjimit të kësaj padrejtësie, vetëm nëse njeriu ka vullnet për t’i përmirësuar gabimet e së kaluarës, përmes konceptimit të pozicioneve “jo si mundësi për të fituar pasuri e për të sunduar”, përfundon Mulla Sula në kollumnen që e ka nënshkruar nën titullin “Drejtësia që po vie vonë” e që e ka botuar sot.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top