OH Hilal gjatë këtyre ditëve përmes faqes zyrtare të
BFI-së po njofton opinionin se është duke realizuar aktivitete humanitare nëpër
disa qytete gjegjësisht nëpër muftinitë e Bashkësisë Islame. Nga informacionet
e dhëna të kësaj faqe zyrtare ku edhe janë shpalosur të dhënat të ndihmave të dhënura
nga OH Hilal nuk korrespondojnë me fotografitë që publikohen në prapavijë.
Andaj, redaksia e portalit tonë morri në pyetje
qytetarë të qyteteve të ndryshme ku janë shpërnda deri më tani ndihma
humanitare, andaj rezultatet dalin të pavërteta lidhur me atë që ka njoftuar ky
institucion fetar. Qytetarët e Dibrës janë shprehur të zhgënjyer me lajmin që
ka publikuar BFI dhe OH Hilal kinse janë ndarë 6 tonë ndihma në këtë qytet. Sipas
disa qytetarëve që janë përgjigjur në telefonatat tona kanë thënë së ne as që
kemi marr vesh se janë ndarë ndihma. Edhe Muftiu, Hasa nuk është i sinqert me
besimtarët ngase nuk është treguar e vërteta. “ A e dini sa don të thotë 6 tonelata
ndihma në Dibër, nuk mbetet asnjë familje pa marrë ndihma në këtë qytet. Dibra është
e vogël dhe kjo sasi prej 6 tonë do t’na mjaftonte të gjithëve. Kjo është gënjeshtër
e madhe e thënë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit dhe një gënjeshtër dhe mashtrim
i tillë të ndodhë nga Muftiu Ramazan Hasa dhe BFI është e patolerueshme. Ka
shumë shoqata që sjellin ndihma në Dibër dhe janë shumë më të sinqertë se këta
të BFI-së, turp tju vie si gënjejnë…!”- shtoi mes tjerash një qytetarë i Dibrës.
Edhe qytetarët e Prilepit ndjehen të mashtruar për lajmin dhe ndihmat e dhëna
nga OH Hilal. Ata shprehën revoltë duke thënë se Kryetari i OH Hilal vetëm është
fotografuar me muftiun dhe aspak nuk e flasin të vërtetën. “ Kjo që ndodh me OH
Hilal dhe BFI nuk është aspak islame dhe njerëzore. Ata po gënjejn para
opinionit kinse kanë ndarë mbi 5 tonë ndihma. Askush nuk i ka parë ato ndihma
ndoshta i kanë ndarë mes vete, apo vetëm
te njerëzit e tyre të afërt ose i kanë dërgu në ndonjë magazine dhe i ruajn për
vete.” Edhe në qytetin e Gostivarit kishte paknaqësi për ndihmat e shpërndara nga
OH Hilal dhe Muftiu Shqir Fetahu, ku kishin njoftuar opinionin se në Myftininë
e Gostivarit janë ndarë mbi 6 tonelata ndihmë humanitare . Qytetarë të
Gostivarit shprehën lavdata ndaj organizatave të ndryshme dhe iniciativave të
ndryshme , por jo edhe për BFI dhe OH Hilal për organizime dhe aktivitete në
muajin e Ramazanit. Ne dëgjuam se Muftinia e Gostivarit dhe OH Hilal kanë shpërnda
ndihma në qytetin e Gostivarit në sasi prej 6 tonelata, por sa është e vërtetë
kjo e dhënë nuk besojmë aspak, ngase nuk kishte aq kutija me ndihma kur u bë
shpërndarja e tyre?! Ajo që kanë shprehur disa shihet se nuk ka pasur ndihma 6
tonelata dhe nuk janë shpërnda aq sa është thënë. Pakënaqësit janë të mëdha nëpër
qytete e vendit ku ka shpërnda ndihma OH Hilal mes tjerash edhe në Manastir
kinse ka pasur pako për mbi 150 familje. Të mos flasim për Shkup dhe Tetovë ku
besimtarët e dijnë se vetëm mashtrohen dhe gënjehen. “ Ne e kemi hasur për vite
me rradhë se BFI vetëm mashtron dhe gënjen, pikërisht Molla Sula është ai që
ndihmat i keqpërdor për interese të ndryshme. Ne e dijm se Molla Sula bashk me
OH Hilal i vjedhën ndihmat dhe donacionet për Hasanbegut, ata kepërdorën shumë
shumë ndihma të Turqisë që ishin sjellë për ne në maqedoni, ata keqpërdorin
Vakufin e nuk po keqpërdorin ndihma”- thonë mes tjerash qytetarë të Shkupit.
No comments: